Posts

Bolshevizma dhe Myslimanizma

Image
  Bolshevizma dhe Myslimanizma HAFIZ ALI ( Një këndvështrim interesant nga Hafiz Aliu mbi kotësinë e teorive barazitare të majta dhe urtësitë kuranore se si duhet ta shohi një besimtar veten e vet dhe rolin e tij në këtë botë. Ndryshimet në pasuri dhe në atë që i ka furnizuar Zoti besimtarët e vet Hafiz Aliu i sheh si nxitje për të punuar dhe për t’u dalluar secili prej nesh me përpjekjet e veta. Njerëzia nuk mund të jenë “njësoj apo të barabartë”, sepse kjo do të ishte padrejtësi dhe Zoti i Madhëruar është i Drejti. Por më mirë le të lexojmë atë mesazh që na përcjell dijetari i shquar Hafiz Ali Korça. )           Para se të fillojmë të flasim për çështjen, të flasim pak përmbi rrënimet njerëzore dhe qytetërore që i ka sjellë botës rreziku i kuq e i zjarrtë i bolshevizmit. Për ta ndriçuar duhet të tregojmë thelbin e këtij ajeti që urdhëron Zoti në Suren Shura (ajeti 27): و لو بسط الله الرزق لعباده لبغوا في الأرض و لك...

Viti i Zi 1967

Image
Viti i Zi 1967 Në atë vit të largët u mor një vendim shumë i zi për të gjithë ata që besonin në Zot, si të Krishterë po ashtu edhe Muslimanë. Edhe në Kuranin Famëlartë ku flitet për shtëpitë, ku përmendet shumë emri i Zotit të Madhëruar Allahut, Dhul Xhelali uel Ikram, xhamitë e kishat, e sinagogat, vende ku i luten njerëzit Zotit, mu këto vende u mbyllën me ligj për të mos i hapur më (normalisht kjo për një afat të shkurtër fare, se Zoti nuk mund ta lejonte një gjë të tillë vazhdimisht). Njerëzve iu mësohej ateizmi nëpër shkolla fillore, 8-vjeçare, të mesme e të larta dhe një fëmijë në një shkollë të Tiranës mbasi kishte mbaruar mësimin, ku i kishin thënë që nuk ka Zot shkon me vrap te gjyshja e vet dhe e gjen tek oborri i shtëpisë. Plaka ishte ulur dhe po tymoste një cigare e qetë, duke mendu për hallet e veta. Djali i shkon me vrap dhe i thotë: -O ije, o ije, ku osht Zoti mi ta shof, ho mi pra... -Tyt he dreq, po ku ke bythë ti me e pa Zotin? Mër QAFIR- plaka hoqi nal...

Tingëllimë

Image
Tingëllimë Disa dhimbje t'i nxjerrin vargjet rrëke Disa të tjera ta bllokojnë edhe lotin Të parat me shpresën lidhen, përmbi dhé, Të dytat përmendin veçse Zotin. Ka dhimbje mendt t'i marrin, kohën ta hanë kot të tjera me kohën miqsohen, e t’nesërmet mbeten përherë sot Ato të parat si kripa treten, ngadalë, Të dytat merren vesh si vaji me ujin, pa fjalë... Ndërsa jeta ec nga dhimbja në dhimbje, me gëzimet përqafuar Koka don me ik prej supeve e zemra prej kraharorit, E këto të dyja njëra-tjetrën duke kërkuar. Shkojnë ndër rrugë t’erandshme, zhavorrit, Zbathur mendimesh në rrugëtimin e hënës, Me dhimbjet e babës e lotët e nënës… A. HYSA  &  R.A. HYSA        ⇊            ❤❤

Sa bote interesante!!!!????

Image
Sa bote interesante!!!!???? nga Ditari Shvejkut Kur Barack Obama fitoi zgjedhjet e dyta si president i SHBA, i gjithe establishmenti i majte liberal (e jo vetem) ngelen duke i thurur lavde aftesive te mahniteshme te Obamas dhe rrjetit Facebook. Modeli i fushates se Obamas, i cili mundi nje kandidat serioz si Romney, u mor ne konsiderate dhe nisi te studiohej edhe ne fushen e shkencave politike dhe komunikimit.  C'beri Obama? Perdori algoritmet e FB ne interesin e fushates se tij. Ndertoi nje fushate  te bazuar ne FB dhe gjithe postimet e tij perpiqeshin te krijonin nje target grup ne FB. Disa vite me vone, kur Facebook u perdor ne te famshmen Pranvere Arabe apo edhe revolucione te tjera (perfshire edhe protesten kunder armeve kimike ne Shqiperi) u konsiderua si nje pushtet ne sherbim te demokracise. Sot, Facebook nuk konsiderohet si nje mik i liberaleve (e nese s'je i liberaleve nuk je as i demokracise). The Economist, kishte nje numer te dedikuar rrjete...

Kamikazet dhe Era Hyjnore

Image
Vajza gjimnaziste që përshëndesin kamikazet që po nisen me mision me degë të lulëzuara Kamikazet dhe Era Hyjnore Kamikaze – në kuptimin e sotëm dihet që kamikazët janë luftëtarë që shkojnë me ndërgjegje të plotë drejt vetë-asgjësimit. Në momentin e parë të sjellin në kujtesë pikërisht ata luftëtarë japonezë që me avionët-bomba shkatërruan flotën amerikane të Perl Harbor dhe kështu nisi Lufta e Dytë Botërore edhe për Shtetet e Bashkuara. Në fakt kuptimi i fjalës Kamikaz në japonisht do të thotë Era Hyjnore, apo Era e dërguar nga Zoti, dhe i referohet vitit 1278 kur Mongolët ngritën një flotë për të pushtuar Japoninë. Hordhitë mongole të Khubilai Khanit të përbëra nga mongolë, koreanë e kinezë të transportuara nga një flotë gjigante për kohën ankoruan në brigjet japoneze për ta pushtuar Japoninë. Gjatë qëndrimit të ankoruar në pritje të urdhrit për luftë një erë e fuqishme shkaktoi furtunë dhe e shkatërroi pothuajse të gjithë flotën mongole, duke e bërë të pamundshme pushti...

Vdekja e Enver Hoxhës dhe Abdulla Berberi

Image
Vdekja e Enver Hoxhës dhe Abdulla Berberi Vdekja e Enver Hoxhës u përjetua në forma të ndryshme nga njerëz të ndryshëm në qytet dhe në fshat. Vetëm se kryeqyteti ka qenë një problem mbi jetën publike, ku nuk mund të shfaqeshe në asnjë mënyrë si dikush që nuk e kishe ndjerë “humbjen” e udhëheqësit. Mjetet për t’u informuar, pra, radiot e televizorët ishin në numër të kufizuar dhe jo kushdo kishte aparate të tilla. Kjo është historia se si e përjetoi marrjen e lajmit të vdekjes së Enver Hoxhës një ish-i dënuar politik i burgjeve të regjimit komunist Abdulla Berberi. Monarkist dhe anti-komunist i orëve të para kalon nëpër ferrin e burgjeve dhe pasi arrin të dalë nga burgu me shumë sakrifica martohet dhe kryen shkollën e ndërtimit natën e del inxhinier. Ngado që punoi e ndoqi biografia e keqe nga mbrapa, atë, gruan e tij dhe të dy djemtë. Me shumë sakrifica arrin të dali në pension pikërisht atë kohë kur vdes Enver Hoxha. Abdullai nuk e kishte marrë vesh akoma më 11 prill që Enve...

Kompetencat presidenciale pas referendumit turk

Image
Kompetencat presidenciale pas referendumit turk Nga Amir Ahmeti Referendumi në Turqi: 51.3% PO - 48.7% JO Përveç që ushtrisë i hiqen kompetenca politike, nuk fuqizohet aq shumë pozita e presidentit siq trumbetohet. Ja ndryshimet kushtetuese rreth presidencës: 1. Presidenti nuk ka të drejt të nxjerrë vendim ekzekutiv që prekun të drejtat fundamentale të njeriut, ato personale dhe politike. 2. Ai nuk mund të nxjerrë vendim ekzekutiv për çështje që qartësisht janë të rregulluara me ligj. 3. Në rast të kontradiktës mes vendimit ekzekutiv të presidentit dhe ligjeve, aplikohen ligjet e jo vendimi i presidentit. 4. Në rast se Parlamenti vendos për një çështje të njëjtë, vendimi ekzekutiv i presidentit anulohet dhe mbetet ai i Parlamentit. 5. Çdo vendim i Presidentit është subjekt i rishikimit nga Parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese. 6. Dhe e fundit për këtë ilustrim, sipas sistemit presidencial të tanishëm presidenti turk mund të ndiqet penalisht vetëm për tradhti dhe ...