Posts

Showing posts from October, 2013

Debati mbi martesat gay dhe realiteti

Image
Debati mbi martesat gay dhe realiteti Roald A. HYSA Para pak ditësh deklarimi i Avokatit të Popullit (apo Ombudsman- tetor 2013) shkaktoi një stuhi të tërë mediatike mbi kërkesën e pritshme prej tij për legalizimin e martesave gay, dhe ndryshimin e Kodit Shqiptar të Familjes. Me një fjalë goje Totozani hapi kështu një kapitull të ri në shkatërrimin e mëtejshëm të familjes shqiptare. Normalisht si fillim u nis një debat mediatik, i cili duhet t’i paraprijë zakonisht këtyre ndryshimeve themelore. Me nje deklaratë të posaçme Forumi u shpreh se: “Forumi Musliman i Shqipërisë kundërshton me forcë propozimin e Avokatit të Popullit për të legalizuar martesat mes njerëzve me të njëjtin seks. Kjo është një përpjekje e vazhdueshme për të shkatërruar institucionin themelor të shoqërisë, familjen. Prej mijëvjeçarësh shoqëritë dhe shteti kanë mbrojtur familjen që krijohet nga martesa mes një burri dhe një gruaje për faktin se  vetëm një familje e tillë ka në qendër fëmijët dhe prom

Dhuna ndërmjet homoseksualëve

Image
Dhuna ndërmjet homoseksualëve Në lidhje me çiftet homoseksuale dhe dhunën brenda tyre studimet na tregojnë, se në total çiftet homoseksuale kanë një nivel shumë më të lartë imoraliteti se sa në çiftet e zakonshme. Për më tepër që studimet na raportojnë se sjelljet e dhunshme kanë një tendencë në rritje tek çiftet homoseksuale. Këto studime nuk janë aq befasuese, duke parë atë që patologët e kanë shpallur me kohë për zakonshmërinë dhe brutalitetin e vrasjeve homoseksuale. Sipas studimeve që kanë të bëjnë me dhunën dhe çiftet homoseksuale një studim i vonshëm i Qeverisë Kanadeze mbi çiftet homoseksuale deklaron se “dhuna është dy herë më e zakonshme ndërmjet çifteve homoseksuale, se sa tek çiftet e rëndomta”. Sipas American College of Pediatricians, të cilët citojnë studime të ndryshme dhuna brenda çifteve homoseksuale është dy deri në tre herë më e zakonshme se sa në çiftet e rëndomta. Studime të ndryshme Revista e Institutit për Kërkime mbi Familjen (Journal of the Family

Forumi Musliman i Shqipërisë kundërshton me forcë legalizimin e martesave mes njerëzve me të njëjtin seks

Image
Forumi Musliman i Shqipërisë kundërshton me forcë legalizimin e martesave mes njerëzve me të njëjtin seks Forumi Musliman i Shqipërisë kundërshton me forcë propozimin e Avokatit të Popullit për të legalizuar martesat mes njerëzve me të njëjtin seks. Kjo është një përpjekje e vazhdueshme për të shkatërruar institucionin themelor të shoqërisë, familjen.  Prej mijëvjeçarësh shoqëritë dhe shteti kanë mbrojtur familjen që krijohet nga martesa mes një burri dhe një gruaje për faktin se  vetëm një familje e tillë ka në qendër fëmijët dhe promovon e mbron marrëdhënien baba-nënë-fëmijë, si mjetin e vetëm natyror për krijimin  dhe vazhdimin e jetës dhe shoqërisë.  Forumi Musliman i Shqipërisë beson se askush nuk ka të drejtën të ripërkufizojë martesën dhe të imponojë një  familje  pa baba apo pa nënë për fëmijët.  Martesa është më shumë se një çështje barazie dhe më shumë se një çështje dashurie.  Nuk mund të ketë martesë në marrëdhënie inçestuale, me fëmijë apo edhe brenda të njëjtit

