Posts

Showing posts with the label islamofobi

Viti i ZI 1967

Image
6 shkurt vihet në qarkullim letra e enver hoxhës për mbylljen e kishave dhe xhamive* Ky do të ishte viti më i vështirë për të gjitha institucionet fetare, të cilat pasi kishin përjetuar vjedhjet, grabitjet, dhunimet, përndjekjet dhe burgosjet shtetërore vjen më pas ç asti më tragjik, kur i ashtuquajturi “Pushteti Popullor” hidhet në aksion për ta ndaluar fare fenë, dhe për ta zhdukur atë nga jeta publike dhe private e Shqiptarëve. Prishja e institucioneve fetare do të bëhej me kujdesin më të madh, që të mos sillte kundërshtimin e popullit që beson. Udhëzimet e dhëna nga Enver Hoxha vazhdimisht kanë qenë, që të mos krijohet zhurmë dhe kundërshtim nga ana e popullit për ç ështjet fetare, pavarësisht presionit publik konstant që bëhej nga mjetet e propagandës së regjimit. Me shumë hipokrizi Enver Hoxha në një letër qarkore të 27 shkurtit 1967 (e cila fillimisht qarkulloi n ë n sigl ë n “tepër sekret” në të gjithë aparatin partiak), ku i drejtohet Komiteteve të Partisë në rreth...

Zhurma e shtypit mbi terroristët islamikë

Image
Zhurma e shtypit mbi terroristët islamikë - Rritja e tirazhit, synimi i çdo gazete- R.A.H. Islam,/e fet.- që lidhet me islamizmin, që i përket islamizmit, që mbështetet tek islami, Feja Islame, Kultura Islame. Ky është shpjegimi që i jep “Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe” fjalës Islam, kurse përkthimi i saj do të thotë “paqe”, “nënshtrim ndaj vullnetit të Allahut”, po kështu po japim më poshtë, po nga ky fjalor dhe: Terrorizëm, i- zbatimi i dhunës së egër e të pamëshirshme nga një regjim shtypës e nga një organizatë reaksionare e kundër-revolucionare ndaj popullit e kundërshtarëve të vet politikë, që arrin deri në asgjësimin fizik të tyre, masa terrori; politikë terrori; etj. Nga shpjegimet e shkurtra që jep fjalori shihet qartë se fjala e parë tregon një fe dhe përkthimi i saj lidhet me paqen dhe Zotin xh.sh.; kurse fjala e dytë lidhet me regjimet ose organizatat e ndryshme që kanë si parim të tyre dhunën. Ky shkrim është në vazhdën e një tjetri të shkruar po prej me...

Gra të shquara të brezave të parë

Image
Gra të shquara të brezave të parë Roald A. HYSA Shpesh na duhet të shkruajmë për rolin e rëndësishëm të grave muslimane në jetën e përditshme, kulturore dhe atë fetare. Përkujtimi i tyre na vlen të gjithëve pa përjashtim sot, po aq sa edhe të rëndësishme ishin për kohën kur jetuan këto zonja. Bota muslimane pas largimit nga kjo botë e Profetit tonë të dashur Muhamedit alejhi selam u shtri brenda një shekulli nga kufijtë e Indisë e të Kinës e deri në Andaluzin e largët perëndimor. Jo çdo gjë merret me luftë dhe për këtë ka shembuj të gjithfarshëm, ku muslimanët e përhapën Islamin nëpërmjet dijes së gjerë e shkencore, po aq sa edhe me atë fetare. Në këtë lëmi edhe gratë muslimane nuk mbetën mbrapa, por kërkuan me këmbëngulje të jenë pjesë e mirësisë së përhapjes së Islamit. Në vijim do ju përcjellim emrat dhe pak fjalë për disa nga mijëra gra të shquara muslimane të kohëve të hershme. Emrat e grave të shquara dhe kontributet e tyre të rëndësishme vijnë deri në ditët ton...

Figurat e shquara muslimane dhe 100-vjetori i Shtetit Shqiptar

Image
Figurat e shquara muslimane dhe 100-vjetori i Shtetit Shqiptar (Një deklaratë e bërë me rastin e Ditës së Pavarësisë 4 vite më parë, por që ka vlerë edhe tashti, sidomos në ditën kur inaugurohet presidenti i Kosovës...) Në ditët që shkuan të festimeve mbi 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjes së flamurit tonë kombëtar në Vlorë u ndërmorën shumë iniciativa, festime e dekorime të figurave të ndryshme vendore e kombëtare. Megjithëse hoxhallarët shqiptarë kanë dhënë një kontribut të vyer që nga momenti i ngritjes së flamurit të pavarësisë në Vlorë dhe në shumë qytete të tjera, si dhe në vitet e mëpasme në vijim, ku dallojnë emrat e H. Vehbi Dibrës, H. Sherif Langut, H. Ali Korçës, H. Ismail Ndroqit, H. Ibrahim Repishtit, H. Ibrahim Dalliut, H. Xhemal Naipit, H. Kadri Prishtina etj., asnjë prej tyre nuk u përmend në të gjitha këto festime.  Asnjë prej këtyre hoxhallarëve patriotë, të cilët nuk e ndanë nga jeta e tyre binomin “Fe e Atdhe”, nuk mori qoftë ed...

Arti i një mbishkrimi

Image
Arti i një mbishkrimi Roald A. HYSA Jo shumë kohë më parë faqet e para të shtypit, titujt kryesorë të radiove dhe televizorëve dhe i gjithë interneti u mor me mbishkrimin e Sulejmanit të Madhërishëm në Kalanë e Lezhës, ku normalisht ai mbishkrim tregonte një datë. Ashtu siç pritet shiriti i një vepre madhështore dhe ruhet si një relike, ashtu edhe mbishkrimet janë në një farë mënyre shiriti që ruan një histori të caktuar. Mbishkrimi i një pllake të vogël në sipërfaqe, një pllakë e gdhendur në gur. Një mbishkrim  që përmban pak rreshta, por shumë histori. Një pjesë e madhe e historisë së Tiranës ruhet pikërisht në këto mbishkrime dhe falë përpjekjes të disa njerëzve të shquar ato kanë arritur të mbijetojnë. Mbishkrime që kanë arritur të plota deri në ditët e sotme dhe që gjenden në objektet e kultit janë në xhaminë e Et’hem beut dhe në xhaminë e Kokonozit në Pazarin e Ri. Ndërkaq shumë të tjerë u shuan dhe u zhdukën, por për fat disa prej tyre i gjejmë të ruajtur nëp...

Koha kur Turqit ishim ne

Image
Koha kur Turqit ishim ne Roald A. HYSA Revolucioni grek i vitit 1821 dhe pasojat e tij sollën një ndryshim të ndjeshëm në atë që ne e njohim sot si Ballkan, apo siç njihej asokohe Rumeli. Ky term u rrudh vit pas viti dhe vendin e tij e zuri Ballkan, emërtimi i një vargmali në Bullgarinë e sotme. Lindja e shteteve të reja kombëtare hapi njëkohësisht edhe kutinë e Pandorës në Evropën Juglindore, e sidomos luftërat Ruso-Turke dhe synimet ekspansive për ta kthyer Stambollin në Kostandinopojën e dikurshme dhe si kryeqytetin e ri të Perandorisë Ruse, risillnin në jetë synimet e hershme, e veçanërisht ato të Ekaterinës së Madhe dhe të dashurit të saj princit Potjomkin. Traktati i Shën Stefanit për pak sa nuk i dha fund këtyre synimeve dhe në të njëjtën kohë e fshinte nga harta e Ballkanit atë që ne sot i themi Shqipëri e madhe, natyrale apo etnike dhe pikërisht kjo kthesë historike, që më pas me Kongresin e Berlinit dhe Fuqitë e Mëdha që u munduan të korrigjojnë pasojat katas...

