Zhurma e shtypit mbi terroristët islamikë
Zhurma e shtypit mbi terroristët islamikë
- Rritja e tirazhit, synimi i çdo gazete-
R.A.H.
Islam,/e
fet.- që lidhet me islamizmin, që i përket islamizmit, që mbështetet tek
islami, Feja Islame, Kultura Islame. Ky është shpjegimi që i jep “Fjalori i
Gjuhës së Sotme Shqipe” fjalës Islam, kurse përkthimi i saj do të thotë “paqe”,
“nënshtrim ndaj vullnetit të Allahut”, po kështu po japim më poshtë, po nga ky
fjalor dhe:
Terrorizëm,
i- zbatimi i dhunës së egër e të pamëshirshme nga një regjim shtypës e nga një
organizatë reaksionare e kundër-revolucionare ndaj popullit e kundërshtarëve të
vet politikë, që arrin deri në asgjësimin fizik të tyre, masa terrori; politikë
terrori; etj.
Nga
shpjegimet e shkurtra që jep fjalori shihet qartë se fjala e parë tregon një fe
dhe përkthimi i saj lidhet me paqen dhe Zotin xh.sh.; kurse fjala e dytë lidhet
me regjimet ose organizatat e ndryshme që kanë si parim të tyre dhunën. Ky
shkrim është në vazhdën e një tjetri të shkruar po prej meje në gazetën
“Liria”, nr. 312, dt. 4 korrik 1998, me titull “Sulme të pabaza apo gabime
trashanike” dhe nëntitull “Gazetat dhe TV-të private në ethe për scoop-e”. Jo
pa qëllim i vura dy shpjegimet e mësipërme. Kjo fushatë e paskrupullt, që është
ngritur në faqet e shtypit shqiptar nuk i shërben aspak harmonisë fetare, që
ekziston ndërmjet tri feve këtu në Shqipëri, porse me dashje apo pa dashje kjo
fushatë kthehet në një nxitës të kundërt.
Ja se ç’thotë për Islamin studiuesi Aurel
Plasari në veprën e tij “Vija e Teodosit rishfaqet”, botuar fillimisht në Hylli
i Dritës: -Islami i ka sjellë e vazhdon t’i sjellë njerëzimit të mira të mëdha,
veçanërisht për nga pasurimi i botës
shpirtërore, njohja e transcendencës së një zoti të vetëm, ndjenja e
vëllazërimit dhe e solidarësisë mes njerëzish, kuptimi që jepet jetës etj. Edhe
pa qenë besimtar, nuk mund të mos magjepsesh prej arkitekturës islame, prej
veprave të pavdekshme të artit të shenjtë islam etj. Nëse Evropa duhet ta marrë
çështjen islame, kjo jo për “keqardhje” apo “tolerancë”, por sepse ajo aktualisht
ka nevojë për Islamin, si për fetë e tjera të mëdha.
Sa për
terroristë islamikë këtu në Shqipëri, qoftë shqiptarë, qoftë të huaj të
organizuar, kjo s’është gjë tjetër veçse një bllof që nuk ka bazë.
Themi se nuk ka bazë, se për kaq kohë që pretendohet se janë ata në Shqipëri
nga shtypi (4 vjet), “ata” do të kishin bërë diçka që të ndihej edhe nga
prezenca e tyre këtu në vendin tonë. (* qysh prej asaj kohe kanë kaluar 25 vite
dhe ne nuk dimë deri tani një akt terrorist, përveç “bombës së Vefës” te zona e
nëntëkatshve në Tiranë.) por kjo s’është veçse një fushatë e ngritur në erë për
të shpifur kundrejt një godine të ngritur mbi parimet e dashurisë dhe të
tolerancës njerëzore dhe fetare, në bazë të ajetit kuranor “Në fe nuk ka
imponim”, sure Bekare. Mysliman do të thotë në shqip besimtar, pra Islami është
një përkatësi fetare dhe jo një nacionalitet, siç po përdoret nga shtypi me bujë
të madhe. Për Islamin kanë folur me respekt dhe entuziazëm shumë dijetarë perëndimorë,
madje një nga kokat më të shquara të shekullit të kaluar, Gëtja, tre vite përpara
se të vdiste u prononcua me vullnetin e tij të lirë për fenë islame. Është një
gabim i rëndë përdorimi i cilësorit Islam në këtë formë. Edhe sheriati islam e
dënon rëndë atë që vret pa të drejtë. Vetëm Allahu i Madh ka të drejtë t’ia
marrë jetën një njeriu, sepse Ai ia jep frymën njeriut dhe ia merr. Terrori me
Islamin janë dy gjëra krejt të kundërta dhe këtë e di çdo mysliman që ka
minimumin e arsimit të vet fetar. Në suren Jasin në ajetin 61 thuhet “(ju
porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt!”
Besoj se kjo nuk ka nevojë
për komente.
Siç shihet ndodhemi para
tri rrugësh: a) Këta “gazetarë” nuk e njohin fare fenë Islame, çka përbën
mungesë të theksuar profesionalizmi, b) kanë qëllime keqdashëse, apo ia bëjnë
qejfin dikujt që është e njëjta gjë, e për pasojë këta njerëz i shërbejnë shumë
mirë dasive në këto çaste të vështira, që po kalon kombi ynë, dhe c) truk
ordiner prej drejtuesve të këtyre gazetave për të rritur tirazhin e për të
fituar kështu mbi dinjitetin 70% të popullsisë shqiptare, që i përkasin fesë
islame..
Po ashtu është e kotë
thirrja që i bën Ridvan Peshkëpia Hirësisë së tij Haxhi Hafiz Sabri Koçi, që të
prononcohet publikisht për problemin në fjalë, sepse Hirësia e tij në
predikimet publike dhe thirrjet që ka bërë nëpërmjet TV shqiptar kanë qenë për
paqe, dashuri midis njëri-tjetrit, tolerancë dhe mirëkuptim ndërmjet të tri
feve kryesore në vendin tonë.
Roald A. HYSA
Comments
Post a Comment