Ceni i Lakut dhe modeli i tij



Ceni i Lakut dhe modeli i tij


Nga Roald A. HYSA


Përpara pak ditësh faqja Venaliu.al vuri në qarkullim një jetëshkrim të shkurtër me pak komente mbi një nga figurat emblematike tironase, por jo vetëm në Tironë, por në të gjithë Shqipërinë i njohur për ndihmën që ua ka dhënë pa kursim njerëzve ngado që vinin, ngado që ishin, pa dallim feje. Ai njihej si Ceni i Lakut apo Hysen Kazazi dhe deri sa ishte gjallë në këtë botë ai kishte respektin dhe dashamirësinë e të gjithëve. Kjo tashmë dihet dhe më e bukura është në gjithë këtë mesele, se dashamirësia e publikut tiranas dhe kujtimet e lidhura me këtë njeri të jashtëzakonshëm e babaxhan nuk janë harruar akoma. Pasi u shpërnda ky shkrim mbi Babë Cenin, kështu kishte qejf ta thërrisnin atë të gjithë me të cilët kishte kontakt, në faqen e Venaliut në FCB pati një shpërndarje virale të shkrimit dhe komente të shumta nga më pozitive e dashamirëset. Të gjithë ata që komentonin e kujtonin me mall Babë Cenin këtë njeri të jashtëzakonshëm për shërbimet që kishin marrë nga ky burrë me “rr” të fortë dhe në këmbim nuk kërkonte asnjë shpërblim, madje me të gjithë sillej buzagaz e iu mbaronte punë duke ua vënë në vend kockat me jakitë e tij të famshme në të gjithë Shqipërinë. E pra, mundimi dhe përkushtimi i një burri të vetëm nuk na vjen nga shumë larg në kohë. Fjalët e tij pozitive dhe zëri i tij i ëmbël shëronin shumë më shpejt se sa jakitë. Prandaj ai ka mbetur në kujtesën e shumë njerëzve nga Shqipëria, sepse ishte fjalë-ëmbël, të mbaronte punë duke i shëruar njerëzit dhe asnjë herë nuk e dëgjoi njeri të bënte pazar, madje edhe kur i thoje sa të bën haku, ai e vazhdonte bisedën me këshillat e veta për të pasur kujdes për shëndetin.
Kjo është ajo që mungon dhe ndjehet mungesa e tij sot. Ceni i Lakut ishte një model për të gjithë me sjelljet që kishte. Njeri besimtar dhe i përkushtuar, ky është modeli që mungon sot, prandaj edhe njerëzit e kujtojnë me mall atë.

Njerëzit kanë nevojë të madhe sot për modelin e këtij tironasi fisnik, që nuk gjindet kurrkund. Megjithatë nuk e humbim shpresën se do të dali një Cen tjetër,sepse ky vend siç i ka nxjerrë më herët mund t’i nxjerrë edhe sot. Tirana i ka mundësitë për ta nxjerrë përsëri jo një Cen, por disa dhjetëra.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit