Posts

Showing posts with the label Tregim

Po të isha i pasur

Image
Po të isha i pasur Dino Buzzati Po të isha shumë i pasur, kështu do ta ndërtojë një shtëpi: paradhomë fort e vogël, korridor i ngushtë, një dhomë ndenjeje e mjerueshme, një dhomë gjumi e shkretë, mobilje të ronitura e të zhveshura, ca tablo, asnjë qilim, perde hiç fare, llamba të zbehta e të bezdisshme, atmosferë e përgjithshme parehatie. Ama, për sa i përket banjës, banjën do ta bëja të paktën dyzet metra katrorë dhe plot mermerë, majolika, çezma të ndritshme e shumë të vrullshme, llambadarë ngadhënjyes, pasqyra të lëmuara pa numërim, tapete të buta prej sfungjeri në ngjyra të brishta, sërë e sërë parfumet e rralla e tepër të shtrenjta, letra higjienike të buta si një psherëtimë, shishka e spërkatës të çdolloj, gramafonë stereofonikë me disqe madhështore, me një fjalë, luks i shfrenuar, hapësirë e tepërt, ëndje për t’u vërtitur lakuriq lart e poshtë, mbase dhe duke vrapuar. Përse arkitektët e dijshëm nuk ndërtojnë shtëpi të tilla? Është e lehtë të durohet mjerimi, kur m...

Java në një ditë - ALBANIA FM radio- 1 mars 2014

Image
Java në një ditë – 1 mars 2014 Selam alejkum të nderuar dëgjues të ALBANIA FM radios nga unë Roald Hysa në këtë ditë të parë të marsit kohë kur sythet e pemëve kanë filluar të çelin dhe në këtë muaj pritet të hyjë pranvera. Jemi përsëri në emisionin tonë Java në një ditë për të parë se çfarë ka ndodhur këtë javë që shkoi. Kjo javë ishte shumë e mbarsur me zemërim dhe probleme akute. E mbushur plot me virozat e stinës, por edhe për hall edhe me gripin e derrit, që rikthehet edhe një herë. Fëmijët e kanë vuajtur më tepër hallin e virozëve të stinës dhe në ditët në vijim na duhet të tregojmë më tepër kujdes për ta. Rreth pesë shpërthime të ndryshme kanë tronditur qytetet shqiptare, saqë mund të themi me plot gojën, se kjo paska qenë java e tritolit. Dikush humbi këmbët dhe nuk do të jetë në gjendje më të eci i lirë dhe mund të kishte humbur edhe jetën. “Tritoli ishte vendosur gabimisht” në makinën e dikujt është një nga deklaratat e policisë pas hetimeve, e po pastaj kjo do t...

Meditim

Image
Një meditim i shkurtër Roald A. HYSA Në ndriçimin e hënës dhe në dritën e diellit, o Zot, Ti na ke dhënë argumentet e tua. Për çdo ditë që kalon me hënën që ndryshon na ke dhënë argumentet e tua. Në të gjithë këtë natyrë që ke krijuar, aty i ke vendosur argumentet për ata që e mendojnë. Në zogjtë shumëngjyrësh, në kafshët e gjithfarllojshme, duke nisur qysh nga më të voglat e deri te më të mëdhatë e me milionat e llojeve që ke krijuar. Gjithsesi ato janë një sfidë, qoftë edhe një mizë e vogël është një sfidë e vazhdueshme për ata që e mohojnë; e një mrekulli tjetër për ne. Një zog i vogël gdhihet i uritur e ngryset në darkë i ushqyer e i ngopur pa iu dashur të derdhi djersë, vetëm në sajë të rriskut tënd. Sekush të falenderon sipas asaj që ia ke caktuar o Zot, por secili i pakët është në atë falenderim sado që të mundohet të bëjë më tepër. O Zot i Gjithësisë, Madhnia Yte nuk ka fund, e trondit njeriun me pafundësinë e saj dhe vështrimi i tij kthehet i molisur nga...

