Omer bin Abdul Azizi dhe drejtësia e tij



Omer bin Abdul Azizi dhe drejtësia  e tij

Malik bin Dinari përcjell: “Kur Omer bin Abdul Azizi, Allahu e mëshiroftë, mori hilafetin, barinjtë e dhenve, që rrinin nëpër maja të maleve, thonin: “Kush është ky prijës i mirë, që është shfaqur tek njerëzit?”
-       Si e kuptuat këtë, - i pyetën.
-       Kur njerëzve u vjen një halife i mirë, ujqit dhe luanët ndalen dhe nuk na ngacmojnë në punën tonë, - thanë barinjtë.
Ndërsa Hasan Kasari thotë: “Unë milja dhentë në hilafetin e Omer bin Abdul Azizit dhe një ditë kalova pranë një bariu, te kopeja e të cilit qëndronin rreth tridhjetë ujqër, të cilët i mendova për qen, ngase nuk kisha parë ujqër më parë.
- O bari, - i thashë, - për çfarë të duhen gjithë këta qen?
- O biri im, nuk janë qen, por ujqër, - më tha bariu.
- Allahu qoftë i Lartësuar! Ujku qëndron me bagëtitë dhe nuk i dëmton?! - thashë unë.
- Ai më tha: “O biri im, kur koka është në rregull, edhe trupi nuk pëson sëmundje. Këto fjalë ishin për hilafetin e Omer bin Abdul Azizit.”
Musa bin Eajun thotë: “Ne po ruanim bagëtitë në Kirman gjatë hilafetit të Omer bin Abdul Azizit. Betohemi në Allahun, se dhentë bashkë me ujqërit kullosnin në të njëjtin vend. Një natë njëri nga ujqërit u hodh për të ngrënë një dele dhe thashë: “S’ka dyshim se njeriu i mirë ka ndërruar jetë.” Hamadi thotë: “Këtë ma tregoi ai apo dikush tjetër, se e kishin llogaritur atë ditë dhe ishte pikërisht nata, që ai kishte ndërruar jetë.”
Mejmun bin Mihrani thotë: “Omer bin Abdul Azizi më la përgjegjës për tokat” dhe transmetoi një ngjarje të ngjashme me të parën.


Nga libri: “Biografia dhe virtytet e prijësit asket Omer bin Abdul Azizi” me autor: Hafidh Xhemaludin Ebul Ferexh Abdurrahman bin el Xheuzi

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit