Grabitja e arit në Tiranë


Grabitja e arit në Tiranë


Tironcit prej vitesh ishin marrë me tregti dhe ishte krijuar një traditë e mirë në këtë drejtim, ku tregtia dhe puna e ndershme ju kishte krijuar mundësi të mëdha fitimi. Mirëpo kjo gjë nuk ju pëlqente pushtetarëve të rinj, të cilët e grabitën popullin të gjithë në përgjithësi. Nuk lanë këtu manash edhe tironcit, të cilët kishin vënë rezerva të mëdha ari në monedha. Më poshtë do të gjeni një listë me ata që e paguan rëndë gjatë regjimit komunist dhe kështu u shkatërruan familjet tironce vetëm pse kishin vënë pasuri me djersën e ballit dhe punës së ndershme në tregti. Regjimi komunist hartoi ligjin e "Tatimit të jashtëzakonshëm" me të cilin grabiti të gjithë tregtarët e ndershëm kudo ku ishin, kështu në listën e poshtme do të gjeni 46 subjekte tregtare për një shumë 112.469.828 franga ari. Një shumë e jashtëzakonshme edhe për sot, e jo më për atë kohë. Ironia më e madhe ishte se nga ky zullum e pësoi populli, i cili nga ana tjetër vuante zinë e bukës në ato ditë kur tregtarëve iu sekuestruan me miliona franga ar e mijëra kuintalë drithë.
Ndër qytetet që pati numrin më madh të familjeve të grabitura ishte edhe Tirana. Brenda pak ditësh nga dalja e “ligjit të tatimit të jashtëzakonshëm”, Komisioni Tatimor i Tiranës hartoi listat me viktimat e tij. Në gazetën “Bashkimi” të datës 22 mars 1945, botohet lista e familjeve që ishin caktuar për t`u grabitur nga regjimi komunist. Kjo listë shoqërohej me disa të dhëna në lidhje me “fitimin gjatë luftës”, shumën për t`u tatuar si dhe me tatimin e vërtetuar. Më poshtë po botojmë listën e familjeve si dhe “tatimin e vërtetuar”.

-JA CILAT FAMILJE U GRABITËN TË PARAT NË TIRANË
1-Vllazën Kazazi……………………….16.430.000
2-Vllazën Çoka………………………….14.990.000
3-Murat Begeja & vëllezërit…………5.774.000
4-Hysen Ali Mehmeti……………………3.902.000
5-Osman Vaqarri…………………………..1.440.000
6-Besnik Tugu…………………………………614.000
7-Ramazan Konçi………………………….1.946.268
8-Ymer & Sali Beqiri……………………….614.000
9-Sadik Kazazi………………………………..398.00 0
10-Abdulla Turkeshi……………………..2.433.200
11-Ismail Fortuzi…………………………….224.000
12-Qamil Dibra…………………………….1.870.290
13-Bijtë e Gaqi Oparit…………………….371.000
14-Manol Kume……………………………6.832.400
15-Vllazën Tase…………………………..3.974.000
16-Jusuf Kruja………………………………3.830.000
17-Vllaznia Mehmeti………………………..126.000
18-Ramazan Zdrava………………………….130.850
19-Halit Mani………………………………….143.00 0
20-Vath Baroni………………………………..130.85 0
21-Abdulla Alliu & nipat………………….163.250
22-Mehmet Tugu…………………………..2.750.000
23-Mezini & Kasmi………………………….126.800
24-Qamil Hoti………………………………….264.50 0
25-Hysen Drishti……………………………..143.000
26-Filip Korra……………………………….2.259.00 0
27-Fetah Kasmi………………………………..126.800
28-Mustafa Kasmi……………………………224.250
29-Vllazën Loxha…………………………….749.000
30-Ramazan Berberolli……………………..622.100
31-Mersin Konçi……………………………..668.000
32-Sefedin Zhubi……………………………..159.200
33-Qamil Zhubi……………………………….203.750
34-A.Qoshja & I.Deliu…………………..1.566.000
35-Mehmet Kasmi & vëllezërit……….830.000
36-Vëllezërit Dushi……………………..1.606.320
37-Gjon Laca…………………………………..884.0 00
38-Vllazën Spahija………………………….325.250
39-Kasmi & Ferra…………………………….252.250
40-Iliaz Dajçi…………………………………..126. 800
41-Xhevat Gabeci…………………………….830.000
42-Xhundi Sheko & bijtë…………….27.950.000
43-Pashuk Bib Mirakaj………………….1.755.000
44-Xhemal Begeja……………………………143.000
45-Ibrahim Begeja…………………………1.440.000
46-Qamil Shtiza………………………………126.000
Shuma gjithsej e “tatimit të vërtetuar” 112.469.828 franga ari


Përgatititi: Roald A. HYSA

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit