Xhamia e Et'hem beut






Xhamia e Et’hem Beut po vuan

Pak histori për xhaminë simbol të kryeqytetit të të gjithë shqiptarëve

Xhamia e Et’hem Beut, është një nga xhamitë kryesore dhe domethënëse të Botës Islame Shqiptare, u themeluar prej Mulla Beut nga Petrela rreth fundit të shekullit XVIII.
Mbi derën e parë të xhamisë edhe sot e kësaj dite gjendet një rrasë në të cilën vërtetohet që kjo xhami u ndërtua nga Mulla Beu, një njeri i pasur tiranas, i cili me qëllim bamirësie i hodhi themelet e para të kësaj Xhamie më 1791.
Mulla Beu arriti të mbarojë edhe cepat e kubesë së kësaj xhamie. I ndjeri, nuk mundi të përjetonte zbukurimet dhe peisazhet në këtë xhami, pasi ndërroi jete më 1807.
Falë Allahut (s.u.t.), i biri i Mullait, Haxhi Et’hem Beu, i pasur, me dije dhe pozitë, arriti të plotësojë minaren e xhamisë. Ai bëri dekorimin me peisazhe të xhamisë, ndërtoi tavanin e portikun dhe kështu mundi të përfundojë xhaminë me 1830/31. Që pas kësaj kohe Ezani filloi të dëgjohej nga kjo xhami në të pesë vaktet e ditës.

Rreth ndërtimit të Xhamisë

Për arkitektin e kësaj xhamie nuk ka të dhëna të qarta, por për anën e pikturimit të xhamisë, mes popullit të Tiranës flitet se kanë qenë dy qytetarë intelektualë të Tiranës, të quajtur Mulla Isuf Zorba dhe Mulla Halim Bulku.
Nje veçori e kësaj xhamie është futja e elementit natyror në zbukurimin e saj. Salla e xhamisë është e ndarë në kate, në të cilat gjejmë natyra të qeta, të cilat ngjiten deri në kube.
Kubeja e xhamisë me një pamje madhështore është e zbukuruar me “Ajetul Kursinë” shkruar në forme spirale. Ndërsa në fund të kubesë janë shkruar të nëntëdhjetë e nëntë (99) emrat e Allahut (s.u.t.).
Xhamia përmban 18 dritare, ka një mimber të madh prej druri. Në xhami gjithashtu gjendet edhe mafili në të cilin falen gratë.

Një nga shqetësimet e sotme për këtë xhami janë pikërisht zbukurimet bimore dhe kaligrafike që po dëmtohen dita-ditës dhe peisazhet që ia shtojnë së tepërmi bukurinë dhe interesin e vizitorëve.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit