Posts

Showing posts with the label hixhret

Drita e Zotit

Image
Drita e Zotit- Muhamedi alejhi salatu ue selem Nga errësirat e shekujve në heshtje vjen një kumbim, I pazëshëm luhatet nëpër hapësirat qiellore Mentarët dhe të urtët qiellit i drejtohen në meditim, Asgjë s’u bën përshtypje prej lodrave fëminore. Nga vetja i kthejnë sytë të shohin sa më mirë Por vështrimi ngadalë iu kthehet mbrapsht i molisur, Asgjë nuk shohin më dhe ngjajnë si të mpirë Megjithëse natyra përreth me ngjyra është e harlisur. Të humbur, të mpirë ata dhe të shpërqendruar Koten e tunden rreth vetes ashtu t’ rraskapitur... Më kot përpiqen e lodhen ata duke kërkuar, Tërmeti shkallmon shpirtrat e tyre të tronditur. O ZOT, krijues i pashoq i kësaj gjithësie, Me hap të drejtohemi e TI drejt nesh me vrap, Sado mundohemi me ngulmin e një fëmije, Madhështinë Tënde me mend askush nga ne s’e kap. Kudo i hedhim sytë mbushur e ke me mrekulli, Me male, shpend, yje, lule tokën e ke ngjyrosur, Në zemrat tona TI ke futur shumë dashuri Ta...

Dibrani fisnik që la Stambollin për Tiranën

Image
Dibrani fisnik që la Stambollin për Tiranën Hafuz Xhemali- deputet i parlamentit shqiptar Nga Roald A. HYSA Nga Stambolli vjen në Tiranën tashmë kryeqytetin e Shqipërisë moderne për të dhënë kontributin e vet si legjislator e senator njëkohësisht. Ai është një nga përfaqësuesit e diasporës shqiptare të Stambollit dhe nga ballkoni i klubit Bashkimi në Stamboll ka ngritur flamurin kombëtar më 28 nëntor 1912 së bashku me patër Jul Bonatin. Hafuz Xhemal Mullai ose Dibra njihej nga të gjithë dibranët dhe shqiptarët kudo, si Hafiz Xhemali, madje edhe në listat e parlamentit shqiptar ku ai figuron si senator e deputet shkruhet Hafiz Xhemali. Një burrë fisnik dhe i pashëm me një mjekër që ia shtonte hijeshinë dhe të bënte për vete me fjalët e tij të ëmbla, që me zërin e tij i mahniste dëgjuesit gjatë këndimit të Kuranit dhe të gjithë ata që ishin të pranishëm qanin me lot. Njeri me katër gjuhë të huaja dhe me një bagazh të jashtëzakonshëm intelektual dhe orator. Kështu e...

Koha kur Turqit ishim ne

Image
Koha kur Turqit ishim ne Roald A. HYSA Revolucioni grek i vitit 1821 dhe pasojat e tij sollën një ndryshim të ndjeshëm në atë që ne e njohim sot si Ballkan, apo siç njihej asokohe Rumeli. Ky term u rrudh vit pas viti dhe vendin e tij e zuri Ballkan, emërtimi i një vargmali në Bullgarinë e sotme. Lindja e shteteve të reja kombëtare hapi njëkohësisht edhe kutinë e Pandorës në Evropën Juglindore, e sidomos luftërat Ruso-Turke dhe synimet ekspansive për ta kthyer Stambollin në Kostandinopojën e dikurshme dhe si kryeqytetin e ri të Perandorisë Ruse, risillnin në jetë synimet e hershme, e veçanërisht ato të Ekaterinës së Madhe dhe të dashurit të saj princit Potjomkin. Traktati i Shën Stefanit për pak sa nuk i dha fund këtyre synimeve dhe në të njëjtën kohë e fshinte nga harta e Ballkanit atë që ne sot i themi Shqipëri e madhe, natyrale apo etnike dhe pikërisht kjo kthesë historike, që më pas me Kongresin e Berlinit dhe Fuqitë e Mëdha që u munduan të korrigjojnë pasojat katas...

