Posts

Konsumerizmi

Image
Konsumi dhe realiteti shqiptar përballë agjërimit Konsumerizmi është ai lloj rendi social dhe ekonomik që nxit blerjen e të mirave materiale dhe shërbimeve të ndryshme në sasi të mëdha. Ky lloj rendi u pa të ngrihej pas mesit të shek. XX nëpërmjet procesit të globalizimit dhe të zhdukjes së kufijve kombëtarë. Shpesh ky lloj termi i referohet edhe lëvizjes për mbrojtjen e konsumatorit dhe presupozon pesha të sakta, sasitë e përzierjeve, datat e kadencës, cilësi e lartë e produkteve etj. Në ekonomi konsumerizmi i referohet atyre politikave ekonomike, të cilat e vendosin theksin kryesor te konsumi. Në një sens abstrakt është besimi, që përzgjedhja e lirë e konsumatorit duhet të diktojë strukturën ekonomike të shoqërisë. Termi konsumerizm u përdor për herë të parë në vitin 1915 dhe i referohej “mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të konsumatorit” (Oxford English Dictionar), por po ashtu në këtë artikull termi konsumerizm i referohet edhe kuptimit të përdorur për herë t...

SKEMA

Image
Skema tradicionale e komunikimit të imamëve shqiptarë* Roald A. Hysa Në këtë trajtesë të shkurtër do të mundohem të sjell në vëmendjen tuaj skemat e komunikimit të disa aktorëve me këtë shoqëri. Por përpara se të shohim atë çka po ndodh sot me shoqërinë shqiptare, le të hedhim një sy mbi traditën e krijuar më parë nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë, si një nga aktorët përgjegjës të jetës fetare në vend, por edhe nga aktorë të tjerë. Për këtë do të sillja në vëmendjen tuaj disa fakte nga e shkuara, ku megjithëse në fillesat e veta, stafi i KMSH-së – qoftë në periudhën e Shtetit Indipendent, qoftë edhe gjatë periudhës së Luftës II Botërore – i shfrytëzoi në maksimum ato pak mundësi teknologjike që kishte për të mbajtur gjallë sadopak frymën e dashurisë ndaj fesë dhe atdheut. Fillimisht si shembuj praktikë mund të sjell dy gazeta të drejtuara nga patrioti i shquar H. Ibrahim Dalliu: Gazetat XHOKA dhe DAJTI. Nga shfletimi i tyre kuptohet qartë interesi i publikut të asaj...

Krimet e Asadit

Image
Ka edhe më keq... (Historia është mësuesi më i mirë,ky është një nga mesazhet që ne duhet ta kemi gjithnjë parasysh. Diktatorët e kuq i kanë lyer vazhdimisht duart me gjakun e popullit të vet. Kështu rasti i Beshar Asadit në Siri është një konfirmim. Ai është kthyer tashmë në “katilin e popullit të vet”.) Diku nga mesi i viteve 1980 më kishte bërë përshtypje shumë historia e popullit tonë, që e kishte çarë rrugën e vet të historisë me shpatë në dorë. Pasqyrimi më i mirë i saj ishte rezistenca kundër turkut barbar, që vinte nga Azia. Një nga emrat që më kishte bërë përshtypje dhe akoma më bën edhe sot ishte ai i Himarës. Emri Himarë u bë subjekt i një tregimit tim mbi luftën me turqit, edhe për arsyen se unë i dhashë karar, që ky emër të zbërthehej në Hi – Mbarë, binte b-ja dhe dilte Himarë, pra gjithandej hi e zjarr. Zjarr dhe nota të thella tragjizmi e përshkruan tregimin tim, i cili sot më tepër do të bënte përshtypje për notat e larta tragjike në tetë-oktavë, se sa ...

HIXHRI

Image
Kalendari HIXHRI Hixhri, është mënyra e llogaritjes së vitit sipas muajit hënor dhe merr shkas nga ngjarja e Hixhretit-Shpërnguljes së Profetit Muhamed alejhi selam. Kalendari bazohet në llogaritjet hënore dhe fillon me kohën kur Pejgamberi alejhi selam emigroi nga Meka në Medine dhe i pari që e futi në përdorim këtë Kalendar ishte Omer Ibn Hatabi, kalifi i dytë i drejtë. Kalendari hixhri nis më 16 qershor 622. Viti hixhri ka 12 muaj me nga 29 ose 30 ditë, dhe zakonisht zgjat 354 ditë, dhe muajt hënorë nuk përkojnë me muajt diellorë për çdo vit, por me rotacion që zgjat 32 vite e gjysmë, pra Ramazani qëllon me një muaj diellor përkatës një herë në 32 vite e gjysmë. Aktualisht ndër shtetet që e aplikojnë zyrtarisht këtë lloj kalendari është Arabia Saudite, por shtete të tilla si Egjipti, Jordania dhe Siria i përdorin të dy kalendarët atë hixhri dhe gregorian. Muajt e kalendarit hixhri janë: 1) Muharrem, 2) Safar, 3) Rabi al-Aual, 4) Rabi al-Thani, 5) Xhumaada al-Aual, 6) Xhu...

