Haxhi Vehbi Dibra- Hoxha që ngriti flamurin kombëtar në Vlorë
Hoxha që ngriti flamurin kombëtar në Vlorë Vehbi efendiu është një nga figurat me kontributin më të madh në historinë moderne të Shqipërisë. Kontributi i tij politik e patriotik është i përmasave të jashtëzakonshme dhe me përgatitjen e tij të lartë ai u kthye në një figurë shumë aktive të patriotizmit shqiptar. Haxhi Vehbi Dibra (Agolli) u lind më 1867 dhe u rrit në qytetin e Dibrës së Madhe prej nga mori edhe mbiemrin dhe u njoh gjerësisht në të gjitha trojet shqiptare. Vehbi efendi Dibra qysh në moshën e fëmijërisë shquhej për një zgjuarsi dhe mendjemprehtësi të rrallë. Ai dallohej midis moshatarëve për zellin e tij të madh për të mësuar. Më pas vazhdon studimet e larta në Stamboll. Pas kryerjes së studimeve të larta për teologji, kryen specializime në degë të veçanta, si: filozofi islame, logjikë e jurisprudencë. Ai i zotëronte shumë mirë tri gjuhët klasike të Lindjes muslimane turqishten, persishten e arabishten. Ai bëhet kështu në një figurë qendrore të historisë...