Karakteristika të profetit Muhamed alejhi selam
Karakteristika
të profetit Muhamed alejhi selam /3
15) Besim i fortë dhe mbështetja tek Allahu xh.sh.
Ebu Bekri r.a. ka thënë:
“U shikoja këmbët paganëve, kur ishim në shpellë (në
shpellën Theur). Unë thashë: O Profet i Allahut xh.sh., nëse dikush prej tyre e
hedh shikimin poshtë te këmbët e veta, ai do të na shohë. I Dërguari i Allahut
xh.sh. tha: “O Ebu Bekër, a nuk e di se kur janë dy persona, Allahu i
Madhëruar është i Treti i tyre.” (Muslimi nr. 1584)
16) Shpirtbutësia dhe dhembshuria.
Ebu Katadeh r.a. ka thënë:
“I Dërguari i Allahut ndërsa po e kryente faljen
mbante në krahë një vajzë të vogël, e cila quhej Umame, e bija e Ebul Asit. Kur
ai përulej në ruku, e ulte atë në tokë dhe kur ngrihej e mbante sërish në
krahë. (Buhari nr. 5650)
17) Thjeshtësimi dhe lehtësimi.
Enesi r.a. thoshte se i Dërguari i Allahut xh.sh. ka
thënë:
“Unë e fillova faljen, me qëllim që ta zgjasja atë,
por dëgjova një të qarë fëmije. Atëherë unë e shkurtova namazin, sepse unë e di
se nëna e atij fëmije do të vuante nga të qarat e tij.” (Buhari nr. 677)
18) Frika ndaj Allahut xh.sh., të qenit i
kujdesshëm për të mos shkelur kufijtë e Allahut xh.sh. dhe përkushtimi.
Ebu Hureire r.a. thotë se i Dërguari i Allahut xh.sh.
ka thënë:
“Ndonjëherë kur unë kthehem në familjen time do
të gjej ndonjë hurmë mbi krevat. Unë e marr për ta ngrënë atë, por druhem se
ajo është prej bamirësie, kështu që e lë prapë atje në tokë.” (Buhari nr. 2300)
19) Profeti dhuronte bujarisht .
Enes bin Maliku r.a thotë:
“I Dërguari i Allahut xh.sh. kurrë nuk pyeste ndonjë
gjë kur dikush pranonte Islamin, përveçse t’i dhuronte personit çka ai
kërkonte. Një njeri shkoi tek Profeti a.s. dhe ai i dhuroi atij një tufë me
dele që po kulloste midis dy maleve. Personi u kthye te populli e tij dhe u
tha: O populli im, pranojeni Islamin. Muhamedi a.s. dhuron bujarisht tamam si
dikush që nuk i trembet varfërisë.”
20) Bashkëpunimi!
“Aishja u pyet një herë se si sillej Profeti
a.s. me familjen e tij. Ajo tha: Ai ndihmonte dhe u gjendej pranë anëtarëve të
familjes së tij në punët e shtëpisë, por kur dëgjohej thirrja për falje
(ezani),ai do të largohej për t’u falur.”
Bera bin Azibi r.a thotë: “Unë e kam parë të Dërguarin
e Allahut xh.sh. në Ditën e Hendekut, duke mbajtur dherat (që gërmoheshin nga
hendeku), derisa pluhuri ia mbuloi gjoksin e tij. Ai ishte plotësisht i
mbuluar. Unë e dëgjova tek përmendte disa rreshta nga poezia e Abdulla bin
Revahas: ‘O Allah i Madhëruar; Po të mos kishte qenë për Ty, Ne nuk do të
ishim udhëzuar, as do të faleshim apo të jepnim sadaka! Le te zbresë qetësia
mbi ne dhe na forco kur të ndeshemi me armiqtë tanë. Me të vërtetë ata i kanë
tejkaluar kufijtë ndaj nesh. Dhe nëse ata duan të na shkaktojnë vuajtje, ne nuk
e pranojmë dhe e hedhim poshtë atë.’ Profeti a.s. e ngriti zërin ndërsa po
i përmendte këto rreshta.” (Buhari nr. 2780)
21) Drejtësia.
Aishja r.a. ka thënë:
“Tipari dhe veçoria, të cilin Profeti a.s. e
urrente më shumë ishte mashtrimi dhe gënjeshtra. Nëse dikush do të thoshte një
gënjeshtër në prani të Profetit a.s., ai do ta kundërshtonte dhe irritohej;
derisa ta kuptonte që ai ishte penduar.” (Tirmidhiu nr. 1973)
Madje edhe armiqtë e tij dëshmojnë për drejtësinë e
tij. Ebu Xhehli një prej armiqve më të ashpër ka thënë:
“O Muhamed, unë nuk e them dot se ti je një
gënjeshtar. Unë vetëm mohoj atë që ke sjellë ti dhe atë rrugë për ku i fton ti
njerëzit.” Allahu i Lartësuar ka thënë: “Ne
e dimë se ty të brengos ajo që thonë, e ata nuk të gënjejnë ty, por ata mizorë
mohojnë argumentet e Allahut.”
(Sure El Enamë 6: 33)
22) Respekti i tij për caqet dhe kufijtë e Allahut
xh.sh.
Profeti a.s. kur detyrohej të zgjidhte ndërmjet dy
çështjesh te ndryshme, ai zgjidhte më të lehtën prej te dyjave, për aq sa ajo
nuk përbënte mëkat. Në qoftë se ai veprim do të ishte mëkat, ai do të ishte më
i larguari prej tij. Për Allahun xh.sh., ai kurrë nuk hakmerrej për veten e
tij. Ai inatosej vetëm kur njerëzit i kalonin kufijtë dhe caqet e Allahut
xh.sh., vetëm në atë rast ai reagonte. (Buhari nr. 6404)
23) Shprehja
e këndshme e fytyrës.
Abdullah
bin Harithi r.a. ka thënë:
“Unë
nuk kam parë kurrë një njeri që të buzëqeshi aq shumë sa buzëqeshte Profeti i
Allahut xh.sh. (Tirmidhiu nr. 2641)
Comments
Post a Comment