Java në një ditë - ALBANIA FM radio- 1 mars 2014
Java në një ditë – 1 mars 2014 Selam alejkum të nderuar dëgjues të ALBANIA FM radios nga unë Roald Hysa në këtë ditë të parë të marsit kohë kur sythet e pemëve kanë filluar të çelin dhe në këtë muaj pritet të hyjë pranvera. Jemi përsëri në emisionin tonë Java në një ditë për të parë se çfarë ka ndodhur këtë javë që shkoi. Kjo javë ishte shumë e mbarsur me zemërim dhe probleme akute. E mbushur plot me virozat e stinës, por edhe për hall edhe me gripin e derrit, që rikthehet edhe një herë. Fëmijët e kanë vuajtur më tepër hallin e virozëve të stinës dhe në ditët në vijim na duhet të tregojmë më tepër kujdes për ta. Rreth pesë shpërthime të ndryshme kanë tronditur qytetet shqiptare, saqë mund të themi me plot gojën, se kjo paska qenë java e tritolit. Dikush humbi këmbët dhe nuk do të jetë në gjendje më të eci i lirë dhe mund të kishte humbur edhe jetën. “Tritoli ishte vendosur gabimisht” në makinën e dikujt është një nga deklaratat e policisë pas hetimeve, e po pastaj kjo do t...