Posts

Letersi

Image
Letërsia e arealit islam Një pasqyrë e shkurtër e saj Hyrje Në kuadrin e zhvillimit islam, arti në përgjithësi dhe në mënyrë më specifike ai i shkruar, paraqitet si fenomen kompleks jo vetëm në kohë, por edhe për shpërndarjen gjeografike dhe linguistike të tij. Nëpërmjet këtij shkrimi hulumtues do të mundohemi të shtjellojmë, duke u përpjekur për t’i parë në një këndvështrim sa më koherent njëkohësisht, pikërisht këto probleme dhe të tjera që paraqiten përpara çdo studiuesi. Kjo është një punë modeste që më tepër synon të divulgarizojë dhe të sensibilizojë opinionin e interesuar mbi disa parime dhe zhvillime të saj, sesa një punë studimore që për më tepër nuk mbrrin të shtjellohet e gjitha në kaq pak faqe. Kodifikimi i kësaj letërsie nis me shënimet e para të mbajtura nga shokët e Profetit Muhamed mbi ajetet kuranore që i zbrisnin gjatë shpalljes hyjnore. Mbledhja e këtyre shkrimeve u realizua gjatë kalifatit të Ebu Bekrit [1] për herë të parë me nxitjen e Omer ibn Hata...

Nacional-komunizmi dhe abuzimi me imazhet

Image
Roald A. Hysa. Tashmë dihet se pushtetet e ndryshme kanë abuzuar dhe vazhdojnë të abuzojnë me imazhe të ndryshme në favor të propagandës së tyre zyrtare. Ndërkaq regjimi komunist që shkoi i ka tejkaluar të gjithë kufijtë e abuzimit, sidomos me armiqtë e regjimit, të cilëve jo vetëm ua fshiu emrat nga historia zyrtare, por edhe fotot e tyre ua hoqi nga muze të e librat e historisë, duke retushuar gjithçka rregullisht, sa herë që zbuloheshin dhe asgjësoheshin grupet armiqësore. Është shumë e njohur në ambientet e ndryshme studimore letraro-historike skema bardhë e zi e trajtimit të problemeve. Minus – viti 1944; çdo gjë para këtij viti ishte e zezë, vetëm një dritë e vogël xixëllonte, ajo e Partisë Komuniste me shokun Enver Hoxha në krye; plus + viti 1944; fillonin vitet e lumtura të ndërtimit socialist dhe ndriçonte dielli socialist i Partisë së Punës. Shumë e varfër si skemë, por shumë efikase në shkatërrimin e shoqërisë dhe të kundërshtarëve, sepse ishte shumë e thjeshtë në da...

Batanija e ngrohtë e Gencit

Image
Dikur në kohën e regjimit monist në Shqipëri ishte një familje prej katër anëtarësh, ku gjyshi ishte më i vjetri dhe kishte shumë vite që kishte dalë në pension. Mosha e shtyrë dhe sëmundjet e kishin bërë që të ishte barrë për nusen e djalit të vet, e cila i bënte shërbim. Edhe djali i vet mundohej ta ndihmonte të atin kur vinte nga puna, po ashtu edhe nipçja i vogël Genci, që sapo i kishte mbushur 9 vjeç. Pas një farë kohe nusja e djalit nga lodhja e tepërt filloi t’i kërkonte burrit të vet, që ta çonin babën në azilin e pleqve. Normalisht burri i saj, nuk pranoi që ta çonte me duart e veta babën në azilin e pleqve, sepse e dinte që baba i vet, që e kishte rritur me aq shumë mundime do të pësonte një goditje të rëndë psikologjike. Megjithatë gruaja e tij nuk iu nda dhe pasi e mërziti burrin e vet për 9 muaj rresht për ditë, duke i kërkuar ta hiqte plakun nga shtëpia ia doli ta bindte bashkëshortin, që ta çonin plakun në Azil me justifikimin, se atje do të kishte një shërbim m...

Faktori shqiptar

Image
Faktori kombëtar dhe shqiptarët në fund të dekadës së parë të mijëvjeçarit të ri Roald A. Hysa Ndarjet politike ndërkombëtare ndikuan ndjeshëm tek shqiptarët në këtë gjysëm shekulli që kaloi. Ato e fraksionuan më tepër identitetin e tyre kombëtar dhe i vendosën ata përpara zgjedhjeve të detyruara politike. Ishin pikërisht këto zgjedhje të detyruara nga ideologjitë politike dhe kufijtë politikë ato që sollën dëmtimin e mëtejshëm të identitetit kombëtar. Në mesin e shekullit të kaluar shqiptarët u ndanë në tre entitete të ndryshme politike, ku secili prej tyre paraqiste nga një problem më vete. Shteti i ri shqiptar që po ngrihej brenda kufijve londinezë i bazuar në ideologjinë bolshevike kishte problemet e veta të brendshme për legjitimimin e  pushtetit të ri që po ndërtohej. Atyre iu desh të ballafaqoheshin shumë shpejt me masakrat në jug të trojeve etnike shqiptare dhe me shpërnguljet masive të popullsisë myslimane çame, e cila tashmë u përzu përfundimisht nga sh...

Figura te shquara

Image
Figura te shquara muslimane me kontribute te ndjeshme ne shoqerine shqiptare 1.        Muhamet Kyçyku - (1784-1844) 2.        Hoxha Hasan Tahsini (1812-1881) 3.        Haxhi Ymer Prizreni (1826-1886) 4.        Daut Boriçi - (1825-1896) 5.        Mulla Haxhi Zeka   ( 1832   -   1902 ) 6.        Sami Frashëri  - ( 1850 - 1904 ) 7.        Tahir Efendi Lluka - (1822-1908) 8.        Mehmet Alia (Llukaj) - (1850-1912) 9.        Kadri Gjata - (1865-1912) 10.    Hoxhë Muglica - (1856-1915) 11.    Rexhep Voka (1847-1917) 12.    Mytesim Këlliçi – (1866-1924) 13.    Mulla Rasim Selmani- Zapodi (1867-1924) 14.    Hafiz Vildan Faik Dibra - (?-1925) ...

NACIONALIZMI

Image
Shfaqja e nacionalizmit evropian dhe ndikimi i tij te Shqiptarët Nacionalizmi shqiptar është një shfaqje relativisht e vonët dhe historiku i tij shkon rreth 135 vjet, ku ai është i lidhur ngushtësisht me historikun e nacionalizmit në përgjithësi dhe zhvillimet politiko-ushtarake të shek. XIX-XX. Si fillim do të flasim shkurtimisht për lindjen e nacionalizmit në Evropë, zhvillimet e tij historike dhe disa qasje të studiuesve për ta periodizuar atë, pasojat ekstreme në Evropën e shek. XX, si dhe fillimet në trevat shqiptare e më pas ndryshimet e pësuara në bazë të rrethanave historiko-politike. Nacionalizmi si ideologji përfshin një kuptim shumë të gjerë dhe do të duheshin libra për ta shpjeguar atë, por si ideologji ajo përfshin territorin ku është vendosur dhe popullsinë autoktone të tij të formuar në bazë të një identiteti kulturor e trashëgiminë popullore e fetare të një populli. Për herë të parë si term u përdor nga filozofi gjerman Johan Gotfrid Herder, por u përdor gjerësisht në...