Karakteristika të Profetit Muhamed alejhi selam

Image
Karakteristika të Profetit Muhamed alejhi selam vazhdim  8) Dashuria dhe Pastërtia. Muhaxhir ibn Kunfudh r.a. ka njoftuar se ai kishte kaluar nga Profeti a.s. ndërsa ai po urinonte, e përshëndeti atë me Selam, por Profeti a.s. nuk ia ktheu përshëndetjen derisa kërkoi mbrojtjen e Allahut xh.sh. prej shejtanit të mallkuar mori abdes dhe i kërkoi falje, duke i thënë: “ Mua nuk më pëlqen qe të përmend emrin e Allahut xh.sh., kur nuk jam në gjendje të pastër .” (Ibn Huzejmeh nr. 206) 9) Ruajtja dhe pasja kujdes e gjuhës (të folurit). Abdullah bin Ebi Auf r.a. thoshte se i Dërguari i Allahut xh.sh. i përkushtohej shumë përmendjes së Allahut xh.sh. (dhikrit), ai kurrë nuk fliste më kot. Ai do të zgjaste lutjet e tij dhe do të shkurtonte bisedat (të folurën) dhe kurrë nuk do të hezitonte të ndihmonte apo të kujdesej për nevojat e një nevojtari, të varfëri apo të veje. (Ibni Hibani nr. 6423) 10) Adhurues i shkëlqyer. Aishja r.a. thoshte se i Dërguari i Allahut...

Hëna e Ramazanit

Image
........... Hëna e Ramazanit Në një natë të Ramazanit, Shkoi Profeti në Hira. Të mësojë prej Zotit t’Tij, La ilahe il-all-llah. Refren: O Profet, Profet i dashur, Për të gjithë neve je Ti. Si mëshirë e Zotit ardhur, Veç me hajr e mirësi. Shkëlqeu dielli i profecisë, Ndriçoi hëna pesëmbëdhjetë, Përmbi faqe t’Gjithësisë, Historia ndërroi fletë. Refren: O Profet, Profet i dashur, Për të gjithë neve je Ti. Si mëshirë e Zotit ardhur, Veç me hajr e mirësi. I lavdëruar do të jesh, Udhëzim për njerëzinë. O njeri paqe do t’gjesh, Po të ndjekësh rrugën e Tij. Refren: O Profet, Profet i dashur, Për të gjithë neve je Ti. Si mëshirë e Zotit ardhur, Veç me hajr e mirësi. Gjer në Ditë të Kijametit, Do t’përmendet emri yt. Sa her’ të kujtojmë emrin, Me lotë na lagen sytë. Refren: O Profet, Profet i dashur, Për të gjithë neve je Ti. Si mëshirë e Zotit ardhur, Veç me hajr e mirësi. Dedikuar Profetit t...

Panoramica della tragedia del popolo Cham

Image
Zerviste duke u pergatitur te pushkatojne burrat çame Panoramica della tragedia del popolo Cham Cosa ci dice un Imam del quartiere di Filat. Gli eventi del 1943-1945 Dossier con testimomianze e fatti dale zone massacrate Era lunedì. Eravamo nella sala della Presidenza della Comunità Mussulmana dell’Albania. E' venuto da noi da Çamërija un imam, Uzeyr Dauti. Era un imam di uno dei villaggi di Filat ed era giunto da noi per cercare lavoro. La comunità si prodigò per offrirgliene uno in modo da alleviare le sofferenze che aveva vissuto. Gli abbiamo chiesto che cosa l'aveva spinto a lasciare il suo posto per venire nell'Albania libera? - Ha detto con le labbra storte e gli occhi tremanti e pieni di lacrime che aveva visto troppi massacri oltre il confine, contro la popolazione albanese musulmana. I lineamenti del suo viso mostravano tutta la sofferenza subita che aveva vissuto per colpa dei monarchici-fascisti Greci . Egli ci ha raccontato dettagliatamen...

Përshkrimi i Profetit Muhamed alejhi salatu ue selam

Image
Përshkrimi i Profetit Muhamed  alejhi salatu ue selam Hindi, vajza e Ebu Halah et-Temimit r.a., e përshkruante Profetin e Allahut xh.sh. si me poshtë: “ I Dërguari i Allahut xh.sh. ishte një njeri i mrekullueshëm, që ishte i nderuar denjësisht nga të gjithë ata që e takuan dhe e panë atë. Fytyra e tij shkëlqente si hëna e plotë. Ai ishte i një gjatësie mesatare, as shumë i gjate, as shumë i shkurtër. Ai kishte kokë të madhe dhe flokët e tij ishin të përdredhura. Ai i ndante në mes flokët nëse ato i zgjateshin shumë, ndryshe flokët e tij nuk i kapërcenin bulat e veshëve të tij në rrethana normale. Ai ishte mishërimi i shëndetit. Balli i tij ishte i gjerë, vetullat e tij ishin të rregullta e të pashme në mënyrë të natyrshme dhe ato nuk ishin të bashkuara. Ai kishte një venë në mes të vetullave që i fryhej në rast zemërimi, hunda e tij ishte e drejtë dhe kishte një ngjyrë të kuqe të veçantë. Rrëza e hundës ishte e gjatë dhe e hollë. Profeti a.s. kishte një mjekër të t...

