Posts

Tingëllimë

Image
Tingëllimë Disa dhimbje t'i nxjerrin vargjet rrëke Disa të tjera ta bllokojnë edhe lotin Të parat me shpresën lidhen, përmbi dhé, Të dytat përmendin veçse Zotin. Ka dhimbje mendt t'i marrin, kohën ta hanë kot të tjera me kohën miqsohen, e t’nesërmet mbeten përherë sot Ato të parat si kripa treten, ngadalë, Të dytat merren vesh si vaji me ujin, pa fjalë... Ndërsa jeta ec nga dhimbja në dhimbje, me gëzimet përqafuar Koka don me ik prej supeve e zemra prej kraharorit, E këto të dyja njëra-tjetrën duke kërkuar. Shkojnë ndër rrugë t’erandshme, zhavorrit, Zbathur mendimesh në rrugëtimin e hënës, Me dhimbjet e babës e lotët e nënës… A. HYSA  &  R.A. HYSA        ⇊            ❤❤

Sa bote interesante!!!!????

Image
Sa bote interesante!!!!???? nga Ditari Shvejkut Kur Barack Obama fitoi zgjedhjet e dyta si president i SHBA, i gjithe establishmenti i majte liberal (e jo vetem) ngelen duke i thurur lavde aftesive te mahniteshme te Obamas dhe rrjetit Facebook. Modeli i fushates se Obamas, i cili mundi nje kandidat serioz si Romney, u mor ne konsiderate dhe nisi te studiohej edhe ne fushen e shkencave politike dhe komunikimit.  C'beri Obama? Perdori algoritmet e FB ne interesin e fushates se tij. Ndertoi nje fushate  te bazuar ne FB dhe gjithe postimet e tij perpiqeshin te krijonin nje target grup ne FB. Disa vite me vone, kur Facebook u perdor ne te famshmen Pranvere Arabe apo edhe revolucione te tjera (perfshire edhe protesten kunder armeve kimike ne Shqiperi) u konsiderua si nje pushtet ne sherbim te demokracise. Sot, Facebook nuk konsiderohet si nje mik i liberaleve (e nese s'je i liberaleve nuk je as i demokracise). The Economist, kishte nje numer te dedikuar rrjete...

Kamikazet dhe Era Hyjnore

Image
Vajza gjimnaziste që përshëndesin kamikazet që po nisen me mision me degë të lulëzuara Kamikazet dhe Era Hyjnore Kamikaze – në kuptimin e sotëm dihet që kamikazët janë luftëtarë që shkojnë me ndërgjegje të plotë drejt vetë-asgjësimit. Në momentin e parë të sjellin në kujtesë pikërisht ata luftëtarë japonezë që me avionët-bomba shkatërruan flotën amerikane të Perl Harbor dhe kështu nisi Lufta e Dytë Botërore edhe për Shtetet e Bashkuara. Në fakt kuptimi i fjalës Kamikaz në japonisht do të thotë Era Hyjnore, apo Era e dërguar nga Zoti, dhe i referohet vitit 1278 kur Mongolët ngritën një flotë për të pushtuar Japoninë. Hordhitë mongole të Khubilai Khanit të përbëra nga mongolë, koreanë e kinezë të transportuara nga një flotë gjigante për kohën ankoruan në brigjet japoneze për ta pushtuar Japoninë. Gjatë qëndrimit të ankoruar në pritje të urdhrit për luftë një erë e fuqishme shkaktoi furtunë dhe e shkatërroi pothuajse të gjithë flotën mongole, duke e bërë të pamundshme pushti...

Vdekja e Enver Hoxhës dhe Abdulla Berberi

Image
Vdekja e Enver Hoxhës dhe Abdulla Berberi Vdekja e Enver Hoxhës u përjetua në forma të ndryshme nga njerëz të ndryshëm në qytet dhe në fshat. Vetëm se kryeqyteti ka qenë një problem mbi jetën publike, ku nuk mund të shfaqeshe në asnjë mënyrë si dikush që nuk e kishe ndjerë “humbjen” e udhëheqësit. Mjetet për t’u informuar, pra, radiot e televizorët ishin në numër të kufizuar dhe jo kushdo kishte aparate të tilla. Kjo është historia se si e përjetoi marrjen e lajmit të vdekjes së Enver Hoxhës një ish-i dënuar politik i burgjeve të regjimit komunist Abdulla Berberi. Monarkist dhe anti-komunist i orëve të para kalon nëpër ferrin e burgjeve dhe pasi arrin të dalë nga burgu me shumë sakrifica martohet dhe kryen shkollën e ndërtimit natën e del inxhinier. Ngado që punoi e ndoqi biografia e keqe nga mbrapa, atë, gruan e tij dhe të dy djemtë. Me shumë sakrifica arrin të dali në pension pikërisht atë kohë kur vdes Enver Hoxha. Abdullai nuk e kishte marrë vesh akoma më 11 prill që Enve...

Kompetencat presidenciale pas referendumit turk

Image
Kompetencat presidenciale pas referendumit turk Nga Amir Ahmeti Referendumi në Turqi: 51.3% PO - 48.7% JO Përveç që ushtrisë i hiqen kompetenca politike, nuk fuqizohet aq shumë pozita e presidentit siq trumbetohet. Ja ndryshimet kushtetuese rreth presidencës: 1. Presidenti nuk ka të drejt të nxjerrë vendim ekzekutiv që prekun të drejtat fundamentale të njeriut, ato personale dhe politike. 2. Ai nuk mund të nxjerrë vendim ekzekutiv për çështje që qartësisht janë të rregulluara me ligj. 3. Në rast të kontradiktës mes vendimit ekzekutiv të presidentit dhe ligjeve, aplikohen ligjet e jo vendimi i presidentit. 4. Në rast se Parlamenti vendos për një çështje të njëjtë, vendimi ekzekutiv i presidentit anulohet dhe mbetet ai i Parlamentit. 5. Çdo vendim i Presidentit është subjekt i rishikimit nga Parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese. 6. Dhe e fundit për këtë ilustrim, sipas sistemit presidencial të tanishëm presidenti turk mund të ndiqet penalisht vetëm për tradhti dhe ...

Prilli i thyer i Shqiptarisë

Image
Prilli i thyer i Shqiptarisë* Nga Roald A. HYSA Prilli është një muaj i mbushur me shumë data të rëndësishme për historinë moderne të Shqiptarëve, edhe ma herët se sa ditëvdekja e diktatorit. 7 prilli, apo e premtja e zezë është dita e parë, e cila shenjon fillimin e ndryshimeve të rëndësishme për keq apo për mirë, gjykimin po ua lejmë juve. Kasta politike e kohës hoqi dorë nga sovraniteti juridik dhe i vendimmarrjes politike në disa drejtime, dhe mbajtën për veten e tyre ngarkesën administrative të problemeve. Më 9 Prill 1961 ndërroi jetë në Francë "Zogu I-rë Mbret i Shqiptarëve".   Me emrin e tij lidhet ngushtë krijimi i shtetit të parë shqiptar dhe ishte arkitekti dhe mbrojtësi i "Kongresit të Lushnjes" nga ku u emërua ministër i brendshëm i qeverisë së parë shqiptare, e cila i dha jetë Shtetit Indipendent.   Pak vite më pas në vitin e errët 1967, kur në prill u sekuestruan të gjithë pronat e komuniteteve fetare pas një lufte të ashpër e të drejtëpërd...

Kush ka informacion?

Image
Kush ka informacion, apo kush mendon se njeh dikë le të na ndihmojë... Më duhet informacion rreth hoxhallarëve të persekutuar apo që kanë folur kundra regjimit komunist... Në informacionet bazë janë fillimisht: Emër, atësia, mbiemër Çfarë shkollimi ka pasur ? Lloji i persekutimit : pushkatim, burg, i vdekur në burg, internim, dëbim, shpallja kulak, sekuestrim i tokës së tepërt nga Reforma Agrare, tatimet e jashtëzakonshme, diskreditim në publik, heqja e mjekrës, marrja e bibliotekës fetare të hoxhës etj Nëse disponohen dokumente, si fjala vjen dëshmi penaliteti, apo të qëndrimit në burg, apo të internimit... apo çdolloj dokumenti Nëse ka botime lokale ku tregohet mbi jetën e hoxhallarëve Fotografi të hoxhallarëve Nr. Kontakti: 067 25 32 783 E- mail roald.hysa@gmail.com https://www.facebook.com/roald.hysa