Disa nga karakteristikat dhe zakonet e Profetit a.s.
Disa nga
karakteristikat dhe zakonet e Profetit a.s.
1) Intelekti i
shëndoshë. I Dërguari a.s. kishte një intelekt të kompletuar dhe të
shkëlqyer. Askush nuk ka zotëruar kurrë një intelekt të përkryer dhe të
kompletuar si ai. Kadi Ijadi ka thënë:
“Tek një individ bëhet i qartë fakti se
kur një studiues studion biografinë e Profetit a.s. e kupton natyrën e
marrëdhënieve të tij, thëniet kuptimplotë e gjithëpërfshirëse dhe mënyrat e
mira të sjelljes, etikën dhe moralin e lartë të karakterit, njohuritë e tij për
Torahun dhe Ungjijtë, dhe mbi librat e tjerë të shenjtë hyjnorë, njohuritë e
tij mbi shpalljen e mënçurisë, dhe njohuritë mbi popujt e shkuar, aftësinë për
të gjetur shëmbuj dhe për të zbatuar politika e për të kontrolluar sjelljet
emocionale. Ai ishte një shëmbull dhe model me të cilin populli i tij lidhte në
të gjitha fushat e njohurive çështjet e adhurimit, mjekësinë, ligjet e
trashëgimisë, prejardhjen dhe çështje të tjera gjithashtu. Ai dinte dhe kishte
njohuri mbi të gjitha këto pa lexuar ose shqyrtuar librat e shenjtë të atyre
para nesh dhe as nuk ishte ulur pranë dijetarëve të tyre. Profeti a.s. nuk
kishte shkollim formal dhe nuk kishte njohuri për gjithçka të mësipërme përpara
se të shpallej Profet, as nuk mund të shkruante apo të lexonte. Profeti a.s.
ishte i ditur me shtrirjen maksimale të kapacitetit të tij mendor. Allahu
xh.sh. e njoftoi atë për disa fakte që kishin ngjarë në të shkuarën dhe të
atyre që do të ndodhnin në të ardhmen. Kjo është një shenjë që sundimi i përket
vetëm Allahut xh.sh. dhe se Ai xh.sh. është i plotfuqishëm mbi çdo send.” (Kadi
Ijad “Shifa bita’rifi Hukukil-Mustafa”)
2) Duke bërë vepra
për hir të Allahut xh.sh., Profeti a.s. do të bënte gjithmonë veprime me
anë të të cilave do të kërkonte kënaqësinë e Allahut xh.sh. Ai u ofendua dhe u
fye në kohën kur i ftoi njerëzit në Islam, dhe përsëri u tregua i durueshëm,
dhe i duroi të gjitha këto, dhe shpresoi te shpërblimi i Allahut xh.sh.
Abdullah ibni Mesudi ka thënë:
“Me bëhet sikur po e
shoh Profetin a.s. dhe po flas për një Profet që u lëndua nga populli i tij. Ai
fshinte gjakun nga fytyra e tij dhe thoshte: O Allah, fale popullin tim për
atë që nuk di.” (Buhariu nr. 3290)
Xhundub ibn Sufjani
r.a ka thënë se një nga gishtat e Profetit a.s. po rridhte gjak gjatë njërës
prej betejave dhe ai i thoshte:
“Ti nuk je veçse
një gisht që rrjedh gjak dhe vuan në rrugë të Allahut xh.sh.”. (Buhariu nr.
2648)
3) Sinqeriteti.
Profeti a.s. ishte
shumë i sinqertë dhe i ndershëm në të gjitha çështjet dhe marrëdhëniet, ashtu
siç e kishte urdhëruar Allahu xh.sh. Allahu i Madhëruar ka thënë:
“Thuaj:
“Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin
e botëve. Ai
nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë
(thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i
muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)!” (Sure El Enamë, 6: 162-163)
4) Morali i lartë, Etika dhe
Shoqërueshmëria.
Rrëfimtari thotë:
“Unë e pyeta Aishen r.a. të më
fliste rreth mënyrave të sjelljes dhe të jetesës së Profetit a.s. dhe ajo tha:
“Mënyrat e tij ishin Kurani”.
Kjo tregonte se Profeti a.s. iu
përmbahej gjithashtu ndalesave të tij. Ai do të respektonte veprat e virtytshme
të përmendura në Kuran. Profeti a.s. thoshte:
“Allahu xh.sh. më ka dërguar mua të
përkryej mënyrat e sjelljes e të jetesës dhe të kryej vepra të mira.” (Buhariu
dhe Ahmedi
Allahu i Lartmadhëruar e përshkruan
Profetin a.s. në Kuran duke thënë:
“Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!” (Sure 68:4)
Enes bin Maliku r.a
ka qenë shërbyes i Profetit a.s. për 10 vjet, ditë për ditë gjatë udhëtimeve te
Profetit a.s., por edhe kur ai banonte në Medinë. Gjatë gjithë kësaj periudhe
ai i kishte mësuar të gjitha mënyrat e jetesës dhe sjelljes së Profetit a.s.
Ai thoshte:
“Profeti a.s. nuk i
betohej ndokujt, as nuk ishte i vrazhdë dhe kurrë nuk mallkoi ndonjë njeri. Kur
ai fajësonte dikë do të shprehej: Ç’problem ka ai që iu pluhurostë fytyra.”
(Buhariu nr. 5684)
5) Mirësjellja dhe
mënyrat e mira.
Sehl bin Sadi r.a. na ka njoftuar:
“Profetit a.s. i
ishte ofruar diçka për të pirë dhe ai piu prej saj. Në anën e tij të djathtë
ishte një djalë i ri dhe në anën e majte gjendeshin disa burra të moshuar.
Profeti a.s. e pyeti djalin e ri: A të vjen keq sikur t’u jap më të
moshuarve të pijnë? Djali i ri i tha: O Profet i Allahut, unë nuk do të
preferoja të pinte njeri prej vendit që pive ti përveç meje. Dhe kjo është
ndarja më e drejtë, meqë jam ulur ne të djathtën tënde. I Dërguari i Allahut
xh.sh. ia dha djalit të pinte në fillim.” (Buhariu nr. 2319)
6) Dashuria për
Përmirësim dhe Pajtim.
Sehl bin Sadi r.a.
thoshte se populli i Kubasë luftonin midis tyre dhe e qëllonin me gurë njëri-tjetrin. Profeti a.s. tha:
“Le të shkojmë dhe
ta zgjidhim këtë situatë dhe të vendosim paqen midis tyre.” (Buhariu nr.
2547)
7) Ai urdhëronte
për të mirë dhe ndalonte nga e keqja.
Abdullah ibn Abasi r.a. thoshte:
“I Dërguari i Allahut
xh.sh. pa një njeri që mbante një unazë të florinjtë e iu afrua atij, ia hoqi
nga dora dhe e flaku unazën. Profeti a.s. atëherë i tha:
“A mos vallë
ndonjëri prej jush dëshiron të mbajë një copë prushi në dorën e tij”?
Atij njeriu iu tha më
vonë pasi ishte larguar Profeti a.s.: “Merre sërish unazën tënde, përdore mirë
atë (d.m.th., shite). Ai iu përgjigj atyre: Jo, për Allahun! Unë kurrë nuk e
marr atë pasi e ka flakur Profeti a.s. (Muslimi nr. 2090)
Comments
Post a Comment