Emra Muslimane
Mbi kuptimin e
disa emrave të përveçëm turko-arabë
Abdi - Nga arabishtja (abd), rob, njeri.
Abdyl - Nga arabishtja (abd), rob, njeri.
Abdullah - Emër i përbërë nga bashkimi i dy emrave Abd+Allah, ku Allah
është emri i Zotit: Rob, Njeri i Zotit. Në shqip shkruhet dhe shqiptohet
Abdulla, pa “h”-në hundore ku dihet se në këtë rast është bashkëtingëllore e
pazëshme.
Abdurrahman - Abd+Rrahman, ku Rrahman është një nga emrat e Zotit që në
shqip do të thotë: I gjithëmëshirshëm. Rob i të Gjithëmëshirshmit. Në zonën
verilindore përdoret edhe në formën dialektale Adraman.
Abdurrahim - Abd+Rrahim. Abd u shpjegua më sipër ndërsa Rrahim, përsëri
është një nga emrat e Zotit që do të thotë: Mëshirëplotë.
Abedin - Adhurues.
Adem - Emër profeti dhe i njeriut të parë të krijuar në tokë nga Zoti. Në
gjuhët perëndimore njihet si Adam.
Adil - I drejtë.
Ahmed - Lavdërues, falenderues. Tjetër emër i Profetit Muhamed. Në formë
dialektale edhe Ahmet.
Aishe - Bashkëshortja e Profetit Muhamed, e cilësuar edhe e
njohur prej të gjithëve si “Nëna e besimtarëve”.
Ajet - Shenjë dalluese, simbol.
Akil - I mençur.
Alaudin - Në shqip fisnikëria e fesë.
Ali - I lartësuar, i lartë. I katërti nga kalifët e drejtë pas Ebu
Bekrit dhe djalë xhaxhai i Profetit Muhamed si dhe një nga
shokët më të ngushtë të Profetit.
Arnaut/i - Shqiptar. Me këtë emër emërtoheshin kryesisht shqiptarët prej
osmanëve dhe në botën arabe. I përdorur gjerësisht si mbiemër por kryesisht
jashtë trojeve shqiptare.
Asllan - Luan.
Asqeri - Ushtar.
Azem - Më i madhi. Imam Azemi, nën këtë emër njihet Ebu Hanifja, një
ndër katër imamët e mëdhej të Ehli-Sunetit.
Ba(h)ri - Det, njeri me dije të thella, të zgjeruara.
Bajram - Festë. Në shqip Festim.
Basir - Shikues, një nga 99 emrat e Allahut dhe që do të thotë shikues i
gjithçkaje, shikues i hollësishëm.
Bedri/je - Hënë e plotë.
Beqir - Nga Ebu Bekri, kalifi i parë pas vdekjes së Profetit Muhamed.
Burhan - Argument i prerë. Emër tjetër i Kur’ani Kerimit.
Bilal - Emri i njërit prej shokëve të Profetit Muhamed si dhe
myezini personal i tij.
Daut - Emër profeti, formë dialektale se në arabisht tingëllon si Davud.
Ndërsa në gjuhët perëndimore njihet si David.
Din/e - Fe, besim, religjion.
Emin/e - I besueshëm, i sigurtë. Eshtë një ndër cilësimet që i dha populli i
Mekës Profetit Muhamed përpara se t’i vinte profecia. Po ashtu edhe emri i
nënës së tij.
Enver - Nga arabishtja i ndriçuar, në shqip i përgjigjet Ndriçim.
Eshref - Më i nderuari ose në shqip Nderim.
Eqerem - Fisnik, bujar, i nderuar. Në veri përdoret edhe Ekrem.
Fadil - Njeri i mirë, njeri me merita.
Fa(h)rudin - Fahr+din. Fahr ka kuptimin krenari, madhështi, ndërsa din,
u shpjegua edhe më sipër fe, besim. Krenaria, madhështia e fesë.
Faruk - Ai që bën dallimin midis së mirës dhe së keqes. Kështu ishte
mbiemëruar Omer ibn Hatabi, kalifi i dytë i muslimanëve.
Fatime - Emri i bijës së Profetit Muhamed.
Fet(h)i - Të hapësh, të çlirosh. Në shqip i përgjigjet Çlirim.
Gafurr – Shumëfalës, një nga 99 emrat dhe cilësitë e Allahut të Madhëruar.
Galip - Fitimtar, ngadhnjimtar. Në shqip i përgjigjet Fitim.
Gani - I pasur, një nga 99 emrat dhe cilësitë e Allahut të Madhëruar.
Habib/e - I dashur, e dashur. Në shqip i përgjigjet Dashnor dhe Dashuri.
Hajredin - Bashkim i hajr+din, mirësi+fe. Në shqip i përgjigjet Besmir.
Halit - Nga Halid ibn Velidi, një ndër shokët e ngushtë të Profetit Muhamed.
Hamdi/e - Rrënja e këtij emri është hamd, që do të thotë lavdi,
falenderim, mirënjohje. Në shqip i përgjigjet Lavdim ose Lavdime.
Hamid/e - Falenderues, mirënjohës.
Harun - Emër profeti që në Perëndim njihet si Aron, vëllai i Musait
(Moisiut).
Haxhi/e – Vizitor i vendeve të shenjta, pelegrin.
Hava - Emër femre, e shoqja e Ademit, femra e parë në tokë e krijuar
prej Zotit nga brinja e Ademit. Në gjuhët perëndimore njihet si Eva.
Hidajet/e - Udhëzim, të drejtosh, të udhëzosh.
Hiqmet/e - Urtësi. Në gjuhën shqipe i përgjigjen Urtak dhe Urti.
Ibrahim - Emër profeti që në Perëndim njihet si Abraham.
Idriz - Emër profeti që përmendet në Kur’an.
Iljaz - Emër profeti që përmendet në Kur’an.
Inajet/e - Kujdesje, përkujdesje.
Islam - Paqe, nënshtrim, përulje ndaj Zotit.
Isa - Emër i njërit prej pesë profetëve të mëdhenj të Islamit që në
Perëndim njihet si Jezus.
Isak - Emër profeti, edhe në Perëndim po në të njëjtën formë njihet; djali
i dytë i Ibrahimit.
Ismail - Emër profeti që në Perëndim njihet si Ismael, biri i parë i Ibrahimit.
Izet - Forcë dhe krenari.
Jahja - Emër profeti që në Perëndim njihet si Gjon Pagëzori.
Jakub - Emër profeti që në Perëndim njihet si Jakob, Xhakob,
në shqip edhe Jakov.
Jonuz - Emër profeti që në Perëndim njihet si Jona.
Jusuf - Emër profeti që në Perëndim njihet si Xhuzepe ose Xhozef,
në shqip edhe Jozef ose Josif.
Kadri/e - Caktim, paracaktim.
Kapllan - Tigër.
Lejla - Natë, nata.
Lutfi/e - Butësi, i butë, i urtë.
Luti - Emër profeti që në gjuhët perëndimore njihet si Lot.
Mahmud/e - I lavdëruar. Në shqip i përgjigjet emri Lavdërim/e.
Maliq - (em.për.) Sundues, në arabisht Malik.
Meleq/e - (em.për.) Engjëll. Në shqip i
përgjigjet Engjëll dhe Engjëllushe.
Merjeme - (em.për.) E ëma e Profetit Isa, emër që në Perëndim njihet si
Miriam ose Maria.
Mexhid - (em.për.)
Misir - Emër i Egjiptit.
Mubareq - (em.për.) I bekuar. Në shqip i përgjigjet Bekim.
Muhamed - (em.për.) Shumë i lavdëruar. Profeti i fundit që solli Islamin.
Murat - (em.për.) Qëllim, synim, dëshirë, përgjërim. Emër i përhapur në
Shqipëri, emër i mbajtur nga disa sulltanë osmanë.
Musa - (em.për.) Emër profeti që në Perëndim njihet si Mose dhe
vëllai i Harunit (Aronit). Në shqip edhe Moisi.
Muslim - (em.për.) Besimtar. Në shqip i përgjigjet emri Besim. Në
formë dialektale edhe Myslym, Myslim dhe Mislim.
Mustehab/e - (em.për.) I pëlqyeshëm/e pëlqyeshme. Në gjuhën shqipe i përgjigjet Pëlqim/e.
Mumtaz - (em.për.) Shumë i mirë, i shkëlqyer. Në shqip i përgjigjet emri
Shkëlqim.
Munir - (em.për.) I ndriçuar. Në shqip i përgjigjet emri Ndriçim.
Mynevere - (em.për.) E ndritshme.
Myrteza - (em.për.) I kënaqur.
Myrvet/e - (em.për.) I zellshëm për punë të dobishme.
Nadir/e - (em.për.) I/e rrallë.
Nasirudin - (em.për.) Në shqip mbështetja e fesë.
Nebi - (em.për.) Lajmëtar. Emër që në vetvete si term nënkupton profetët e
Zotit.
Nexhmedin - (em.për.) Nexhm+din. Ylli i fesë.
Nexhmi/e - (em.për.) Nga nexhm – yll. Në shqip i përgjigjen Ylli
dhe Yllka.
Nimet/e - (em.për.) Dhunti, mirësi, begati.
Nuhi - (em.për.) Emër profeti që në gjuhët perëndimore njihet si Noe.
