Mbi kuptimin e disa emrave të përveçëm turko-arabë Abdi - Nga arabishtja (abd), rob, njeri. Abdyl - Nga arabishtja (abd), rob, njeri. Abdullah - Emër i përbërë nga bashkimi i dy emrave Abd+Allah , ku Allah është emri i Zotit: Rob, Njeri i Zotit. Në shqip shkruhet dhe shqiptohet Abdulla, pa “h”-në hundore ku dihet se në këtë rast është bashkëtingëllore e pazëshme. Abdurrahman - Abd+Rrahman , ku Rrahman është një nga emrat e Zotit që në shqip do të thotë: I gjithëmëshirshëm. Rob i të Gjithëmëshirshmit. Në zonën verilindore përdoret edhe në formën dialektale Adraman. Abdurrahim - Abd+Rrahim . Abd u shpjegua më sipër ndërsa Rrahim, përsëri është një nga emrat e Zotit që do të thotë: Mëshirëplotë. Abedin - Adhurues. Adem - Emër profeti dhe i njeriut të parë të krijuar në tokë nga Zoti. Në gjuhët perëndimore njihet si Adam . Adil - I drejtë. Ahmed - Lavdërues, falenderues. Tjetër emër i Profetit Muhamed. Në formë dialektale edhe Ahmet . Aishe - B...
Comments
Post a Comment