Posts

Faktori shqiptar

Image
Faktori kombëtar dhe shqiptarët në fund të dekadës së parë të mijëvjeçarit të ri Roald A. Hysa Ndarjet politike ndërkombëtare ndikuan ndjeshëm tek shqiptarët në këtë gjysëm shekulli që kaloi. Ato e fraksionuan më tepër identitetin e tyre kombëtar dhe i vendosën ata përpara zgjedhjeve të detyruara politike. Ishin pikërisht këto zgjedhje të detyruara nga ideologjitë politike dhe kufijtë politikë ato që sollën dëmtimin e mëtejshëm të identitetit kombëtar. Në mesin e shekullit të kaluar shqiptarët u ndanë në tre entitete të ndryshme politike, ku secili prej tyre paraqiste nga një problem më vete. Shteti i ri shqiptar që po ngrihej brenda kufijve londinezë i bazuar në ideologjinë bolshevike kishte problemet e veta të brendshme për legjitimimin e  pushtetit të ri që po ndërtohej. Atyre iu desh të ballafaqoheshin shumë shpejt me masakrat në jug të trojeve etnike shqiptare dhe me shpërnguljet masive të popullsisë myslimane çame, e cila tashmë u përzu përfundimisht nga sh...

Figura te shquara

Image
Figura te shquara muslimane me kontribute te ndjeshme ne shoqerine shqiptare 1.        Muhamet Kyçyku - (1784-1844) 2.        Hoxha Hasan Tahsini (1812-1881) 3.        Haxhi Ymer Prizreni (1826-1886) 4.        Daut Boriçi - (1825-1896) 5.        Mulla Haxhi Zeka   ( 1832   -   1902 ) 6.        Sami Frashëri  - ( 1850 - 1904 ) 7.        Tahir Efendi Lluka - (1822-1908) 8.        Mehmet Alia (Llukaj) - (1850-1912) 9.        Kadri Gjata - (1865-1912) 10.    Hoxhë Muglica - (1856-1915) 11.    Rexhep Voka (1847-1917) 12.    Mytesim Këlliçi – (1866-1924) 13.    Mulla Rasim Selmani- Zapodi (1867-1924) 14.    Hafiz Vildan Faik Dibra - (?-1925) ...

NACIONALIZMI

Image
Shfaqja e nacionalizmit evropian dhe ndikimi i tij te Shqiptarët Nacionalizmi shqiptar është një shfaqje relativisht e vonët dhe historiku i tij shkon rreth 135 vjet, ku ai është i lidhur ngushtësisht me historikun e nacionalizmit në përgjithësi dhe zhvillimet politiko-ushtarake të shek. XIX-XX. Si fillim do të flasim shkurtimisht për lindjen e nacionalizmit në Evropë, zhvillimet e tij historike dhe disa qasje të studiuesve për ta periodizuar atë, pasojat ekstreme në Evropën e shek. XX, si dhe fillimet në trevat shqiptare e më pas ndryshimet e pësuara në bazë të rrethanave historiko-politike. Nacionalizmi si ideologji përfshin një kuptim shumë të gjerë dhe do të duheshin libra për ta shpjeguar atë, por si ideologji ajo përfshin territorin ku është vendosur dhe popullsinë autoktone të tij të formuar në bazë të një identiteti kulturor e trashëgiminë popullore e fetare të një populli. Për herë të parë si term u përdor nga filozofi gjerman Johan Gotfrid Herder, por u përdor gjerësisht në...

Analiza

Image
QENDRA ISLAME-PRISHTINË Shkruan: Lulzim Susuri Të gjithë jemi të vetëdijshëm çfarë po ndodhë në shtetin tonë të ri të Kosovës. Ndodhitë dhe çudirat tek ne nuk kanë të sosur por ajo që kam për qëllim në këtë temë janë pakënaqësitë dhe kërkesat e besimtarëve që po i shprehin nëpër rrugë duke kërkuar ndërtimin sa më të shpejtë të Qendrës Islame dëshirë kjo dhe kërkesë e kahmotshme e besimtarëve me në krye institucionin e tyre që i përfaqëson, pra Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës. Në Xhumanë e kaluar me datën 24/06/2011 edhe pse nuk ishte rasti i parë që besimtarët shprehën pakënaqësinë e tyre mirëpo atë ditë protesta pati një jehonë më ndryshe nga herët e tjera dhe në bazë të shumë analizave rezultoi se ishte protestë e cila morri një notë më të veçantë dhe u pa me sy më ndryshe nga të gjithë njerëzit. Si qeveria nga njëra anë, ashtu edhe nga Bashkësia Islame nga ana tjetër me demantimin e tij që i bëri zotëri mr. Naim Tërnava (Myftiu i Kosovës) njërit nga përf...

Debati

Image
DEBATET NË INTERNET DHE PASOJAT Mungesa e etikës dhe e qëndrimit konstruktiv është një nga të metat themelore e debateve të brendshme, por në veçanti e atyre që po zhvillohen në internet. Facebook-u, listat e e-mailave dhe blogjet e ndryshme e kanë rritur shpejtësinë e transmetimit të informacionit dhe të komunikimit publik, por etika e komunikimit ka mangësi të theksuara. Ajo çka ndodhi në dy promovime të organizuara në librarinë “E Përshtatshme” përpara pak kohësh në Tiranë ishin me të vërtetë dobiprurëse për të gjithë ne, që aspirojmë të kemi sadopak një jetë intelektuale. Kam parasysh promovimin e librit të Edvin Camit : "Gëtja mes Perëndimit dhe misticizmit oriental" , si dhe një reviste krejtësisht të re me titullin shumë domethënës: "NJË", që drejtohet nga vëllai jone Edison Çeraj . Të dy këta vëllezër janë kapacitete në fushat e tyre ku veprojnë si dhe janë pedagogë universiteti. Ajo çka ishte e veçantë në këto promovime ishte debati dhe diskutimet që u hapë...