Emri SHQIPTAR
Emri SHQIPTAR sipas osmanistit të shquar tiranas Osman MYDERRIZI
Në gjysmën
e dytë të shek. XVIII emëri i ri (Shqiptar), duket e fitoi luftën në shkallë kombëtare
dhe e zëvendësoi të vjetrin plotësisht. Johan Thunman, duke u mbështetur në dëshminë
e një voskopojari, Kostë Haxhi Jorgji Xhehanit shkroi më 1774 për emërin e vjetër
(Arbëri, Arbër, Arbani, Arbën): “Populli vetë e përbuz këtë emër dhe nuk do të emërohet
më me të”. Ç’ngjau, pse e përbuzi populli ynë emërin e vjetër në gjysmën e dytë
të shek. XVIII dhe adoptoi një emër tjetër të ri pa histori?
Në shek.
XVIII ngjau një kthesë e madhe në Shqipëri. Shumica e popullit tonë për arsye të
ndryshme e la Krishterimin dhe kaloi ne myslimanizëm. Emëri i vjetër nuk
tregonte vetëm kombësinë, po edhe besimin. Me ndërrimin e besimit u ndje nevoja
edhe e ndërrimit të tij. Emëri i ri SHQIPTAR që u adoptua si emër kombëtar bazohej
në gjuhën, në një nga elementet kryesore të kombësisë. Ky emër mund të jetë përdorur
si emër kombëtar nga myslimanët e parë shqiptar që në shek. XVI, po këta mbasi
ishin të pakët, shumicës nuk ia impononin dot.
Comments
Post a Comment