Posts

Showing posts with the label muslimanet

Përsiatje pas Ramazanit 2019

Image
Përsiatje pas Ramazanit 2019 Roald A. HYSA Në prag të Ramazanit shumë prej nesh kishin bindjen, se ky muaj do të ishte i begatë për të gjithë ne, dhe kjo u duk qysh në mbrëmjen e parë të teravive kur gjoksi na u rehatua nga ngacmimet e vesveset e zakonshme dhe i falëm teravitë me një qetësi për ta pasur lakmi edhe në ditët e tjera jashtë këtij muaji. Nga diskutimet e bëra me vllezër të ndryshëm rreth mbarëvajtjes së këtij muaji diskutuam edhe për motin dhe vërejtëm që këta vitet e fundit Allahu me Madhështinë e Vet na e ka lehtësuar vapën, kur në javën e parë të agjërimit e ka freskuar motin dhe temperaturat, madje ka dërguar shi të bollshëm e të bereqetshëm, ndërkohë që pjesa më e madhe e shoqërisë tonë kërkonin t’iu drejtoheshin plazheve për t’u shuhëllyer në diell, e për të marrë sa më shumë rreze dielli. Me sa duket lutjet e besimtarëve për një agjërim më të lehtë edhe për motin u dëgjuan dhe u pranuan nga Allahu i Madhnueshëm dhe besimtarët me javën e parë me një m...

Drita e Zotit

Image
Drita e Zotit- Muhamedi alejhi salatu ue selem Nga errësirat e shekujve në heshtje vjen një kumbim, I pazëshëm luhatet nëpër hapësirat qiellore Mentarët dhe të urtët qiellit i drejtohen në meditim, Asgjë s’u bën përshtypje prej lodrave fëminore. Nga vetja i kthejnë sytë të shohin sa më mirë Por vështrimi ngadalë iu kthehet mbrapsht i molisur, Asgjë nuk shohin më dhe ngjajnë si të mpirë Megjithëse natyra përreth me ngjyra është e harlisur. Të humbur, të mpirë ata dhe të shpërqendruar Koten e tunden rreth vetes ashtu t’ rraskapitur... Më kot përpiqen e lodhen ata duke kërkuar, Tërmeti shkallmon shpirtrat e tyre të tronditur. O ZOT, krijues i pashoq i kësaj gjithësie, Me hap të drejtohemi e TI drejt nesh me vrap, Sado mundohemi me ngulmin e një fëmije, Madhështinë Tënde me mend askush nga ne s’e kap. Kudo i hedhim sytë mbushur e ke me mrekulli, Me male, shpend, yje, lule tokën e ke ngjyrosur, Në zemrat tona TI ke futur shumë dashuri Ta...

Morali “i harruar” i Profetit tonë alejhi salatu ue selem si model suksesi

Image
Morali “i harruar” i Profetit tonë alejhi salatu ue selem si model suksesi “Unë jam dërguar për të përsosur moralet e larta... Muhamedi alejhi salatu ue selem .” Synimi i moraleve të mira është që t’ia lehtësojnë jetën njeriut dhe në shoqëri të arrihet një mirëkuptim më i madh i grupimeve të ndryshme të saj. Në vijim po ju përcjell një diskutim publik me hoxhë Dorian Balliu nga Elbasani mbi një hadith të Profetit tonë të dashur Muhamedit alejhi selam. Diskutimi me hoxhën na sjell në vëmendje, se do të ishte mirë, jo vetëm mirë, por një domosdoshmëri, një detyrim për të gjithë ne që e duam Profetin alejhi selam, jo vetëm të pajisemi me moralet e larta profetike, por këto morale t’i jetësojmë sa më realisht dhe me nijetin e pastër dhe sinqeritet për Allahun e Lartësuar. Mendoj se është e nevojshme, që fillimisht të nisi një fushatë sensibilizuese në rrjetet sociale mbi këtë temë e më pas të ngrihet një mexhlis i madh, ku të diskutohet e të përcillen moralet e larta të më të ...

Xhamitë e vjetra historike të Durrësit

Image
Xhamitë e vjetra historike të Durrësit Vakëfet e vjetra të Durrësit janë një pjesë integrale e zhvillimit të këtij qyteti të rëndësishëm bregdetar. Ndryshimet urbane të pas viteve 1920 sollën edhe ndryshimin e paraqitjes urbanistike të qytetit dhe ndikuan gjithashtu edhe mbi vakëfet, si pjesë e trashëgimisë shpirtërore që vinte nga e kaluara. Zhvillimi dhe mirëmbajtja normale e vakëfeve u ndërpre brutalisht me ligj në vitin 1967. Pasojat dhe dëmet e shkaktuara gjatë asaj kohe ndihen edhe sot. Zhdukja dhe shndërrimi i tyre synonte fshirjen nga kujtesa kolektive e popullit të të gjithë kësaj trashëgimie materiale e shpirtërore. Deri në vitin 1930 para se të fillonte plani i ri rregullues i Durrësit kanë ekzistuar tre xhami. Xhamia Kaja Hanëmit pranë Hamamit Turk, Xhamia Fatih dhe Xhamia e Varoshit. Xhamia Kaja Hanëm është bombarduar, kur qyteti u rrethua nga Haxhi  Qamili. Kjo xhami më pas në planin e ri të qytetit nuk figuron askund, del vetëm në një foto të viteve 1920. N...