Kurejshët nuk e pranojnë profecinë

Image
Kurejshët nuk e pranojnë profecinë e Muhamedit alejhi selam dhe e keqtrajtojnë atë Besimi i Islamit është një mënyrë e kompletuar jetese, e cila përkon me çështjet fetare, politike, sociale dhe ekonomike. Përveç kësaj besimi i Islamit jo vetëm që i fton dhe i bën thirrje atyre të adhurojnë Allahun xh.sh. të vetëm e pa rival, dhe të braktisin të gjithë idhujt dhe sendet që ata adhuronin, madje ai i ndalonte ato prej veprimeve që ata i quanin të kënaqshme sikurse përdorimi i alkoolit, kryerja e marrëdhënieve jashtëmartesore dhe bixhozi. Islami i ftonte njerëzit të ishin të drejtë dhe të ndershëm me njëri-tjetrin dhe të dinin se nuk kishte dallime apo ndryshime midis njerëzve përveç atyre më të devotshmëve. Si ka mundësi që Kurejshët (fisi më fisnik ndërmjet arabëve) të lejonte të trajtoheshin ata njësoj me skllevërit. Ata jo vetëm që refuzuan kategorikisht Islamin, por e dëmtuan dhe e fajësuan atë duke thënë se ai ishte njeri i çmendur, magjistar dhe gënjeshtar. Ata e fajësua...

Pranimi i profecisë nga i Dërguari i Zotit alejhi selam

Image
Pranimi i profecisë nga i Dërguari i Zotit alejhi selam Kur Profeti a.s. arriti moshën 40-vjeçare atij iu zbrit shpallja hyjnore. Ai gjendej në shpellën Hira. Nëna e besimtarëve Aishja ka thënë: Shenjat e parat që iu shpallën të Dërguarit të Allahut a.s kur ai gjendej ne shpellën Hira në Mekë ishin ëndrrat e bukura, sa herë ai do të shihte një ëndërr, ajo do t’i bëhej e vërtetë dhe e qartë si drita e agimit. Më vonë i Dërguari i Allahut xh.sh. ndjeu dëshirën të rrinte vetëm për të medituar. Ai kalonte një kohë të gjatë, ditë dhe net për të përmbushur këtë qëllim në Shpellë, përpara se te kthehej pranë familjes së tij. Ai do të merrte një furnizim të vogël me ushqim për udhëtimin e tij. Kur kthehej te bashkëshortja e tij Hatixhja, ai do të merrte një sasi të freskët ushqimi dhe do të kthehej sërish tek e njëjta shpellë për të vazhduar meditimin e tij. Shpallja iu zbrit aty ndërsa gjendej në shpellën e Hirasë. Engjëlli Xhibril a.s. iu afrua Muhamedit a.s dhe e urdhëroi...

Vendlindja dhe rinia e Muhamedit alejhi selam

Image
Vendlindja dhe rinia e Muhamedit alejhi selam Profeti a.s. u lind ne vitin 571 (sipas kalendarit diellor) në fisin kurejsh (i cili shquhej për fisnikëri te të gjithë arabët), në Mekë (e cila konsiderohej edhe në atë kohë kryeqyteti fetar i të gjithë Gadishullit Arabik). Arabët kryenin Haxhin në Mekë dhe vinin rreth e rrotull Qabes, e cila ishte ndërtuar prej profetit Ibrahim a.s. dhe biri të tij profetit Ismail a.s. Allahu xh.sh e lartësoftë emrin e tyre. Profeti a.s. mbeti jetim. Babai i tij vdiq para se ai të lindte dhe nëna e tij vdiq kur ai ishte 6 vjeç. Gjyshi i tij Abdul Mutalibi u kujdes për të dhe kur vdiq, xhaxhai i tij Ebu Talibi u kujdes më pas për të. Fisi i tij dhe fiset e tjera adhuronin idhuj të bërë prej guri, druri dhe madje disa prej ari. Disa nga këto idhuj ishin vendosur rreth Qabes. Njerëzit besonin se këto idhuj mund të shmangnin të nxehtin ose të shtonin dobitë. Pofeti a.s ishte i besueshëm tek njerëzit dhe shumë i ndershëm. Ai nuk dinte kurrë të...