Karakteristika të Profetit Muhamed alejhi selam
Karakteristika
të Profetit Muhamed alejhi selam
8) Dashuria dhe Pastërtia.
Muhaxhir
ibn Kunfudh r.a. ka njoftuar se ai kishte kaluar nga Profeti a.s. ndërsa ai po
urinonte, e përshëndeti atë me Selam, por Profeti a.s. nuk ia ktheu
përshëndetjen derisa kërkoi mbrojtjen e Allahut xh.sh. prej shejtanit të
mallkuar mori abdes dhe i kërkoi falje, duke i thënë:
“Mua nuk më pëlqen qe të përmend emrin e Allahut xh.sh., kur nuk jam në
gjendje të pastër.” (Ibn Huzejmeh nr. 206)
9) Ruajtja dhe pasja kujdes e gjuhës (të folurit).
Abdullah bin Ebi Auf r.a. thoshte se i Dërguari i Allahut xh.sh. i
përkushtohej shumë përmendjes së Allahut xh.sh. (dhikrit), ai kurrë nuk fliste
më kot. Ai do të zgjaste lutjet e tij dhe do të shkurtonte bisedat (të folurën)
dhe kurrë nuk do të hezitonte të ndihmonte apo të kujdesej për nevojat e një
nevojtari, të varfëri apo të veje. (Ibni Hibani nr. 6423)
10) Adhurues i shkëlqyer.
Aishja
r.a. thoshte se i Dërguari i Allahut xh.sh. lutej e falej gjatë natës derisa i
ënjteshin këmbët.
Aishja r.a. e pyeste: “Pse vepron kështu, o i Dërguari i Allahut xh.sh.?
Allahu xh.sh. t’i ka falur gjynahet e shkuara dhe të ardhshme. Profeti a.s.
thoshte “A nuk duhet të jem unë një
rob mirënjohës”? (Buhari nr. 4557)
11) Durimi (vetëpërmbajtja) dhe Dashamirësia.
Ebu Hurejre r.a. tregon se: Tufeil ibn Amr ed-Dausi dhe shokët e tij shkuan
ta takonin Profetin a.s. Ata i thanë atij: O i Dërguari i Allahut xh.sh. fisi i
Dausve nuk e ka pranuar Islamin, kështu që lute Allahun kundër tyre. Ata i
thanë “Fisi i Dausit është i dënuar dhe i shkatërruar”. Profeti a.s. ngriti
duart dhe tha: “O Allah, udhëzoje fisin e Dausve dhe drejtoji ata.”
12) Paraqitja e bukur.
Bera bin Azibi r.a. ka thënë:
“Profeti
a.s. ishte një njeri me gjatësi mesatare. Ai kishte shpatulla të gjera. Flokët
e tij i arrinin majat e veshëve. Një herë e pashë atë të veshur e të stolisur
me një veshje të kuqe. Unë kurrë nuk kisha parë ndonjë gjë më të bukur se ai.
(Buhari nr. 2358)
13) Asketizmi në punët e dynjasë.
Abdullah ibn Mesudi r.a. ka thënë:
“I Dërguari i Allahut xh.sh. u shtri të flinte mbi një rrogoz. Ai u ngrit
dhe kishte shenja në trupin e tij si pasojë e rrogozit mbi të cilin kishte
fjetur. Ne i thamë “O i Dërguari i Allahut xh.sh., a nuk duhet të të bëjmë një
krevat? Ai tha:
- Çfarë kam bërë unë në këtë dynja? Unë jam vetëm një udhëtar që kalëron
mbi një kafshë që ndalet për të pushuar nën hijen e një peme, dhe atëherë e le
pas atë pemë, e vazhdon udhëtimin e tij.” (Tirmidhi nr. 2377)
Amr bin Harithi r.a. ka thënë se i Dërguari i Allahut xh.sh. nuk la asnjë
dinar apo dërhem, një rob apo një robëreshë pas vdekjes së tij. Ai la mbrapa
mushkën e tij të bardhë, armët e tij dhe një copëz toke, të cilën ai e dha
sadaka. (Buhari nr. 2588)
14) Altruizmi (Bujaria).
Sehl bin Sadi r.a. ka thënë:
“Një grua i dhuroi Profetit të Allahut xh.sh. nje mantel. Profeti a.s.
pyeti shokët e tij: “A e dini ju se çfarë është një mantel”? Po, o Profet i
Allahut xh.sh! Është një copë e endur, e ngjashme me një shall. Gruaja tha: O
Profet i Allahut xh.sh., unë e kam endur këtë shall me duart e mia që ju ta vishni. I Dërguari i Allahut xh.sh. e mori
atë dhe me të vërtetë kishte shumë nevojë për të. Pas pak i Dërguari i Allahut
xh.sh. doli nga shtëpia i veshur me të dhe një shok i vet i tha Profetit a.s.:
O Profet i Allahut xh.sh. ma dhuro mua këtë mantel. I Dërguari i Allahut xh.sh.
tha: “Po”. Pas kësaj Profeti a.s. u ul për pak çaste, shkoi në shtëpi, e palosi
atë dhe ia dha personit që ia kërkoi atë.
Sahabët r.a. e qortuan ashpër, duke i thënë: “Kërkesa jote nuk ishte e
përshtatshme. Sidomos fakti që ti i kërkove të të dhuronte mantelin e tij,
veçanërisht kur e dije që ai nuk do t’ia prishte qejfin njeriu, apo ta kthente
duarbosh. Burri u tha atyre: Pasha Allahun, unë ia kërkova që të ma jepte vetëm
se unë dua të qefinosem me të kur të vdes.
Sehli, rrëfyesi i këtij hadithi r.a. tregon: “Ai mantel u përdor si qefin
për atë njeri kur ai vdiq.” (Buhari nr. 1987)
Sports Betting - Mapyro
ReplyDeleteBet the 바카라 사이트 moneyline from 1:25 PM to 11:00 PM. See more. MapYO Sportsbook 토토 features live odds, www.jtmhub.com live streaming, and 출장안마 detailed deccasino information.