Posts

Showing posts with the label nationalism

SI U LUFTUAN ZAKONET “PRAPANIKE”?

Image
SI U LUFTUAN ZAKONET “PRAPANIKE”? Nga Avokat Xhafer Sadiku Lufta e regjimit komunist kundër fesë dhe zakoneve të “vjetra” daton që me marrjen e pushtetit, por në fillim të viteve 1960 lufta u ashpërsua duke aktivizuar Frontin Demokratik dhe mësuesit. Këshillat pedagogjike u ngarkuan me detyrë të raportonin në fund të çdo viti mësimor, se çfarë kishin bërë gjatë vitit “kundër kundër zakoneve prapanike”, madje u ishte thënë që “…pranë këshillit pedagogjik të ketë një dhomë të propagandës ateiste”. Më 3 prill 1962, Sekretariati i Komitetit Qendror të PPSH e diskutoi problemin duke thirrur disa nga sekretarët e partisë në rrethe, për të ekspozuar situatën në terren. Një nga zakonet “prapanike”, sipas drejtuesve të partisë, ishte edhe mos dalja e vajzave dhe nuseve të reja kur ata vinin nëpër shtëpitë e fshatarëve. Një zakon i tillë ishte pothuaj se në të gjitha rrethet e vendit. Veshja tradicionale e grave konsiderohej zakon prapanik etj. Sekretari i komitetit të partisë...

Fqinjët tanë, Luftërat Ballkanike dhe Lufta e Madhe

Image
Fqinjët tanë, Luftërat Ballkanike dhe Lufta e Madhe Roald A. HYSA ( Në prag të shpalljes së Ditës së Pavarësisë, ditës së flamurit, më 28 nëntor në kujtesën tonë historike duhet të rikujtojmë gjithë ato masakra që pësoi popullsia shqiptare në pjesën më të madhe muslimane nga fqinjët tanë. Ngritja e Flamurit nuk zgjidhi gjithçka, ashtu si menduan patriotët, sepse masakrat dhe grabitjet vazhduan mbi shqiptarët, duke i etiketuar ata si turq për ta pasur më lehtë që t’i rreshtonin shqiptarët me humbësit. ) Luftërat ballkanike kanë shërbyer në një farë mënyre edhe si prelud i Luftës së Parë Botërore, e cila solli shkatërrime dhe dëme materiale të jashtëzakonshme për kohën. Një nga fatkeqësitë e mëdha të kësaj lufte ishte edhe numri i viktimave që shkon në total për të gjitha palët 38 milionë njerëz. Në tetor të 2010 do të mbyllej edhe pagesa e fundit e reparacioneve nga ana e Gjermanisë, e duke i futur këto ngjarje përfundimisht në sëndukët e errët të historisë. Dëmet që...

Marshimi mbi Romë dhe Tetori i kuq

Image
Marshimi mbi Romë dhe Tetori i kuq Roald A. HYSA Tetori dhe nëntori janë dy muaj që në historinë e afërt përmbajnë brenda vetes ngjarje të mëdha me ndikime të pallogaritshme për të gjithë historinë njerëzore. Përplasjet Lindje – Perëndim nuk u vërejtën thjesht në luftërat botërore, por edhe në lëmin ideologjik prej të cilit burojnë të gjitha problemet, debatet, diskutimet e më pas edhe luftërat, që deri tashti i kanë kushtuar njerëzimit disa qindra milionë njerëz të vrarë e të zhdukur për shkak të përplasjeve të mëdha ideologjike. Pas Luftës së Parë Botërore rendi ndërkombëtar pësoi ndryshime të ndjeshme nga një presion në rritje i grupimeve të ndryshme majtiste, të cilët aspironin të merrnin pushtet, kudo në të gjithë Evropën. Revolucioni i Tetorit është nga ngjarjet më me rëndësi të kësaj periudhe, e cila në përfundim të Luftës së Madhe i dha fund Perandorisë Ruse dhe themelimit të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike me në krye Vladimir Iliç Uljanovin- i njohu...