Si na solli Islami një botë të re më të shkëlqyer

Image
Si na solli Islami një botë të re më të shkëlqyer Kejt Devajn* Ne të gjithë e dimë që me mijëra artikuj familjarë janë shpikur, zbuluar apo krijuar nga zgjuarsia e skocezëve. Televizioni, penicilina, radari dhe së fundmi delja Dolli janë disa prej tyre. Por sa nga ne e dinë që kafja, ora, parfumet, stilografi, instrumentet kirurgjike, pasta e dhëmbëve, kimia, bimët mjekësore, planifikimi i qytetit, vaksinimi deri edhe boshti me gunga, e kanë origjinën e tyre në botën muslimane ndërmjet shekujve 7 dhe 17? Shumë prej nesh në Perëndim janë të pavetëdijshëm për kontributin e pamasë të dhënë nga dijetarët islamë ne jetën tonë kulturore dhe shoqërore. Në një përpjekje për të hedhur dritë në këtë “kohë të artë” dhe shumë të gjatë inovacionesh shkencore, Selim Hasani, kryetar i Fondacionit për Shkencë, Teknologji dhe Civilizim dhe professor emeritus në Universitetin e Mançesterit ka krijuar një ekspozitë interactive e quajtur “1001 Shpikje”, e cila u hap kohët e fundit në Q

Shoqeria Moderne pa zot dhe ekstremizimi i saj

Image
Shoqëria moderne pa zot dhe ekstremizimi i saj Roald A. Hysa ( Po nuk pate pare, dekën e ki hak ,- Gold Ag - këto janë fjalët e reperit kosovar, i cili e ka përshkruar me dy fjalë mentalitetin e shoqërisë së sotme laike, kudo në trojet shqiptare. I varfri nuk e meriton të jetojë, Zot ruajna .) Jo vetëm historia e shenjtë e fesë, por edhe ajo profane na rrëfen se të gjitha fetë e kanë burimin në monoteizëm, pra e kanë bazën tek adhurimi i një Zoti. Brenda një kohe të shkurtër njerëzit e korruptuan atë në politeizëm dhe i shumëfishuan zotat në mënyra të ndryshme. Për çdo emër dhe cilësi të Zotit sajuan një zot tjetër, p.sh. Krijuesi, i Shenjti, i Drejti etj.; hyjnizuan fuqitë e mëdha të natyrës, si: ajrin, ujin, tokën, zjarrin, yjet, qiellin, diellin etj.; pastaj hyjnizuan baballarët e fiseve dhe të popujve të ndryshëm. Pastaj ranë edhe më poshtë, në idhujtari, në adhurimin e pamjeve, të simboleve të të gjitha atyre zotave të shumëfishuar, dhe së fundmi ranë në tepr

Namazgjaja e Tiranes

Image
Xhamia e Namazgjasë goditet përsëri nga vendimi i KRRTRSH-së Xhamia e Namazgjasë goditet rëndë nga anulimi i lejes komplekse të dhënë nga KRRTRSH dhe tashmë KMSH-së i duhet t’i hyjë edhe një herë nga fillimi problemeve ligjore për të bërë një xhami të përmasave dinjitoze. Vendimi për anulimin e lejes të godinës shumëfunksionale në krah të xhamisë së Namazgjase e bën nul kontratën e shkëmbimit të truallit, të dhuruar për xhaminë, me lejen e ndërtimit për objektin në fjalë, duke anuluar automatikisht dhurimin e tokës, që zhvleftëson lejen e ndërtimit dhe pamundëson ndërtimin e xhamisë. Në mënyrë indirekte goditet Xhamia e Namazgjasë, Komuniteti Musliman dhe të gjithë muslimanët e Shqipërisë. Të gjithë të tjerat janë vetëm retorika politike mbuluese, të cilat fshehin ndjenjat islamofobike. Gjyqi me ambientalistët ishte vetëm preludi i sulmeve ndaj këtij objekti kulti tashmë tejet sensibël për të gjithë Bashkësinë Muslimane Shqiptare.