Shqiponja

Image
Histori e shqiponjës dy-krerëshe Roald A. Hysa Shqiponja është një nga simbolet totemike më të përdorura nga shumë popuj dhe perandori. Ajo është përdorur qysh nga preritë e Amerikës Veriore, duke qenë objekt adhurimi për indianët vendas deri në malet e Andeve, ku Inkasit i kanë përdorur pendët e shqiponjës, dhe akoma i përdorin në ato vende, si monedhë shkëmbimi. Te popujt nomadë ka qenë objekt identifikimi dhe adhurimi. Shqiponja amerikane sot është një nga shpendët, që ruhet si objekt i rëndësisë kombëtare nga Qeveria e SHBA-së. Shqiponja romake ka qenë simbol i legjioneve romake, duke u përhapur në tre kontinente Evropë, Afrikë e Azi. Edhe te popujt e Azisë ka qenë i përhapur ky simbol, madje edhe sot e kësaj dite, për kazakët është sport kombëtar gjahu me shqiponja të stërvitura. Interesimi ynë ndalet tek shqiponja dy-krerëshe dhe simbolika e saj. Shqiponja dy-krerëshe është një simbol tejet i zakonshëm në heraldikë dhe në veksikologji (disiplina që merren me studi...

Turqia dhe ne

Image
Roli i Turqisë në Ballkan, Shqipëria e Madhe dhe lajmet e sajuara ( Të gjithë cituam njëri-tjetrin dhe asnjëri nuk citonte burime zyrtare normale për një lajm të zakonshëm, sado i rëndësishëm mund të ishte ai. Media internetare të nisura nga “vullneti i mirë” gjeneruan lajme mbi mbështetjen e Turqisë ndaj Shqipërisë së Madhe, por pa dashje krijuan një kundërefekt të padëshirueshëm .) Përpara pak ditësh në shumë portale interneti qarkulloi një lajm i habitshëm, i cili nëpërmjet një reaksioni zinxhir në rrjetin social të FCB u shumëfishua pafundësisht. Teksti i lajmit ishte pak a shumë i tillë dhe nuk ndryshonte nga të gjithë ato “agjenci internetare”, të cilat vrapuan ta paraqesin si lajmin e fundit: “Kryeministri turk Recep Tajip Erdogan në një intervistë për kanalin shtetëror turk deklaron se Turqia do mbështes vëllezërit shqiptarë nëse do jetë e nevojshme edhe me trupa ushtarakë, ai shtoj më tej se populli Shqiptar ka të drejtën e vetëvendosjes për krijimin e një shteti t...

Nënat e sulltanëve osmanë

Image
Nënat e sulltanëve osmanë Përpara pak ditësh pasi publikova një tabelë mbi Valide Sulltanat e Perandorisë Osmane, ku shumë veta u ngatërruan dhe kujtuan se po flisja për sulltanët osmanë. Për të shmangur keqkuptimet dhe njëkohësisht për të bërë sqarime të mëtejshme po ju jap një material të shkurtër mbi Valide Sulltanat- Nënat e Sulltanëve, që sunduan në një hapësirë prej tre kontinentesh, dhe krijuan një model shteti shumë-etnik, shumë-fetar dhe që pati shumë suksese në politikat e brendshme dhe të jashtme, duke iu imponuar Evropës, Azisë dhe Afrikës. Nga 33 nëna sulltanësh vetëm 6 prej tyre janë turke, një mendohet të jetë e tillë, ndërsa të gjitha të tjerat janë të kombësive të ndryshme evropiane, ku nga të fundit është edhe Shqiptarja SOFIA e njohur me emrin e saj zyrtar Gjyl-Xhemal ose e thënë në shqip: Shumë e Bukura. Kjo tregon për tolerancën dhe harmoninë fetare dhe etnike që mbizotëronte përgjatë sundimit osman. Valide Sulltana - Nëna Mbretëreshë, titull i lar...