Ariu, dhelpra dhe ujku
Ariu, dhelpra dhe ujku
Ariu e kishte gjet mirë me ujkun për ditë i zinte shtegun dhe i kërkonte
cigare. Kur ujku i jepte cigare pa filtër ai i thoshte, pse nuk ke cigare me
filtër, dhe e shqepte në dru. Kur ujku i jepte cigare me filtër ai i kërkonte cigare pa filtër, e
kështu ujku hante prapë dru.
Ujku i shkretë nuk dinte si t’ia bënte, se duhej të kalonte atij shtegu pa
derman dhe iu drejtua dhelprës si dinake që është për këshillë. Dhelpra e dinte
të gjithë historinë dhe se kjo gjë zgjaste prej shumë kohësh, prandaj e këshillon e i thotë:
-Kur të kërkoj ariu cigare ti mbaj dy paketa, nje me filtër dhe një pa
filtër, dhe ti jepi atij atë do të kërkojë, nëse e kërkon me filtër ti zgjatja,
e kështu... e more vesh?
-Po e mora vesh,- i thotë ujku dhe pa humbur kohë shkon merr dy paketa një
me filtër e një pa filtër. Shkon drejt shtegut nga kalonte për ditë dhe sheh
aty ariun që po e priste si zakonisht. Sapo afrohet ariu i thotë:
-A ke cigare me?...- dhe ujku pa e mbaruar mirë fjalën ariu i zgjat të dyja
paketat dhe i thotë:
-Urdhëro, si i do, me filtër apo pa filtër?
Ariu e pa dhe zgurdulloi sytë, ndërsa ujku mendoi, se ia hodhi ariut. Ariu
e pa lart e pa poshtë ujkun, u mendua dhe i tha:
-Prapë pa kapele ti????!!!!....-
dhe e rrahu përsëri pa ia bërë të gjatë muhabetin.
Comments
Post a Comment