Posts

Burmali Xhamia

Image
Burmali xhamia dhe realiteti i shqiptarëve ( Shqiptarët në Maqedoni vazhdojnë të jenë të përjashtuar nga jeta qytetare dhe planet e zhvillimit. Burmali Xhamia është ende një ëndërr për ta dhe tashmë është prekur i gjithë komuniteti shqiptar me mosdhënien e lejes për rindërtimin e Burmali Xhamisë .) Video-prezantimi i projektit “Shkupi 2014” i paraqitur nga Komuna Qendër e Shkupit, ku parashikohet vendosja e ndërtesës së administratës së qytetit në vendin ku dikur ka ekzistuar Xhamia Burmali ka nxitur shumë reagime. Nga Këshilli për rindërtimin e Xhamisë Burmali thonë se video-prezantimi i projektit ishte një mesazh i zymtë për qytetarët, meqë aty nuk është përfshirë asnjë kulturë dhe civilizim që nuk është maqedonas dhe ortodoks. Ishte pikërisht ky projekt që sjell në vëmendjen tonë një realitet krejtësisht të hidhur që po përjetojnë Shqiptarët në tre qytete shumë të rëndësishme për Ballkanin dhe për harmoninë e tij. Shqiptarët në tre qytete shumë të rëndësishme ku jetojnë at...

Bejte

Image
Bejte alla tirone per grevistat e urise rrofte facebooku per me nga e me u qa... Edvin Cami Kot nuk thojshin se façizmi osht si hallvë me shumë sheqer, se nështi qi dul freshizmi, ina bo t’gjithe zeher. Si u rrika pa byftek, pa salc kosi, pa bërxollë! Po s'i patëm kto për drekë, M'darkë s'un pimë as kokakolë. Për Zot, pula kot na binë, se ballistat s'i dumë hiç! Si ta rrxojmë kshu qeverinë pa bakllavë, shalqi e fiq? Na plotsoni çdo kërkesë, se do t'i lojmë çadrat bosh! S'shtyhet greva me fërgesë! Po s'pat ujë, na bini kos! Artan Loku Hyni greva ditn e katër gjasme gjenja oshtë rënu skon torb burrat lujn teatër po na rrikan ne pa rru Po na bojnë sikur s'kon hongër njoni shtri tjetri galiç n'mes tavlinës sallatë me trongëll rreth pjates sallom salçiç Morali modh aty mrena jena mo të fortë se kurrë thotë shegushja me dy krena që e nez zjermin me shurrë... Hyni greva n'pestën ditë i ka ra për 5 Maj siç e kena pas traditë nëpër çadra m...

Don Kcira

Image
Muslimanët, nacionalistët, ateistët dhe don Anton Kçira ( Deklaratat e Kçirës u mbrojtën vetëm nga disa ekstremistë të krishterë, por hasën në zemërimin e gjerë të shqiptarëve. Falja “e vonuar” e Kçirës nuk e justifikon atë, por nxjerr në pah një realitet të hidhur, ku ka dorë edhe nga nacionalizmi ekstrem .) Deklaratat e don Anton Kçirës një prifti katolik që ushtron veprimtarinë e tij misionare në SHBA kanë shqetësuar pa përjashtim të gjithë komunitetet shqiptare kudo ku ato ndodhen. Pa dyshim ai që është prekur më tepër në ndjenjat e veta është komuniteti i muslimanëve shqiptarë pa përjashtim se ku ata ndodhen apo jetojnë. Normalisht deklaratat e këtij prifti jezuit nuk janë të lehta për t’u kapërdirë për më tepër që jehona e vrasjeve masive në Kosovë e Bosnje Hercegovinë me urdhër të Sllobodan Millosheviçit nuk është shuar ende. Për pasojë edhe plagët e mijëra njerëzve e familjeve në të dy vendet akoma kullojnë gjak dhe sytë e shumë nënave, baballarëve e fëmijëve kul...

Nje vit pas ngjarjeve ne Gaza nuk ka ndryshuar gje...

Image
Kur Izraeli i përzuri palestinezët: Po sikur të kishin qenë San Diego dhe Tihuana? Randall Kuhn* Janar 2009 Në prag të pushtimit të Gazës nga Izraeli ministri izraelit i mbrojtjes Ehud Barak bëri këtë analogji: “Mendoni pak rreth asaj çka mund të ndodhte sikur raketat të ishin lëshuar për shtatë vjet nga Tihuana e Meksikës drejt San Diegos në Kaliforni (SHBA).”. Brenda pak orësh politikanë dhe ekspertë amerikanë e imituan krahasimin e Barakut pothuajse fjalë për fjalë. Në fakt në këtë lojë më 9 janar u përfshinë edhe Lideri i Maxhorancës së Kongresit Steni Hojer dhe Lideri i Pakicës së Kongresit kryetari Erik Kantor, të cilët nxorën një opinion të përbashkët ku thuhej: “Amerika nuk do të gjente qetësi, nëse terroristët do të lëshonin raketa nëpërmjet kufijve tonë për në Teksas apo Montana.” Por le të shohim nëse klasa jonë politike dhe ekspertët mund ta përsërisin papagallçe këtë lloj analogjie. Mendoni pak se çfarë mund të ndodhte sikur San Diego të përzinte pjesën më të ...

Arti Islam

Image
Mbi disa zhvillime në artin dhe arkitekturën islame “ Ajo çka gjendet mbi tokë do të zhduket, ndërsa do të mbetet përgjithmonë Fytyra e Zotit Tënd gjithë Madhështi e Lavdi ”. (Rrahman, 26-27) Vështrim i përgjithshëm Çdo gjë ndryshon, zhvillohet dhe një ditë asaj i vjen fundi. Për këtë kanë qenë të ndërgjegjshëm të gjithë ata që dhanë sadopak ndihmesë në të gjitha këto fusha të artit dhe arkitekturës islame. Ajo çka janë munduar këta artistë të sjellin është që të bashkojnë hyjnoren në kornizën e realitetit bashkëkohor të çastit që jetohet. Kjo ka sjellë ndryshimin, duke ruajtur njëkohësisht edhe thelbësoren në tipologjinë e artit dhe të arkitekturës. Të flasësh për artin dhe arkitekturën islame nuk është një temë që mund të trajtohet lehtë. Do të duheshin disa vëllime dhe një kohë e gjatë studimore për të dhënë një mendim shterues rreth këtij fenomeni karakteristik, i cili shtrihet gjerësisht në kohë dhe në hapësirë. Në kohë, ai nis qysh me ndërtimin e Qabes (Kaaba) prej...