Xhamia e Sulejman Pashes, ku gjendej guri themelues i saj dhe i Tiranes Legjenda mbi themelimin e Tiranës Në të gjitha variantet e legjendës për themelimin e Tiranës, figura kryesore e saj është Sulejman pashë Bargjini (Mulleti). Edhe në legjendën e themelimit me gjithë variantet e saj thuhet se Tirana përpara se të ndërtohej xhamia, ishte një vendbanim me 15 shtëpi. Varianti i parë është ai dhënë nga Johan George Fon Han (konsulli austriak në Janinë), ku në veprën e tij “Studime Shqiptare” (1854) e përshkruan legjendën e themelimit sipas asaj që kishte dëgjuar nga banorët e Tiranës, ku flitej: “për një hyzmeqar djalosh që shërbente pranë Sulejmanit, një beu të vogël. Një ditë, hyzmeqari i tregoi beut të tij ëndrrën që kish parë, sikur hëna paskësh zbritur nga qielli dhe kishte qëndruar mbi supin e djaloshit duke përhapur një dritë të shkëlqyer. Për beun, ëndrra ishte paralajmërimi i një fati të bardhëpër hyzmeqarin, prandaj e nxiti të largohej. Shumë vite kaluan kur S
Comments
Post a Comment