Kur një GRUA me amanet ia mbledh edhe MBRETIT!
Kur një GRUA me amanet ia mbledh edhe MBRETIT!
(Gruaja që la tokën vakëf
për gratë që do të lindnin vetëm vajza)
Kalifja Mensur
kërkon dorën e një femre, dhe duke qenë se në kohën e tyre martesa me më shumë
se një grua ishte më shumë se normale, ERVA apo siç njihej ndryshe UMU MUSA i vendosi
kusht Kalifit Mensur, që nuk ia bënte kush fjalën dysh dhe i tha:
-Sa të jem unë
gjallë s’do të kesh grua tjetër në jetën tënde,- dhe MBRETI pranoi dhe ju
përmbajt fjalës së dhënë bashkëshortes së tij.
Por kjo grua nuk e bëri
të njohur ky veprim, aq sa u njoh me një veprim tjetër: Ajo kishte një tokë të
madhe, të cilën e shndërroi në tokë vakëf (pronë që i shërben vetëm një qëllimi
të përcaktuar dhe nuk shitet), për të ndihmuar vetëm një kategori njerëzish: PËR
GRATË QË LINDNIN VAJZA, duke luftuar në këtë formë mentalitetin e gabuar të parapëlqimit
të djemve ndaj vajzave , dhe një luftë e tillë vazhdoi për 100 vjet pas vdekjes
së saj.
nga hoxhe Gentian Mara
Comments
Post a Comment