Hoxhe Nasredini

Image
Rabini çifut, prifti i krishterë dhe Nasradin Hoxha Një ditë Nasradin Hoxha kishte ftuar një rabin dhe një prift për darkë dhe për të biseduar me njëri-tjetërin. Kur po bisedonin Nasradini sjell një tavë të madhe me bakllava, që dukej se ishte përgatitur mirë, dhe shumë e shijshme. Ai e vuri në mes të sofrës dhe iu tha bujrum mysafirëve, mirëpo rabini mbajti frymën fort ngriti dorën lart dhe i tha dy të tjerëve: -Unë jam përfaqësuesi i popullit të zgjedhur nga Zoti në tokë, prandaj më takon mua ta haj bakllavanë, e juve s’keni për të ngrën asnjë thërrime! -Jezu Krishti vdiq për mua në kryq, për të larë gjynahet e mia; unë e besoj atë e ju nuk e besoni, kështu që mua më takon ta hajë të gjithë bakllavanë e t’iu lej juve vetëm thërrimet... Vazhduan të zihen, se kush do ta hante bakllavanë, e më në fund ranë dakord që të bien të flenë, e më pas kush do ta shohë pejgamberin e vet në ëndërr: ai edhe do ta hajë bakllavanë. Pasi u zgjuan në mëngjes dhe i lanë sytë rabini i...

Tre Kryebashkiake te Tiranes

Image
Tre hoxhallarë të shquar dhe njëkohësisht tre kryebashkiakë të kryeqytetit shqiptar Tiranës Roald A. HYSA Shumë njerëz sot do të habiteshin, por ja që kjo gjë është një fakt. Në periudhën e parë të Shtetit Indipendent Shqiptar 1920-1939 Tiranën e kanë drejtuar jo pak, por tre hoxhallarë të shquar si kryebashkiakë. Ata jo vetëm që e kanë drejtuar Tiranën si kryebashkiakë, por edhe kanë dhënë një kontribut të gjerë në jetën sociale dhe publike të Tiranës. Ata janë Zyber efendiu , që e drejtoi Tiranën në vitet e turbullta 1913-1914, kohë kur armiqtë e këtij kombi serbo-malazezët ishin turrur nga veriu dhe grekët nga jugu për ta shkatërruar Pavarësinë e Shqipërisë të shpallur në Vlorë. Ismail efendi Ndroqi, që e drejtoi Tiranën gjatë viteve 1917-1922, një nga kryebashkiakët më jetëgjatë gjatë Shtetit Indipendent e deri në vitin 1945, kohë kur regjimi komunist filloi t’i largojë me dhunë hoxhallarët nga jeta politike dhe publike. Djali tij është dr. Shefqet Ndroqi një nga ...

Batanija e ngrohtë e Gencit

Image
Dikur në kohën e regjimit monist në Shqipëri ishte një familje prej katër anëtarësh, ku gjyshi ishte më i vjetri dhe kishte shumë vite që kishte dalë në pension. Mosha e shtyrë dhe sëmundjet e kishin bërë që të ishte barrë për nusen e djalit të vet, e cila i bënte shërbim. Edhe djali i vet mundohej ta ndihmonte të atin kur vinte nga puna, po ashtu edhe nipçja i vogël Genci, që sapo i kishte mbushur 9 vjeç. Pas një farë kohe nusja e djalit nga lodhja e tepërt filloi t’i kërkonte burrit të vet, që ta çonin babën në azilin e pleqve. Normalisht burri i saj, nuk pranoi që ta çonte me duart e veta babën në azilin e pleqve, sepse e dinte që baba i vet, që e kishte rritur me aq shumë mundime do të pësonte një goditje të rëndë psikologjike. Megjithatë gruaja e tij nuk iu nda dhe pasi e mërziti burrin e vet për 9 muaj rresht për ditë, duke i kërkuar ta hiqte plakun nga shtëpia ia doli ta bindte bashkëshortin, që ta çonin plakun në Azil me justifikimin, se atje do të kishte një shërbim m...