Shqipëria në mbarim të Luftave Ballkanike




Shqipëria në mbarim të Luftave Ballkanike

Nga Tahir Kolgjini

Shqiptarët kishin ramë në një gjamë të madhe. Komisioni Ndërkombëtar tue u mbajtun krah shteteve sulmuese, ma tepër se gjymsën e shqiptarëve i kishte dënue, tue i lanun në robni të Serbis, të Grekis dhe të Malit të Zi. Të tri shtetet shtyheshin me njana tjetrën se kush do të masakroje dhe do të barbarizoje ma tepër. Shqiptarë në grumbuj të mëdhaj në Janinë, në Manastir, në Shkup dhe në Shkodër, në krejt Kosovën, moralisht, materialisht e fizikisht, ishin dënue me vdekje. "Ah, Evropë, moj kurva e motit!" Fishta
Për gjymsën tjetër të Shqiptarëve, Belgradi, Athina dhe Cetina, në puthitje me njana-tjetrën, kishin lëshue nga nji akt gjykim për zhdukjen shqimit (përfundimisht) të racës arbnore. Duheshin zhdukur këta njerz me bisht e që nuk vlejnë asnji hutër!
Ave, me forca ushtarake, me andartë e me çetnikë mjekërgjatë, iu ishin sulun tokave shqiptare dhe banorëve të tyne si nji mjegull e zezë. Digjshin, piqshin, vritshin, pritshin!... Pa masë, pa peshë, pa mëshirë e pa dhimbje!
Na Shqiptarët me bisht e ata, të qytetnuem!  Poshtë aj farë qytetnimi!... 
Dhe Fuqinat e Mëdhaja, para kësaj tiranije, para këtij kobi, para këtij shungullimi të pa shoq, kanë ndezun llullën e bajnë sehir kundrejt.
Për Shqiptarët kishte mbërritun thika n'asht. S'kishte se ku me shkue ma, përtej.
Në këto kondita tragjike, ç'do të bajshin Shqiptarët?


Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit