Posts

Showing posts with the label rrefim

Po të isha i pasur

Image
Po të isha i pasur Dino Buzzati Po të isha shumë i pasur, kështu do ta ndërtojë një shtëpi: paradhomë fort e vogël, korridor i ngushtë, një dhomë ndenjeje e mjerueshme, një dhomë gjumi e shkretë, mobilje të ronitura e të zhveshura, ca tablo, asnjë qilim, perde hiç fare, llamba të zbehta e të bezdisshme, atmosferë e përgjithshme parehatie. Ama, për sa i përket banjës, banjën do ta bëja të paktën dyzet metra katrorë dhe plot mermerë, majolika, çezma të ndritshme e shumë të vrullshme, llambadarë ngadhënjyes, pasqyra të lëmuara pa numërim, tapete të buta prej sfungjeri në ngjyra të brishta, sërë e sërë parfumet e rralla e tepër të shtrenjta, letra higjienike të buta si një psherëtimë, shishka e spërkatës të çdolloj, gramafonë stereofonikë me disqe madhështore, me një fjalë, luks i shfrenuar, hapësirë e tepërt, ëndje për t’u vërtitur lakuriq lart e poshtë, mbase dhe duke vrapuar. Përse arkitektët e dijshëm nuk ndërtojnë shtëpi të tilla? Është e lehtë të durohet mjerimi, kur m...