Bagdadi qyteti i rrumbullakët
Bagdadi qyteti i rrumbullakët Roald A. Hysa Bagdadi është një nga kryeqytetet e rralla islame, që na rrëfen për lavdinë e dikurshme të kalifatit abasid. Ai u ngrit si një qytet i ri, që do të mbizotëronte mbi të gjitha rrugët e hershme të tregtisë dhe me bukurinë e ndërtimeve të veta do t’ia rriste famën abasidëve, por që shkëlqimin e vet do ta arrinte me kalifin e mirënjohur abasid Harun Rashidin, ku bëmat e këtij kalifi dhe bukuritë e këtij qyteti do të përktheheshin në përrallat arabe të 1001 netëve. Bagdadi u ngrit dhe u projektua pranë qytetit të vjetër të Ktesifonit dhe e mbuloi lavdinë e kryeqytetit të Sasanidëve. Ai u ngrit si kryeqyteti i ri i abasidëve nga kalifi Mensur, i cili për këtë projekt thoshte: “Ky është qyteti ku unë dua ta themeloj, ku unë dua të jetoj dhe ku pasardhësit e mi do të mbretërojnë më pas”. Emërtimi që i dha Mensuri ishte Medinetul Selam- Qyteti i Paqes, porse kohës i mbizotëroi emërtimi Bagdad, i cili është një emërtim i hershëm në...