Nuredin - (em.për.) Nga bashkimi i fjalëve Nur+din. Në shqip drita e fesë.
Nuri/e - (em.për.) I shndritshëm. Në shqip Drita dhe Dritan.
Osman - 1. Kalifi i tretë pas Ebu Bekrit dhe një ndër shokët e
Profetit Muhamed. 2. Emri i themeluesit të dinastisë së osmanllinjve
dhe sulltani që hodhi bazat e Perandorisë Osmane.
Qamil - (em.për.) I plotë.
Qemal - (em.për.) Plotësim, përkryerje, përsosmëri.
Qeram - (em.për.) Nder. Në shqip i përgjigjet Nderim.
Qeramudin - (em.për.) Qeram+din. Nderi i fesë.
Qerem - (em.për.) Mirësi, bujari. Përdoret edhe Qerim.
Ramadan - (em.për.) Muaji i nëntë hënor që i përket kalendarit hënor islam të
hixhretit. Në shqip përdoret edhe Ramazan.
Rauf - (em.për.) I mëshirshëm.
Razi - (em.për.) I nevojshëm, i kënaqur, dakord.
Resul - (em.për.) I dërguar, mesazher. Emër që në vetvete si term nënkupton
profetët, të dërguarit e Zotit.
Reshit - (em.për.) I udhëzuar.
Rexhep - (em.për.) (Rexheb) Emër i njërit prej muajve hënorë të kalendarit
islam të hixhretit.
Ridvan - (em.për.) Kënaqësi.
Riza - (em.për.) Kënaqësi.
Rukije - Emri i njërës prej katër vajzave të Profetit që u martua me Osmanin,
kalifin e tretë të drejtë.
Ruzhdi - (em.për.) I plotësuar, i fortë, mendjeplotë.
Sabri/e - (em.për.) I durueshëm, durimtar. Në shqip i përgjigjet Durim/e.
Seadet - (em.për.) E lumtur, në shqip i përgjigjet emri Lumturi.
Sadik - (em.për.) I drejtë, i besueshëm, i sinqertë.
Salahudin - (em.për.) Në shqip bujaria e fesë. Në formë dialektore edhe Selaudin.
Sali - (em.për.) Emër profeti që
përmendet në Kur’an.
Seid - Në shqip i përgjigjet emri Fatlum.
Sejfullah - Emër i përbërë që do të thotë Shpata e
Allahut. Pas betejës së Tebukut ku në kulmin e betejës e merr komandën
Halid ibn Velidi, me këtë emër e mbiemëron Profeti Muhamed për zgjuarësinë që
tregoi në zgjedhjen e strategjisë për fitimin e kësaj beteje të rëndësishme.
Sulejman - Emër profeti që në gjuhët
perëndimore njihet si Solomon.
Suela - Su+el. Nga turqishtja su=ujë dhe el=dorë. Ujë
në dorë.
Shemsi/e - Diell. Në shqip i përgjigjet emri Diell/a.
Shemsudin - Shems+din. Dielli i fesë. Sami Frashëri është njohur edhe si
Shemsudin Samiu. Në formë dialektale edhe Shemsedin, Shemshedin.
Shuaip - Emër profeti që përmendet në Kur’an, një formë dialektale e tij në
shqip është Shaip.
Tahir - I pastër.
Tarik - Rrugë, drejtim.
Teki - Njeri i përkushtuar që i frikësohet Zotit.
Teufik - Mbarësi, sukses me miratimin
e Allahut.
Vahid - Nga arabishtja një, njëshi.
Ymer - Edhe Omer, edhe Umer. Kalifi i dytë pas Ebu Bekrit
dhe një ndër shokët e shquar të Profetit Muhamed.
Yzeir - Emër profeti që përmendet në
Kuran, arabisht Uzeir.
Xhelal - Fisnik.
Xhelaledin - Fisnik i fesë.
Xhemal - Bukuri.
Xhemaledin - Formohet nga bashkimi dy emrave Xhemal+Din, I bukur + fe.
Bukuria e fesë.
Xhemil - I bukur.
Xhevat - Shumë bujar, shpenzues i mire,
dhënës duarplot.
Zabit - Nga arabisht Oficer, gjendet edhe në
formën dialektale Sabit.
Zejneb - Emri i njërës prej bijave të
Profetit Muhamed. Në formë dialektale edhe Zejnep.
Zenel - Stoli.
Zenel Abedini - Stolia e fesë.
Zeqirja - I ati i profetit Jahja,
në arabisht Zekerija, formë e cila përdoret e tillë në veri të
Shqipërisë.
Zyhdi - Njeri që i ka kthyer shpinën
anës materiale të kësaj bote.
Comments
Post a Comment