Dinastia e Sulltanëve Osmanë



Dinastia e Sulltanëve Osmanë

Osmanët - (1300-1924) Dinasti mbretërore turke që krijoi më pas një nga shtetet më të mëdha të kohës dhe më të fuqishme, dhe që pati një ndikim të fuqishëm në rrjedhat e kohës. Kjo dinasti themelohet nga komandanti turk Osman beu, i biri i Ertogrulit që krijoi i pari shtetin e vet dhe mbetet një nga dinastitë më jetëgjata në historinë e njerëzimit. Më pas pinjollët e Osmanit me zgjerimin e pushtimeve dhe forcimin e pushtetit të tyre marrin titullin sulltan. Me sulltan Selimin në vitin 1517 që pasi nënshtroi Mamlukët e Egjiptit dhe merr kontrollin e Vendeve të Shenjta, Meke dhe Medine, osmanët ngrihen në gradën e kalifit. Këtij titulli që e mbajtën edhe sulltanët osmanë, iu dha një rëndësi e veçantë prej tyre nga fundi i shekullit XIX me afrimin në Lindje dhe fuqizimin e shteteve të krishtera, duke e theksuar rolin e kalifit në përpjekje për të gjetur mbështetje nga muslimanët që jetonin jashtë sundimit të tyre. Perandoria Osmane u rrëzua gjatë Luftës së Parë Botërore (1914-1918). Pas lufte nacionalistët turq shfronëzuan sulltanin dhe më së fundi kalifati pushoi së ekzistuari (Mars 1924) nga Asambleja e Madhe Kombëtare Turke. Heqja e kalifatit solli druajtje dhe hutim në shumë pjesë të botës muslimane dhe shumë protesta u drejtuan kundra qeverisë turke për këtë veprim. Një pas një, mbreti Hysen ibn Ali i Hixhazit (tashti krahinë e Arabisë Saudite), drejtoi thirrje për titullin e kalifit nën cilësinë e pasardhësit të drejtpërdrejtë të familjes profetike dhe kontrolluesit të të dy qyteteve të shenjta, Mekes dhe Medines. Megjithatë thirrja e tij u prit pa vëmendjen e duhur jashtë Palestinës, Sirisë dhe pjesëve të ndryshme të Arabisë Saudite. Nënshtrimi i Hixhazit më 1925 nga Abdyl Aziz ibn Saudi, sundimtari i Nexhdit në Arabi, e bëri thirrjen e Hysenit edhe më të pavlefshme. Një kongres musliman i mbajtur në Kajro më 1926 për të zgjedhur një zëvendës të pranueshëm dështoi dhe përfundoi në një apel botës muslimane për të punuar së bashku për të ristabilizuar kalifatin. Sidoqoftë qysh prej Luftës së Dytë Botërore preokupimi i shteteve muslimane ka qenë pavarësia kombëtare, problemet ekonomike dhe ringritja e kalifatit tashti për tashti nuk duket aq e rëndësishme për to.


Osman         1300-1326
Orhan          1326-1360
Murat I        1360-1389
Bajazit I       1389-1402
Interval bosh ndërmjet dy sulltanëve nga pushtimi mongol.
Mehmet I     1413-1421
Murat II       1421-1444
Mehmet II    1444-1446
Murat II       1446-1451
Mehmet II    1451-1481
Bajazit II      1481-1512
Selim I         1512-1520
Sulejman II 1520-1566
Selim II        1566-1574
Murat III      1574-1595
Mehmet III 1595-1603
Ahmet I       1603-1617
Mustafa I     1617-1618
Osman II     1618-1622
Mustafa I     1622-1623
Murat IV      1623-1640
Ibrahim        1640-1648
Mehmet IV 1648-1687
Sulejman III 1687-1691
Ahmet II      1691-1695
Mustafa II    1695-1703
Ahmet III     1703-1730
Mahmud I    1730-1754
Osman III    1754-1757
Mustafa III   1757-1774
Abdulhamid 1774-1789
Selim III      1789-1807
Mustafa IV 1807-1808
Mahmud II 1808-1839
Abdulmexhid I 1839-1861
Abdulaziz    1861-1876
Murat V       1876
Abdulhamid II       1876-1909
Mehmet V    1909-1918
Mehmet VI 1918-1922
Abdulmexhid II 1922-1924
Kalifi i fundit

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit