Posts

Showing posts with the label opinion

RRETH ZGJEDHJEVE TË XHEMATIT

Image
RRETH ZGJEDHJEVE TË XHEMATIT Sikundër e patëm shkruë në numrin e kaluem sod fillojnë zgjedhjet e xhemati Islamijes, e mbarojnë në pesë të Qershurit, ku në pesmëdhetë t’ati mueji hapet kongresi në kryeqytet, i cili ka për detyrë (për veç kontrollimit të veprimeve dy vjeçare) me rizgjedh (në qoftë nevoja) edhe kryetarin e antarët e këshillit të naltë të sheriatit. Duë t’i urojë vllaznit t’onë për kta zgjedhje të cilat po bahen me lirië e qetësië të plotë nën hijen e flamurit të Qeveriës Republikane. Sa do që shtet i ynë nuk asht i mështetun në ndonji fe zyrtare por si mbas nenit të posaçëm të statutit, Qeverija, tri feënat që gjinden në Shqipnië i nderon; jo vetëm se i nderon, por edhe me sa mundet ju ndihmon: prandaj si në të gjitha punët shtetnore, ashtu edhe në pikpamje fetare, komb’ i ynë asht fort i lumtun. Dihet se feëja asht nji nga ndjenjat naturale të njerziës, për ket shkak si kur doherë edhe sod, s’ka as nji komb në faqe të dheut që t’jetë pa feë; na shqiptarët s...

Himni i flamurit dhe strofat e harruara

Image
Himni i flamurit dhe strofat e harruara Roald A. Hysa 28 vs 29 nëntori, tashmë njerëzit janë ndarë në dy pjesë. 5 Heronjtë e Vigut u rivendosën në Shkodër dhe politika festoi e ndarë. Ardhja në fuqi e komunizmit la në heshtje shumë gjëra. Për ato gjëra sapo ka filluar të flitet, por gjithmonë në skaje. Njerëz dhe figura të margjinalizuara nga historiografia komuniste e indoktrinuar nga një ideologji ateiste ekstreme, e cila i shuante apo i nxirrte në harresë për t’i larguar nga kujtesa kolektive e popullit. Rasti në fjalë është vetë himni i Flamurit, tek i cili u aplikua kjo ideologji. Pak histori "Himni i Flamurit" ose siç njihet rëndom "Rreth Flamurit të Përbashkuar" është përdorur për herë të parë në 1912, me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë nga baballarët e Kombit Shqiptar në Vlorë. Fillimisht himni jonë ka qenë një marsh rumun i përdorur edhe si himn kombëtar. Muzika është kompozuar nga   Ciprian Porumbescu ,   ndërsa autor i teksti...

JAVA NË NJË DITË – ALBANIA FM RADIO 90,4 mgh

Image
JAVA NË NJË DITË – 8 shkurt 2014 Selam alejkum të nderuar dëgjues të Albania FM radio në këtë të shtunë të dytë të shkurtit nga unë Roald Hysa. Shpresoj që të kemi kaluar një javë të mirë dhe ju uroj një fundjave të këndshëm sinqerisht kësaj radhe.  Java iku shpejt dhe tashti po e shohim, se ajo ka shtuar diçka mbi barrën e halleve që kemi. Kronika e zezë e shoqërisë tonë si brenda familjes, po ashtu edhe jashtë vazhdon të pasurohet brenda ditës. Katër djem të një bande grabitësish karburantesh janë kapur pasi janë regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe opinioni publik i tmerruar ka ndjekur pamjet se si punonjësit e karburanteve goditeshin vazhdimisht me grushte e kaçavida për t’ju grabitur paratë. Me siguri që do të dënohen me aq vite burg sa parashikon ligji, por a do të marrin dënimin e merituar? A do të zhdëmtohen ato njerëz që u goditën barbarisht në kokë e në trup me kaçavida? Vallahi e dyshoj këtë gjë! Politika vazhdon përplasjet e veta në Kuvend e Presidencë,...

Java në një ditë- emision radiofonik në ALBANIA FM radio

Image
Java në një ditë  - 25 janar 2014 Selam alejkum të nderuar dëgjues të Albania FM radio, përshëndetje nga unë Roald Hysa dhe një fundjave ta kaloni sa më mirë. Një javë e lodhshme iku e një javë tjetër e lodhshme na pret përsëri. Sherret në parlament vazhduan me po të njëjtin ritëm si edhe më parë. Qeveritarë që heshtin dhe fshehin dhe populli që normalisht dhe logjikisht kërkon transparencë për atë që duan të bëjnë të zgjedhurit e tyre. Vrasjet dhe aksidentet rrugore vazhdojnë të nxijnë faqet e para të gazetave dhe titrat e kanaleve televizive. Zëri shabllon i spikerave i përcjell po njësoj këto lajme tragjike. Vrasjet me C4 me sa duket po hyjnë në modë dhe duhet pasur kujdes që celularin ta mbash larg makinës apo lokalit, se nuk po merret vesh se çfarë po ndodh. Audienca e opinionit publik po përjeton një dramë në vazhdim, me të gjitha detajet e hollësishme të përcjellura nga gazetarë të etur për scoop dhe për emër. Rëndom njeriu i gjorë kur lëviz kanalet televizive apo t...