Gra të shquara të brezave të parë

Image
Gra të shquara të brezave të parë Roald A. HYSA Shpesh na duhet të shkruajmë për rolin e rëndësishëm të grave muslimane në jetën e përditshme, kulturore dhe atë fetare. Përkujtimi i tyre na vlen të gjithëve pa përjashtim sot, po aq sa edhe të rëndësishme ishin për kohën kur jetuan këto zonja. Bota muslimane pas largimit nga kjo botë e Profetit tonë të dashur Muhamedit alejhi selam u shtri brenda një shekulli nga kufijtë e Indisë e të Kinës e deri në Andaluzin e largët perëndimor. Jo çdo gjë merret me luftë dhe për këtë ka shembuj të gjithfarshëm, ku muslimanët e përhapën Islamin nëpërmjet dijes së gjerë e shkencore, po aq sa edhe me atë fetare. Në këtë lëmi edhe gratë muslimane nuk mbetën mbrapa, por kërkuan me këmbëngulje të jenë pjesë e mirësisë së përhapjes së Islamit. Në vijim do ju përcjellim emrat dhe pak fjalë për disa nga mijëra gra të shquara muslimane të kohëve të hershme. Emrat e grave të shquara dhe kontributet e tyre të rëndësishme vijnë deri në ditët ton...

Fqinjët tanë, Luftërat Ballkanike dhe Lufta e Madhe

Image
Fqinjët tanë, Luftërat Ballkanike dhe Lufta e Madhe Roald A. HYSA ( Në prag të shpalljes së Ditës së Pavarësisë, ditës së flamurit, më 28 nëntor në kujtesën tonë historike duhet të rikujtojmë gjithë ato masakra që pësoi popullsia shqiptare në pjesën më të madhe muslimane nga fqinjët tanë. Ngritja e Flamurit nuk zgjidhi gjithçka, ashtu si menduan patriotët, sepse masakrat dhe grabitjet vazhduan mbi shqiptarët, duke i etiketuar ata si turq për ta pasur më lehtë që t’i rreshtonin shqiptarët me humbësit. ) Luftërat ballkanike kanë shërbyer në një farë mënyre edhe si prelud i Luftës së Parë Botërore, e cila solli shkatërrime dhe dëme materiale të jashtëzakonshme për kohën. Një nga fatkeqësitë e mëdha të kësaj lufte ishte edhe numri i viktimave që shkon në total për të gjitha palët 38 milionë njerëz. Në tetor të 2010 do të mbyllej edhe pagesa e fundit e reparacioneve nga ana e Gjermanisë, e duke i futur këto ngjarje përfundimisht në sëndukët e errët të historisë. Dëmet që...

Adem Salihi myftiu anti-komunist

Image
Adem Salihi myftiu anti-komunist Krye-Myftiu i qarkut të Kukësit Adem Salihi gjatë kohës së Luftës II Botërore i paralajmëroi njerëzit për rrezikun sllavo-komunist, që i kanosej të gjithë shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë. Ai i kishte kryer studimet në Medresenë e Naltë të Tiranës një shkollim 12 vjecar, ku u edukuan jo vetëm me dashurinë për fenë e Allahut, por edhe me një dashuri të madhe për Shqipërinë. Një Shqipëri së bashku me Kosovën dhe të gjitha viset e tjera shqiptare jashtë kufijve të mbetura padrejtësisht. Madje pse tha të vërtetën, atë të vërtetë historike dhe pse e deshte Shqipërinë etnikë ta shihte në një shtet të vetëm ai vuajti burgjeve të komunizmit. Ai ju tregonte njerëzve se cfarë pasojash do të ketë vendi me vendosjen e regjimit komunist. Ai i tregoi popullit se komunistët nuk do të njohin fenë, se janë vetë të pafe; komunistët nuk e njohin pronën, se vetë nuk kanë pronë dhe duan t’ja marrin pasurinë popullit, për ta kthyer në robëri; ata nuk njohin tradit...

