Shënimi i JAVËS - 10 maj 2014
Ne hyrje te Varrezave te Deshmoreve ne Tirane- 5 maj Shënimi i JAVËS Imazhet filmike dhe fotografike të këtij 5 maji nuk do të harrohen deri në 5 majin tjetër. Deputetë të majtë përshëndetën me grusht dhe nderuan lapidarët e kohës së komunizmit dhe në Varrezat e dëshmorëve. Në hyrje të Varrezave të Dëshmorëve në Tiranë prisnin anëtarët e Partisë Komuniste për të kryer homazhet e tyre për udhëheqësin e tyre Enver Hoxha dhe të rënët e Luftës Nacional Çlirimtare. Këtë rast nuk e humbi edhe politika zyrtare për të bërë politikën e vet me grushtin ngritur dhe me përuljet hipokrite ndaj fotove të Enver Hoxhës dhe të Qemal Stafës, e të tjerë. Kësaj populli ynë i thotë vdis pa të të dua. Nëse Enver Hoxha e vrau Qemal Stafën, sot janë shfaqur në skenë killerat mediatikë, të cilët nuk lejnë rast pa shfrytëzuar për ta vrarë të vërtetën mediatikisht. Të nderuar dëgjues, këto gjëra dhimbshëm na përcjellin mesazhin që politika shqiptare nuk ka arritur të dalë jashtë vetes për të bërë ...