Posts

Showing posts with the label rrjete sociale

Morali “i harruar” i Profetit tonë alejhi salatu ue selem si model suksesi

Image
Morali “i harruar” i Profetit tonë alejhi salatu ue selem si model suksesi “Unë jam dërguar për të përsosur moralet e larta... Muhamedi alejhi salatu ue selem .” Synimi i moraleve të mira është që t’ia lehtësojnë jetën njeriut dhe në shoqëri të arrihet një mirëkuptim më i madh i grupimeve të ndryshme të saj. Në vijim po ju përcjell një diskutim publik me hoxhë Dorian Balliu nga Elbasani mbi një hadith të Profetit tonë të dashur Muhamedit alejhi selam. Diskutimi me hoxhën na sjell në vëmendje, se do të ishte mirë, jo vetëm mirë, por një domosdoshmëri, një detyrim për të gjithë ne që e duam Profetin alejhi selam, jo vetëm të pajisemi me moralet e larta profetike, por këto morale t’i jetësojmë sa më realisht dhe me nijetin e pastër dhe sinqeritet për Allahun e Lartësuar. Mendoj se është e nevojshme, që fillimisht të nisi një fushatë sensibilizuese në rrjetet sociale mbi këtë temë e më pas të ngrihet një mexhlis i madh, ku të diskutohet e të përcillen moralet e larta të më të ...

Një mandat amerikan për Shqipërinë?

Image
Një mandat amerikan për Shqipërinë? Roald A. HYSA Me ç’farë anë t’pjerrë Amerika, Anës tjetër i bie pika. Hafiz Ibrahim Dalliu 1919 Hajde nëno mos ki frikë Se ke djemtë në Amerikë... Fan Noli Pak njerëz e dinë që ata që e ngritën Shqipërinë më 1920-ën patën kërkuar asokohe një mandat amerikan për Shqipërinë. Këta politikanë të mëdhenj ishin të mendimit se vetëm Amerika gëzon autoritetin moral të nevojshëm për një mandat mbi Shqipërinë. Ata janë emra të shquar si Faik Konica, Mehmet Konica, Mihal Turtulli, Esat pashë Toptani, Kristo Dako, Mit’hat Frashëri etj., ndërsa Fan Noli me cilësinë e kryetarit të Vatrës kërkonte një ndihmë amerikane më tepër, se sa protektorat. Por është fakt se edhe në Departamentin Amerikan të Shtetit e kanë marrë seriozisht këtë mundësi. Njerëzit që merren me historinë dhe në forumet internetare ku diskutohen çështjet e Shqipërisë të pas Luftës së Parë Botërore mund t’i dinë disa gjëra nga këto që përmendëm më sipër dhe që do t’i ...

Leftistët marrin flakë kur ua kujton rrënjët socialiste të Nazizmit

Image
Leftistët marrin flakë kur ua kujton rrënjët socialiste të Nazizmit Nga Daniel Hanan* Më 16 qershor 1941, ndërsa Hitleri përgatiste forcat e tij për Operacionin Barbarosa, Jozef Gëbelsi parashihte rendin e ri që do të impononin nazistët në Rusinë e pushtuar. Nuk do të ketë më kthim mbrapa, shkroi ai, për kapitalistët, as për priftërinjtë, as për Carin. Më mirë se sa një Bolshevizëm Jude të përulur Vermahti do të vendoste “der echte Sozialismus”- socializmin real. Gëbelsi nuk e dyshoi kurrë që ai ishte një socialist. Ai e kuptoi Nazizmin, që ishte një formë më e mirë dhe bindëse e socializmit, se sa ajo e përhapur nga Lenini. Në vend që të përhapej vetë ndërmjet kombeve të ndryshme ai do të operonte brenda njësisë së folkut (volk). Aq totale është fitorja kulturore e së Majtës moderne, saqë thjesht ta përmendësh këtë fakt është tronditëse. Por pak persona atë kohë do ta kishin gjetur atë veçanërisht kundërshtuese. Ashtu si e thotë Xhorxh Uotson në “Literatura e humbur e ...

Shënimi i JAVËS 7 QERSHOR 2014

Image
Shënimi i JAVËS 7 QERSHOR Përurimi i katedrales ortodokse javën që shkoi ishte një nga evenimentet më të mëdha për komunitetin ortodoks. Në këtë ngjarje morën pjesë funksionarë të lartë shtetërorë me në krye presidentin Nishani dhe kryeministrin Rama etj. Deri këtu nuk ka gjë, por pjesa tjetër ishte shumë shqetësuese për të gjithë opinionin vendas. Prania e peshkopëve serbë Ireneut dhe Amfilohijes ishte burimi kryesor i shqetësimit vendas. Ky shqetësim u shtua më tepër nga deklaratat e peshkopit serb Ireneut, i cili vazhdon ta konsiderojë Kosovën djepin e Serbisë së Vjetër, dhe për më tepër reagimi qeveritar ndaj këtyre deklaratave ishte i vakët, thjesht sa për të bërë një reagim. Plagët e shqiptarëve të Kosovës akoma nuk janë mbyllur dhe vazhdojnë disa mijëra kosovarë të mbeten të zhdukur. Reçaku kullon gjak dhe pret të rivarrosen edhe shumë të tjerë që akoma nuk gjenden. Ndërkaq një fakt i ka munguar vëmendjes së medieve vendase, trualli ku është ndërtuar kjo Katedr...

DEBATET

Image
Debatet në internet dhe pasojat Roald A. HYSA Mungesa e etikës dhe e qëndrimit konstruktiv është një nga të metat themelore e debateve të brendshme, por në veçanti e atyre që po zhvillohen në internet. Facebook-u, listat e e-mailave dhe blogjet e ndryshme e kanë rritur shpejtësinë e transmetimit të informacionit dhe të komunikimit publik, por etika e komunikimit ka mangësi të theksuara. Mungesa e thelluar e mirëkuptimit dhe e tolerancës gjatë diskutimit dhe debatit është një nga defektet kryesore që vërehet. Kjo gjendje me solli ndërmend mexhliset e hershme, kur njerëzit e dijes (qoftë nxënës apo dijetarë, apo hoxhallarë) mblidheshin dhe garonin, se kush mund te ishte më i zoti në të shprehurit e mendimit të tij në lidhje me temën që diskutohej dhe arritja e rezultateve pozitive në përfundim të tyre. Me këtë desha të them se këto lloj mexhlisesh na mungojnë krejtësisht këtu në hapësirën tonë. Por një problem tejet i ndjeshëm së fundmi janë debatet që hapen në e-mail...