Adem Salihi myftiu anti-komunist

Image
Adem Salihi myftiu anti-komunist Krye-Myftiu i qarkut të Kukësit Adem Salihi gjatë kohës së Luftës II Botërore i paralajmëroi njerëzit për rrezikun sllavo-komunist, që i kanosej të gjithë shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë. Ai i kishte kryer studimet në Medresenë e Naltë të Tiranës një shkollim 12 vjecar, ku u edukuan jo vetëm me dashurinë për fenë e Allahut, por edhe me një dashuri të madhe për Shqipërinë. Një Shqipëri së bashku me Kosovën dhe të gjitha viset e tjera shqiptare jashtë kufijve të mbetura padrejtësisht. Madje pse tha të vërtetën, atë të vërtetë historike dhe pse e deshte Shqipërinë etnikë ta shihte në një shtet të vetëm ai vuajti burgjeve të komunizmit. Ai ju tregonte njerëzve se cfarë pasojash do të ketë vendi me vendosjen e regjimit komunist. Ai i tregoi popullit se komunistët nuk do të njohin fenë, se janë vetë të pafe; komunistët nuk e njohin pronën, se vetë nuk kanë pronë dhe duan t’ja marrin pasurinë popullit, për ta kthyer në robëri; ata nuk njohin tradit...

Dibrani fisnik që la Stambollin për Tiranën

Image
Dibrani fisnik që la Stambollin për Tiranën Hafuz Xhemali- deputet i parlamentit shqiptar Nga Roald A. HYSA Nga Stambolli vjen në Tiranën tashmë kryeqytetin e Shqipërisë moderne për të dhënë kontributin e vet si legjislator e senator njëkohësisht. Ai është një nga përfaqësuesit e diasporës shqiptare të Stambollit dhe nga ballkoni i klubit Bashkimi në Stamboll ka ngritur flamurin kombëtar më 28 nëntor 1912 së bashku me patër Jul Bonatin. Hafuz Xhemal Mullai ose Dibra njihej nga të gjithë dibranët dhe shqiptarët kudo, si Hafiz Xhemali, madje edhe në listat e parlamentit shqiptar ku ai figuron si senator e deputet shkruhet Hafiz Xhemali. Një burrë fisnik dhe i pashëm me një mjekër që ia shtonte hijeshinë dhe të bënte për vete me fjalët e tij të ëmbla, që me zërin e tij i mahniste dëgjuesit gjatë këndimit të Kuranit dhe të gjithë ata që ishin të pranishëm qanin me lot. Njeri me katër gjuhë të huaja dhe me një bagazh të jashtëzakonshëm intelektual dhe orator. Kështu e...

Figurat e shquara muslimane dhe 100-vjetori i Shtetit Shqiptar

Image
Figurat e shquara muslimane dhe 100-vjetori i Shtetit Shqiptar (Një deklaratë e bërë me rastin e Ditës së Pavarësisë 4 vite më parë, por që ka vlerë edhe tashti, sidomos në ditën kur inaugurohet presidenti i Kosovës...) Në ditët që shkuan të festimeve mbi 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjes së flamurit tonë kombëtar në Vlorë u ndërmorën shumë iniciativa, festime e dekorime të figurave të ndryshme vendore e kombëtare. Megjithëse hoxhallarët shqiptarë kanë dhënë një kontribut të vyer që nga momenti i ngritjes së flamurit të pavarësisë në Vlorë dhe në shumë qytete të tjera, si dhe në vitet e mëpasme në vijim, ku dallojnë emrat e H. Vehbi Dibrës, H. Sherif Langut, H. Ali Korçës, H. Ismail Ndroqit, H. Ibrahim Repishtit, H. Ibrahim Dalliut, H. Xhemal Naipit, H. Kadri Prishtina etj., asnjë prej tyre nuk u përmend në të gjitha këto festime.  Asnjë prej këtyre hoxhallarëve patriotë, të cilët nuk e ndanë nga jeta e tyre binomin “Fe e Atdhe”, nuk mori qoftë ed...

Vatra dhe ndihmesa e saj

Image
Vatra dhe ndihmesa e saj për njohjen dhe ruajtjen e kufijve shqiptarë Roald A. HYSA Vatra është një nga shoqatat më aktive të emigrantëve shqiptarë jashtë vendit për çështjen kombëtare. Të gjithë emigrantët shqiptarë u mblodhën rreth kësaj shoqërie, duke dhënë një ndihmesë të shquar dhe njëkohësisht tepër të vlefshme sidomos gjatë periudhës 1912 e deri më 1925, kohë kur u stabilizua problemi i kufijve me fqinjët tonë, të cilët nuk reshtën me përpjekjet e tyre për të shkëputur copa territoresh. Edhe sot e kësaj ditë fqinjët tanë jugore nuk kanë hequr dorë nga pretendimet mbi Vorio Epirin. Përplasjet për Shqipërinë e Jugut kanë nisur më herët se sa ditët e fundit kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë dhe ngritja e një shteti shqiptar me të gjitha atributet. Gjatë kësaj kohe arritën deri në kulm masakrat greke në Çamëri e në të gjithë ato pjesë ku kishte Shqiptarë. Pas vendosjes së Faik Konicës në Amerikë më 1909 do të fillonte një erë e re në përpjekjet kombëtariste...

Shteti i parë nacionalist shqiptar dhe historia moderne

Image
Shteti i parë nacionalist shqiptar dhe historia moderne Roald A. Hysa ( Kush e ngriti shtetin e parë shqiptar, kjo do të ishte një pyetje me vend për të gjithë shqiptarët, nëse do të flisnim për një nga temat e historisë që kanë nevojë për një rishikim historik objektiv të historianëve. Gjithashtu kush ishin protagonistët dhe kush i ftoi në këtë kauzë të gjithë ata !) Një nga temat më të rrahura dhe më të përfolura kohët e fundit mbi rishikimin objektiv  të historisë është ajo e figurës së Skënderbeut, e cila në thelbin e saj si figurë pothuajse nuk është prekur pavarësisht nga pretendimet e atyre që po e mbrojnë figurën e heroit tonë kombëtar nga sulmet e jashtme. Ndërkaq një studim objektiv i vetë shqiptarëve për elementin musliman dhe kontributin e tyre në ngritjen e shtetit të parë shqiptar të vitit të trazuar 1912 ende nuk mund të thuhet se ka. Pavarësisht se elementi musliman përbën shumicën dërrmuese të trojeve tona ndikimi i tij në jetën e përditshme shqi...

Himni i flamurit dhe strofat e harruara

Image
Himni i flamurit dhe strofat e harruara Roald A. Hysa 28 vs 29 nëntori, tashmë njerëzit janë ndarë në dy pjesë. 5 Heronjtë e Vigut u rivendosën në Shkodër dhe politika festoi e ndarë. Ardhja në fuqi e komunizmit la në heshtje shumë gjëra. Për ato gjëra sapo ka filluar të flitet, por gjithmonë në skaje. Njerëz dhe figura të margjinalizuara nga historiografia komuniste e indoktrinuar nga një ideologji ateiste ekstreme, e cila i shuante apo i nxirrte në harresë për t’i larguar nga kujtesa kolektive e popullit. Rasti në fjalë është vetë himni i Flamurit, tek i cili u aplikua kjo ideologji. Pak histori "Himni i Flamurit" ose siç njihet rëndom "Rreth Flamurit të Përbashkuar" është përdorur për herë të parë në 1912, me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë nga baballarët e Kombit Shqiptar në Vlorë. Fillimisht himni jonë ka qenë një marsh rumun i përdorur edhe si himn kombëtar. Muzika është kompozuar nga   Ciprian Porumbescu ,   ndërsa autor i teksti...