Xhamitë e vjetra historike të Durrësit


Xhamitë e vjetra historike të Durrësit

Vakëfet e vjetra të Durrësit janë një pjesë integrale e zhvillimit të këtij qyteti të rëndësishëm bregdetar. Ndryshimet urbane të pas viteve 1920 sollën edhe ndryshimin e paraqitjes urbanistike të qytetit dhe ndikuan gjithashtu edhe mbi vakëfet, si pjesë e trashëgimisë shpirtërore që vinte nga e kaluara. Zhvillimi dhe mirëmbajtja normale e vakëfeve u ndërpre brutalisht me ligj në vitin 1967. Pasojat dhe dëmet e shkaktuara gjatë asaj kohe ndihen edhe sot. Zhdukja dhe shndërrimi i tyre synonte fshirjen nga kujtesa kolektive e popullit të të gjithë kësaj trashëgimie materiale e shpirtërore.
Deri në vitin 1930 para se të fillonte plani i ri rregullues i Durrësit kanë ekzistuar tre xhami. Xhamia Kaja Hanëmit pranë Hamamit Turk, Xhamia Fatih dhe Xhamia e Varoshit. Xhamia Kaja Hanëm është bombarduar, kur qyteti u rrethua nga Haxhi  Qamili. Kjo xhami më pas në planin e ri të qytetit nuk figuron askund, del vetëm në një foto të viteve 1920. Në vitin 1938 është bërë i mundur ndërtimi i Xhamisë së Madhe me prishjen me mirëkuptim të Xhamisë së Varoshit. Pas kësaj periudhe Durrësi ka patur vetëm dy xhami në qendër të qytetit e një në periferi. Xhamia e quajtur Xhamia e Lagjes se Re ose Xhamia e Jevgjve, e cila ka qenë me vendndodhje në krah të djathtë të muzeumit u ndërtua në vitin 1925.  Kështu në vitin 1967 u mbyllën me dekret tri Xhamitë kryesore të qytetit të Durrësit -Fatih, Xhamia e Madhe dhe Xhamia e Lagjes së Re. Xhamia e Fatihut është edhe vakëfi më i vjetër i qytetit me sa dihet.


e. shefkiu/ r.a. hysa

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit