Sulltan Abdyl-Hamidi dhe e vërteta për të nga Tahir Kolgjini



Sulltan Abdyl-Hamidi dhe e vërteta për të nga Tahir Kolgjini

Shumë është shkruar dhe shumë është debatuar për sulltan Abdyl-Hamidin, por gjithsesi historia shqiptare mban një qëndrim negativ ndaj tij. Ndërkaq historiani Tahir Kolgjini që ka jetuar jashtë Shqipërisë komuniste dhe për pasojë ka qenë i pa ndikuar nga propaganda komuniste na jep një version të përmirësuar dhe më afër së vërtetës. Një fakt tjetër që dihet pak nga publiku është se patrioti i shquar Isa Boletini ka qenë pjesë e Gardës me ushtarakë shqiptarë që e mbronin sulltan Abdyl-Hamidin. Turqit e rinj apo sic njihen gjerësisht Xhon-Turqit janë ata që e sulmuan ashpër sulltan Abdyl-Hamidin dhe e detyruan të abdikojë. Po ashtu janë partia e Xhon-Turqve që nuk i lejuan pas shpalljes së Hyrrietit-Lirisë më 1908 të merrnin të drejtat e tyre në bazë të premtimeve me të cilat morën pushtetin. Por le t’ia lemë fjalën h. Tahir bej Kolgjinit:
Turqit e rij, me qëllim që të marrin sundimin në dorë, nuk patën lanun gja pa i ngarkue Sulltan Hamidit të II. E patën pagzue me cillsorët: Sulltan i kuq, gjaksor, kriminel, absolut e të tjera. Kurse tash, mbas 60 e sa vjetve nga vdekja e tij, janë botue volume e volume historike  për te. Simbas këtyne aj, na paska qenë diplomati ma i mbaruemi i kohës. Tridhetetri vjet paska mund me mbajtun Perandorin Osmane në kambë, perandori, e cilla përmbante në gjinin e vet lloj-lloj farnash. Gjatë mbretnimit të vet, nuk paska pasë nënshkrue asnjë dekret dënimi me vdekje. Ra sulltan Hamidi, u shemb perandoria urrr! Si të mos ishte!...
Versionet, dmth, tregimet e të dy palëve, janë histori. Cilla asht e vërteta?
Pushteti i sulltan Hamidit, e mbajti të gjallë në kambë Perandorin. Aj, qi erdhi mbas tij, e kredhin ë humnerë. Tue qenë se njeriu matet me veprën qi ban, vetëkuptohet se cilla histori asht rrenë dhe cilla asht e vërtetë. Të tregon puna...

Tahir bej Kolgjini; Esat Pasha tradhtar apo patriot, Kumti, Tiranë 2003.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit