Posts

Showing posts from May, 2015

Përshkrimi i Profetit Muhamed alejhi salatu ue selam

Image
Përshkrimi i Profetit Muhamed  alejhi salatu ue selam Hindi, vajza e Ebu Halah et-Temimit r.a., e përshkruante Profetin e Allahut xh.sh. si me poshtë: “ I Dërguari i Allahut xh.sh. ishte një njeri i mrekullueshëm, që ishte i nderuar denjësisht nga të gjithë ata që e takuan dhe e panë atë. Fytyra e tij shkëlqente si hëna e plotë. Ai ishte i një gjatësie mesatare, as shumë i gjate, as shumë i shkurtër. Ai kishte kokë të madhe dhe flokët e tij ishin të përdredhura. Ai i ndante në mes flokët nëse ato i zgjateshin shumë, ndryshe flokët e tij nuk i kapërcenin bulat e veshëve të tij në rrethana normale. Ai ishte mishërimi i shëndetit. Balli i tij ishte i gjerë, vetullat e tij ishin të rregullta e të pashme në mënyrë të natyrshme dhe ato nuk ishin të bashkuara. Ai kishte një venë në mes të vetullave që i fryhej në rast zemërimi, hunda e tij ishte e drejtë dhe kishte një ngjyrë të kuqe të veçantë. Rrëza e hundës ishte e gjatë dhe e hollë. Profeti a.s. kishte një mjekër të trash

IBNI SAHIB

Image
IBNI SAHIB- Historia e një lejleku dhe të burgosurve politik ë n ë kampet e pun ë s Nj ë histori intriguese e nj ë lejleku, i cili me pranin ë e vet i qet ë sonte t ë burgosurit n ë p ë r kampet e pun ë s. Historin ë e Ibni Sahibit e kam d ë gjuar prej bab ë s tim qysh n ë mesin e viteve 1980. Shum ë histori t ë dhimbshme burgjesh i di qysh prej atyre viteve t ë err ë ta. Llojet e torturave se si i torturonin me t ë nxehtin e vap ë s dhe munges ë n e ujit p ë r t ë pir ë t ë burgosurit politik ë . Macja n ë ç itjane, nj ë tortur ë q ë iu b ë hej grave t ë burgosura si Musine Kokalari e Marije Tuci, l ë nia n ë diellin e nxeht ë i lidhur me tel me gjemba, t ë varur me kok ë posht ë n ë skarpatin e kanalit t ë ujitjes me nj ë bidon 25 litrash t ë mbushur plot dhe q ë ua varnin n ë qaf ë e shum ë t ë tjera... Fal ë disa kujtimeve nga miku im Shp ë tim Hereni dhe Neritan Kolgjini plot ë sohet n ë nj ë far ë m ë nyre mozaiku i historis

Dinastia e Sulltanëve Osmanë

Image
Dinastia e Sulltanëve Osmanë Osmanët - (1300-1924) Dinasti mbretërore turke që krijoi më pas një nga shtetet më të mëdha të kohës dhe më të fuqishme, dhe që pati një ndikim të fuqishëm në rrjedhat e kohës. Kjo dinasti themelohet nga komandanti turk Osman beu, i biri i Ertogrulit që krijoi i pari shtetin e vet dhe mbetet një nga dinastitë më jetëgjata në historinë e njerëzimit. Më pas pinjollët e Osmanit me zgjerimin e pushtimeve dhe forcimin e pushtetit të tyre marrin titullin sulltan. Me sulltan Selimin në vitin 1517 që pasi nënshtroi Mamlukët e Egjiptit dhe merr kontrollin e Vendeve të Shenjta, Meke dhe Medine, osmanët ngrihen në gradën e kalifit. Këtij titulli që e mbajtën edhe sulltanët osmanë, iu dha një rëndësi e veçantë prej tyre nga fundi i shekullit XIX me afrimin në Lindje dhe fuqizimin e shteteve të krishtera, duke e theksuar rolin e kalifit në përpjekje për të gjetur mbështetje nga muslimanët që jetonin jashtë sundimit të tyre. Perandoria Osmane u rrëzua gjatë Luft