Ceni i Lakut dhe modeli i tij

Image
Ceni i Lakut dhe modeli i tij Nga Roald A. HYSA Përpara pak ditësh faqja Venaliu.al vuri në qarkullim një jetëshkrim të shkurtër me pak komente mbi një nga figurat emblematike tironase, por jo vetëm në Tironë, por në të gjithë Shqipërinë i njohur për ndihmën që ua ka dhënë pa kursim njerëzve ngado që vinin, ngado që ishin, pa dallim feje. Ai njihej si Ceni i Lakut apo Hysen Kazazi dhe deri sa ishte gjallë në këtë botë ai kishte respektin dhe dashamirësinë e të gjithëve. Kjo tashmë dihet dhe më e bukura është në gjithë këtë mesele, se dashamirësia e publikut tiranas dhe kujtimet e lidhura me këtë njeri të jashtëzakonshëm e babaxhan nuk janë harruar akoma. Pasi u shpërnda ky shkrim mbi Babë Cenin, kështu kishte qejf ta thërrisnin atë të gjithë me të cilët kishte kontakt, në faqen e Venaliut në FCB pati një shpërndarje virale të shkrimit dhe komente të shumta nga më pozitive e dashamirëset. Të gjithë ata që komentonin e kujtonin me mall Babë Cenin këtë njeri të jashtëzak...

Dibrani fisnik që la Stambollin për Tiranën

Image
Dibrani fisnik që la Stambollin për Tiranën Hafuz Xhemali- deputet i parlamentit shqiptar Nga Roald A. HYSA Nga Stambolli vjen në Tiranën tashmë kryeqytetin e Shqipërisë moderne për të dhënë kontributin e vet si legjislator e senator njëkohësisht. Ai është një nga përfaqësuesit e diasporës shqiptare të Stambollit dhe nga ballkoni i klubit Bashkimi në Stamboll ka ngritur flamurin kombëtar më 28 nëntor 1912 së bashku me patër Jul Bonatin. Hafuz Xhemal Mullai ose Dibra njihej nga të gjithë dibranët dhe shqiptarët kudo, si Hafiz Xhemali, madje edhe në listat e parlamentit shqiptar ku ai figuron si senator e deputet shkruhet Hafiz Xhemali. Një burrë fisnik dhe i pashëm me një mjekër që ia shtonte hijeshinë dhe të bënte për vete me fjalët e tij të ëmbla, që me zërin e tij i mahniste dëgjuesit gjatë këndimit të Kuranit dhe të gjithë ata që ishin të pranishëm qanin me lot. Njeri me katër gjuhë të huaja dhe me një bagazh të jashtëzakonshëm intelektual dhe orator. Kështu e...

Figurat e shquara muslimane dhe 100-vjetori i Shtetit Shqiptar

Image
Figurat e shquara muslimane dhe 100-vjetori i Shtetit Shqiptar (Një deklaratë e bërë me rastin e Ditës së Pavarësisë 4 vite më parë, por që ka vlerë edhe tashti, sidomos në ditën kur inaugurohet presidenti i Kosovës...) Në ditët që shkuan të festimeve mbi 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjes së flamurit tonë kombëtar në Vlorë u ndërmorën shumë iniciativa, festime e dekorime të figurave të ndryshme vendore e kombëtare. Megjithëse hoxhallarët shqiptarë kanë dhënë një kontribut të vyer që nga momenti i ngritjes së flamurit të pavarësisë në Vlorë dhe në shumë qytete të tjera, si dhe në vitet e mëpasme në vijim, ku dallojnë emrat e H. Vehbi Dibrës, H. Sherif Langut, H. Ali Korçës, H. Ismail Ndroqit, H. Ibrahim Repishtit, H. Ibrahim Dalliut, H. Xhemal Naipit, H. Kadri Prishtina etj., asnjë prej tyre nuk u përmend në të gjitha këto festime.  Asnjë prej këtyre hoxhallarëve patriotë, të cilët nuk e ndanë nga jeta e tyre binomin “Fe e Atdhe”, nuk mori qoftë ed...

Karakteristika të Profetit Muhamed alejhi selam

Image
Karakteristika të Profetit Muhamed alejhi selam vazhdim  8) Dashuria dhe Pastërtia. Muhaxhir ibn Kunfudh r.a. ka njoftuar se ai kishte kaluar nga Profeti a.s. ndërsa ai po urinonte, e përshëndeti atë me Selam, por Profeti a.s. nuk ia ktheu përshëndetjen derisa kërkoi mbrojtjen e Allahut xh.sh. prej shejtanit të mallkuar mori abdes dhe i kërkoi falje, duke i thënë: “ Mua nuk më pëlqen qe të përmend emrin e Allahut xh.sh., kur nuk jam në gjendje të pastër .” (Ibn Huzejmeh nr. 206) 9) Ruajtja dhe pasja kujdes e gjuhës (të folurit). Abdullah bin Ebi Auf r.a. thoshte se i Dërguari i Allahut xh.sh. i përkushtohej shumë përmendjes së Allahut xh.sh. (dhikrit), ai kurrë nuk fliste më kot. Ai do të zgjaste lutjet e tij dhe do të shkurtonte bisedat (të folurën) dhe kurrë nuk do të hezitonte të ndihmonte apo të kujdesej për nevojat e një nevojtari, të varfëri apo të veje. (Ibni Hibani nr. 6423) 10) Adhurues i shkëlqyer. Aishja r.a. thoshte se i Dërguari i Allahut...