Posts

Showing posts from February, 2015

Ariu, dhelpra dhe ujku

Image
Ariu, dhelpra dhe ujku Ariu e kishte gjet mirë me ujkun për ditë i zinte shtegun dhe i kërkonte cigare. Kur ujku i jepte cigare pa filtër ai i thoshte, pse nuk ke cigare me filtër, dhe e shqepte në dru. Kur ujku i jepte cigare me filt ë r ai i kërkonte cigare pa filtër, e kështu ujku hante prapë dru. Ujku i shkretë nuk dinte si t’ia bënte, se duhej të kalonte atij shtegu pa derman dhe iu drejtua dhelprës si dinake që është për këshillë. Dhelpra e dinte të gjithë historinë dhe se kjo gjë zgjaste prej shum ë koh ë sh, prandaj e këshillon e i thotë: -Kur të kërkoj ariu cigare ti mbaj dy paketa, nje me filtër dhe një pa filtër, dhe ti jepi atij atë do të kërkojë, nëse e kërkon me filtër ti zgjatja, e kështu... e more vesh? -Po e mora vesh,- i thotë ujku dhe pa humbur kohë shkon merr dy paketa një me filtër e një pa filtër. Shkon drejt shtegut nga kalonte për ditë dhe sheh aty ariun që po e priste si zakonisht. Sapo afrohet ariu i thotë: -A ke cigare me?...- dhe ujku pa e m

Omer bin Abdul Azizi dhe drejtësia e tij

Image
Omer bin Abdul Azizi dhe drejtësia  e tij Malik bin Dinari përcjell: “Kur Omer bin Abdul Azizi, Allahu e mëshiroftë, mori hilafetin, barinjtë e dhenve, që rrinin nëpër maja të maleve, thonin: “Kush është ky prijës i mirë, që është shfaqur tek njerëzit?” -        Si e kuptuat këtë, - i pyetën. -        Kur njerëzve u vjen një halife i mirë, ujqit dhe luanët ndalen dhe nuk na ngacmojnë në punën tonë, - thanë barinjtë. Ndërsa Hasan Kasari thotë: “Unë milja dhentë në hilafetin e Omer bin Abdul Azizit dhe një ditë kalova pranë një bariu, te kopeja e të cilit qëndronin rreth tridhjetë ujqër, të cilët i mendova për qen, ngase nuk kisha parë ujqër më parë. - O bari, - i thashë, - për çfarë të duhen gjithë këta qen? - O biri im, nuk janë qen, por ujqër, - më tha bariu. - Allahu qoftë i Lartësuar! Ujku qëndron me bagëtitë dhe nuk i dëmton?! - thashë unë. - Ai më tha: “O biri im, kur koka është në rregull, edhe trupi nuk pëson sëmundje. Këto fjalë ishin për hilafetin e Omer