Malkolm X sugjeron kurën për racizmin

Image
Malkolm X sugjeron kurën për racizmin në një letër të zbuluar shkruar me dorë Letra është në shitje për 1,25 milionë dollar Nga Kimberli Riçards Një letër e zbuluar së fundmi me shkrim dore nga Malkolm X më 1964 përshkruan racizmin e asaj kohe si një “kancer të pashërueshëm”, që po “torturon” Amerikën. Blerësi i dorëshkrimeve historike dhe letrave nga Los Anxhelesi Moments in Time rifitoi letrën 6-faqëshe të aktivistit për të drejtat qytetare. Ajo doli në shitje për 1,25 milion dollarë të dielën (e dielë 18 tetor 2015). Geri Zimet president dhe pronar i Moments in Time e mori këtë letër nga një kontakt, i cili e zbuloi në një magazinë në Bronks të Nju Jorkut. Zimet vendosi ta mbajë anonim emrin e personit. -“Është e jashtëzakonshme,”- tregon ai për Huffington Post. –“Unë nuk e kam shitur akoma, por jam i sigurt se është çështje kohe përpara se ta shes.” Letra rrëfen me hollësi një periudhë monumentale nga fundi i jetës së këtij aktivisti: pelegrinazhin e tij...

Imazhe të shtrembëruara mediatikisht dhe historikisht

Image
Pamjet origjinale te botuara nga te gjithe portalet apo faqet e internetit te skicave paraqesin gjera intime, dhe per arsye etike nuk po ua percjellim. Imazhe të shtrembëruara mediatikisht dhe historikisht Roald A. HYSA Turku që përdhunon dhe na pushton është një klishe e stërmunduar tashmë nga penat e shkruesve dhe të skicuesve perversë. Bombat dhe shashkat mediatike nuk kanë të sosur, sidomos kur vjen fjala për turqit dhe shqiptarët. Deri dje Rilindasit tonë u përpoqën maksimalisht për të shmangur përplasjet midis besimeve fetare, duke i ndriçuar Shqiptarët mbi gjuhën dhe kombësinë e tyre. “Njëri thot jam Shkja/ Tjetri Latin,/ Njëri jam grek,/ Tjetri kam din/ Po jeni Shqiptarë të gjithë more t’mjerë...”. Porse Rilindasit nuk e kishin parashikuar që këta të sotmit, do t’i frynin zjarrit të përçarjes përsëri nëpërmjet imazhit të Turkut pushtues e zullumqar, i cili po përdhunon gratë e krishtera dhe po ju bie më qafë të krishterëve të pafajshëm për ndoca interesa të kës...

Namazgjaja e Tiranes

Image
Xhamia e Namazgjasë goditet përsëri nga vendimi i KRRTRSH-së Xhamia e Namazgjasë goditet rëndë nga anulimi i lejes komplekse të dhënë nga KRRTRSH dhe tashmë KMSH-së i duhet t’i hyjë edhe një herë nga fillimi problemeve ligjore për të bërë një xhami të përmasave dinjitoze. Vendimi për anulimin e lejes të godinës shumëfunksionale në krah të xhamisë së Namazgjase e bën nul kontratën e shkëmbimit të truallit, të dhuruar për xhaminë, me lejen e ndërtimit për objektin në fjalë, duke anuluar automatikisht dhurimin e tokës, që zhvleftëson lejen e ndërtimit dhe pamundëson ndërtimin e xhamisë. Në mënyrë indirekte goditet Xhamia e Namazgjasë, Komuniteti Musliman dhe të gjithë muslimanët e Shqipërisë. Të gjithë të tjerat janë vetëm retorika politike mbuluese, të cilat fshehin ndjenjat islamofobike. Gjyqi me ambientalistët ishte vetëm preludi i sulmeve ndaj këtij objekti kulti tashmë tejet sensibël për të gjithë Bashkësinë Muslimane Shqiptare.