Po të isha i pasur

Po të isha i pasur

Dino Buzzati

Po të isha shumë i pasur, kështu do ta ndërtojë një shtëpi: paradhomë fort e vogël, korridor i ngushtë, një dhomë ndenjeje e mjerueshme, një dhomë gjumi e shkretë, mobilje të ronitura e të zhveshura, ca tablo, asnjë qilim, perde hiç fare, llamba të zbehta e të bezdisshme, atmosferë e përgjithshme parehatie.
Ama, për sa i përket banjës, banjën do ta bëja të paktën dyzet metra katrorë dhe plot mermerë, majolika, çezma të ndritshme e shumë të vrullshme, llambadarë ngadhënjyes, pasqyra të lëmuara pa numërim, tapete të buta prej sfungjeri në ngjyra të brishta, sërë e sërë parfumet e rralla e tepër të shtrenjta, letra higjienike të buta si një psherëtimë, shishka e spërkatës të çdolloj, gramafonë stereofonikë me disqe madhështore, me një fjalë, luks i shfrenuar, hapësirë e tepërt, ëndje për t’u vërtitur lakuriq lart e poshtë, mbase dhe duke vrapuar.
Përse arkitektët e dijshëm nuk ndërtojnë shtëpi të tilla? Është e lehtë të durohet mjerimi, kur mund të dhjesësh si zotëri.


Gazeta Albania- përktheu Eliona Vasi

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit