Morali “i harruar” i Profetit tonë alejhi salatu ue selem si model suksesi
Morali “i harruar” i
Profetit tonë alejhi salatu ue selem
si model suksesi
“Unë jam dërguar për të
përsosur moralet e larta... Muhamedi alejhi salatu ue selem.”
Synimi i moraleve të mira është
që t’ia lehtësojnë jetën njeriut dhe në shoqëri të arrihet një mirëkuptim më i madh
i grupimeve të ndryshme të saj. Në vijim po ju përcjell një diskutim publik me
hoxhë Dorian Balliu nga Elbasani mbi një hadith të Profetit tonë të dashur
Muhamedit alejhi selam. Diskutimi me hoxhën na sjell në vëmendje, se do të
ishte mirë, jo vetëm mirë, por një domosdoshmëri, një detyrim për të gjithë ne
që e duam Profetin alejhi selam, jo vetëm të pajisemi me moralet e larta
profetike, por këto morale t’i jetësojmë sa më realisht dhe me nijetin e pastër
dhe sinqeritet për Allahun e Lartësuar. Mendoj se është e nevojshme, që
fillimisht të nisi një fushatë sensibilizuese në rrjetet sociale mbi këtë temë
e më pas të ngrihet një mexhlis i madh, ku të diskutohet e të përcillen moralet
e larta të më të dashurit tonë Muhamedit alejhi selam.
Sjellja dhe futja e
modelit profetik në jetën njerëzore të përditshme do të përjashtonte vetvetiu çdolloj
modeli tjetër vulgar, që na ofrohet mediatikisht nga kanalet e ndryshme
mediatike.
Diskutimin e gjeni në
vijim:
Dorian Balliu Kur lexon kete hadith te lind nje pyetje natyrshem,
moralet e larta duhet te kene mangesi atehere?!
Roald Hysa Profetet kane qene te pajisur me morale, Profeti jone
erdhi si permbyllje e thirrjes dhe e misionit profetik...
Dorian Balliu Pyetja qe me lind mua eshte ne raport me moralin, ndersa
ne raport me Profetin jam shume i bindur qe ai ka cekur majen ne kete aspekt,
dhe shume krenar qe jam pasues i tij.
Dorian Balliu Nese profeti thote do te plotesoj moralet e larta, kjo nuk
ka dyshim qe ato e kane nje mangesi, dhe nese kane mangesi edhe pse jane morale
te larta atehere cila eshte dhe si plotesohet?
Dorian Balliu Tani mendoj qe eshte me e qarte pyetja ime. Hajde vella
Roald jep kontributin tend ne komentin e ketij hadithi madheshtor qe na servire
sot, Allahu ta shperblefte!
Roald Hysa Allahu te shperblefte per mendimin e mire qe ke per mua
vlla i nderuar
Roald Hysa modestisht po pergjigjem, se juve ju kemi nga hoxhallaret
tone te dashur, problemi qe shohim te vetja dhe te vllezerit tone eshte se ne
ia kerkojme me ngulm tjetrit moralin dhe per vete ndoshta nuk jemi ne terezi,
kjo ishte e para,
ndersa e dyta vlla i dashur eshte, se ne duhet
patjeter te marrim nga nje moral te Profetit tone te dashur dhe ta zbatojme me
sa fuqi qe kemi...
sa per komente ndaj ketij hadithi madheshtor, ju mund
te na percillni ne ditet ne vijim qofte ndonje nga edebet e shumta te larta te
Profetit tone te dashur, qofte ndonje koment nga te paret tone, per te na e
bere me te qarte ndonje leshim qe mund ti kem bere une
Dorian Balliu Nje nga komentet me te bukura qe kam degjuar ndonjehere
lidhur me kete hadith. Moralet e larta do te jene te mangeta derisa te vihen ne
sherbim te nje qellimi fisnik, madhor, sic eshte qellimi per hater te Zotit.
Persa kohe qe ato nuk i sherbejne ketij qellimi do te mbeten te mangeta edhe
pse konsiderohen morale te larta. Prandaj u dergova une, qe ti plotesoj ato:
-tha Profeti Muhamed -aljehi selam-.
Mjaftojne disa shembuj konkrete nga jeta e perditshme
per ta kuptuar me mire filozofine e ketij hadithi. Kryetari i Bashkise puth
doren e nje nene te moshuar, sigurisht qe kjo eshte nje veper shume e mire, qe
faktikisht percjell mesazhin e nje morali te larte te kryetarit te bashkise,
por qe eshte i manget, i paplotesuar derisa te jete per hater te Zotit dhe jo per
perfitime te tjera, sic ndodh tek ne gjate fushates elektorale. Shume njerez
sillen xhentelmene per arsye te pozites shoqerore qe kane, pra se ja do detyra,
ata konsiderohen te moralshem, duken te moralshem, por moralet e tyre jane te
mangeta. Allahu i pershkruan keshtu profetet ne Kuran: "Ne ju ushqejme
vetem per hater te Allahut, prej jush nuk kerkojme as shperblim dhe as
nderime". Me fal per tejzgjatjen, ky hadith meriton me shume diskutim dhe
trajtim, por ketu behemi te bezdisshem, ndoshta na jepet mundesia ta trajtojme
ne ndonje takim apo simpozium sepse vertete ja vlen.
Nuk e pëlqej · Përgjigju · 1 ·
Roald Hysa Allahu te shperblefte me xhenet, per keto qe me mesove, se
me thene te drejten nuk e kuptova mire pyetjen qe me bere me siper, o vlla, do
te kujtoj me dua per kete mesim te mire qe sapo më dhé...
Comments
Post a Comment