Posts

Showing posts from December, 2009
Image
Përsiatje Edhe një herë për Xhaminë e Madhe të Tiranës ( Përsiatje mbi Xhaminë e madhe të Tiranës në këto ditë të ftohta të dhjetorit. Muslimanët kryeqytetas e kanë shumë të nevojshme për të mos thënë domosdoshmëri një faltore të përmasave të mëdha e gjithashtu dinjitoze, ashtu si i takon Komunitetit tonë .) Tashmë vjeshta kaloi dhe dimri është shtruar këmbëkryq në vatrat tona, ku secili prej nesh, kush më pak e kush më shumë i ka marrë masat për ta pritur. Ndërkaq problemi i Xhamisë së Madhe në Tiranë na rishfaqet edhe një herë për shkak të shiut e të ftohtit dhe bëhet më i ndjeshëm sidomos ditën e Xhuma, kur të gjithë ne si muslimanë i drejtohemi atyre pak xhamive tona në kryeqytet për të festuar kështu fundjavën tonë. Pikërisht këtë ditë dhe më tepër në Xhaminë e Et’hem Beut vërehet përherë e më tepër ky problem tejet i ndjeshëm për të gjithë muslimanët kryeqytetas: Ai i nevojës urgjente të Xhamisë së Madhe . Në këtë ditë të xhuma, të gjithë besimtarët pa u ndjerë dhe me shumë

Shejh Ahmed Dedat

Image
Ahmed Dedat (korrik 1918-gusht 2005)- Ai ka qenë një shkrimtar i madh dhe një ligjërues e orator i shkëlqyer musliman. Ai është shumë i mirënjohur për debatet e tij publike ndërfetare me të krishterët ungjillorë, po aq sa edhe për ligjëratat e tij me tema për Islamin, Krishterimin dhe Biblën. Ai u synoi që t’i pajisë muslimanët me armët e duhura teologjike për t’u vetëmbrojtur nga misionarët e krishterë dhe përpjekjet e tyre për t’i konvertuar muslimanët në të krishterë. Dedati u frymëzua në punën e tij nga e dijetarit të madh mysliman Rahmetullah Kairanvi “Iz’harul Hak – Peshorja e së vërtetës”. Ai përdori anglishten në vend të arabishtes për ta shpërndarë mesazhin e tij në të gjithë ato vende të Perëndimit ku kishte muslimanë. Ligjërata e parë e tij publike ka qenë “Muhamedi i Dërguari i Paqes”. Në vitin 1957 Dedati së bashku me dy shokë të ngushtë Gulam Hysein Vanker dhe Tahir Resuli themeluan Islamic Propagation Centre International (IPCI- Qendrën Ndërkombëtare të Përhapjes së Isl

Facebook | Fotot tuaja - Per ata qe duan te martohen.

Facebook Fotot tuaja - Per ata qe duan te martohen. : "http://www.facebook.com/album.php?aid=5759&id=100000468313494&l=7152f017c9"

Facebook | Fotot tuaja - Per ata qe duan te martohen.

Facebook Fotot tuaja - Per ata qe duan te martohen. : "http://www.facebook.com/album.php?aid=5759&id=100000468313494&l=7152f017c9"

Hyrja e osmanëve në trojet arbërore dhe kthimi në Islam

Image
Hyrja e osmanëve në trojet arbërore dhe kthimi në Islam Hyrja e Osmanëve në trojet arbërore është një proces i gjatë i shikuar nga këndvështrimi i futjes së Ballkanit nën sundimin e tyre. Nevojat osmane për ekspansion nuk bënin dallim kur vjen fjala për të marrë në dorë situatën dhe për t’i sjellë fundin sunduesve të ndryshëm ballkanas, qofshin ato grekë, latinë, sllavë apo arbëreshë. Ajo çka e karakterizon politikën ekspansioniste të sulltanëve të këtyre kohëve ishte marrja e Kostandinopojës, e veçanërisht atë të Mehmet Fatihut, që e ktheu në sfidë pushtimin e saj. Fundi i asaj çfarë kishte mbetur nga Bizanti ishte Kostandinopoja dhe këtë të gjithë sulltanët e atyre kohëve e dinin mirë. Marrja e Kostandinopojës do të thoshte edhe shkëputjen e lidhjeve të fundit shpirtërore, morale e politike të të gjithë sunduesve ballkanas me qendrën unifikuese politiko-shpirtërore të pushtetit nga ku e kishin burimin krye