Posts

Bazat Teorike te Ekonomise Islame

Image
Ligji ekonomik islam- Qenia njerëzore dhe natyra Nga P.P. Abdu-Rrezak Nga perspektiva islame gjithçka është e pasur dhe me bollëk në këtë botë. Kjo është e qartë dhe e thjeshtë për këdo vëzhgues. Megjithëse qenia njerëzore është në epiqendër midis miliona specieve të këtij planeti, ai nuk është as më i madhi i të gjitha specieve, as me numrin më të madh, as me jetëgjatësinë më të madhe, as në unazën e parë të zinxhirit të gjallesave. Numri i një lloji të veçantë zogjsh shumëngjyrësh migratorë, që fluturojnë nga pjesa jugore e Amerikës për në Meksikë me ardhjen e dhjetorit është 140 milionë. Ky nuk është i vetmi lloj zogu migrator nga Amerika. Porse ka edhe zogj që qëndrojnë në Amerikë dhe nuk migrojnë. Po ashtu ka zogj të tjerë në pjesën veriore, lindore e perëndimore të Amerikës gjithashtu. Si përfundim ne jemi të sigurtë, që numri i zogjve në Amerikë është shumë herë më tepër më i madh se sa i njerëzve aty. Mendo pak për peshqit në thellësitë e ujërave. Numri ...

Diogjeni dhe Aleksandri i Madh i Maqedonisë

Image
Diogjeni dhe Aleksandri i Madh i Maqedonisë Diogjeni ishte një nga filozofët e Antikitetit të Greqisë dhe e kishte bërë zakon të mos kishte, as shtëpi, as katandi. Ai jetonte në një vozë dhe shëtiste ditën me një kandil që e mbante para duarve për të ndriçuar rrugën, duke kërkuar një njeri të përsosur. Mirëpo ishte njeri shumë i ditur dhe shumë njerëz shkonin dhe i kërkonin këshilla, si dhe mësonin prej tij. Një ditë Aleksandri i Madh I Maqedonisë shkoi ta takonte dhe njëkohësisht të fitonte ndonjë urtësi prej tij, por njëkohësisht edhe ta shpërblente se ai ishte mbreti i Maqedonisë dhe kishte flori pa hesap, dhe midis tyre u zhvillua një dialog shumë i shkurtër, por me shumë domethënie Ai i doli përpara Diogjenit dhe i tha me mburrje: -Diogjen, unë jam Alaeksandri i Madh i Maqedonisë, kam ardhur të përfitoj prej teje, porse hap gojën e më kërko dhe unë do të jap çfarë të duash…- ndërsa Diogjeni iu përgjigj me shumë qetësi: -Hiqu andej, se më ke zënë diellin…

Pronesia ne Islam

Image
Rregullat themelore të Ekonomisë Islame mbi pronësinë Nga P.P. Abdul-Rrezaku Islami e postulon teorinë e tij ekonomike dhe filozofike me orientim kozmologjik. Është një fakt kozmik që universi dhe të gjitha qeniet e gjalla dhe jo-të gjalla brenda tij i binden ligjeve të pandryshueshme të Krijuesit të vet. Kështu Islami i kërkon qenies njerëzore të jetë në mirëkuptim me natyrën dhe universin, duke ia dorëzuar vullnetarisht dëshirën e vet vullnetit dhe ligjit të Zotit, në sferën e jetës ku ai shijon lirinë. Kështu Islami përkufizohet si një lëvozhgë arre. Që të dy termat kalif (mëkëmbës), i nxjerrë nga Kurani i Shenjtë me qëllim që të përkufizojë dhe përshkruajë statusin dhe pozicionin e qenies njerëzore në këtë botë dhe fjala Kalifat (mëkëmbësi) e përdorur për të paraqitur sistemin social dhe ekonomik simbolizojnë nevojën e bindjes së pakushtëzuar vetëm ndaj Allahut, dhe në pajtim me ligjet dhe rregullat e Tij. Termi i kalifit (mëkëmbësit) nënkupton bindjen e qenies njer...

Hamami dhe kultura e të larit në botën muslimane

Image
Hamam ne Mostar, Bosnje-Hercegovine Pamje e brendshme e nje hamami Hamami dhe kultura e të larit në botën muslimane Roald A. HYSA Në të gjitha qytetet muslimane e gjen edhe hamamin, si një shenjë dalluese e këtij qytetërimi. Islami i kushton një vëmendje të veçantë pastërtisë trupore sidomos në çaste të veçanta. Banjat publike hasen edhe në qytetërime të tjera më të hershme, si në lindje te kinezët po ashtu edhe në Perëndim te Romakët, e po ashtu edhe në vendet e veriut me saunat dhe banjat ruse. Hamamin ose banjën publike e gjen si një ndërtesë të veçantë dhe funksionale në të gjitha qytetet muslimane gjatë të gjitha kohëve e deri më sot. Sipas madhësisë mund të kishin edhe më shumë se dy hamame (në rast se qyteti kishte dy ose më tepër hamame, njëri përdorohej vetëm nga gratë), por hamami gjendet edhe në ndërtimet private. Përdorimi i hamameve bëhej me radhë, fillimisht përdorohej nga burrat e më pas nga gratë (fëmijët meshkuj pa mbrritur moshën madhore futeshin s...

Mendimtare te hershem te ekonomise islame

Image
Mendimtarë të hershëm të ekonomisë islame Nga Muhamed Eshref Ndërmjet mendimtarëve të hershëm muslimanë të ekonomisë ka qenë Ebu Jusufi (731-798), një nxënës i imam i Ebu Hanifes. Ebu Jusufi ka qenë kryekadi i kalifit abasid Harun Rashidit, për të cilin ai shkroi Librin e Taksave (Kitab el-Haraxh). Ky libër përvijon idetë e Ebu Jusufit mbi taksimin, financat publike dhe prodhimin bujqësor. Ai diskutoi mbi taksat proporcionale në prodhim, në vend të taksave fikse mbi pronën, si më superiore për një stimulim të rritjes së sipërfaqes së tokës të kultivuar. Ai gjithashtu mbrojti idenë politikës së faljes së taksave, e cila favorizon prodhuesin dhe administratën e centralizuar të taksave për të pakësuar korrupsionin. Ebu Jusufi favorizoi përdorimin e të ardhurave nga taksat për infrastrukturën socio-ekonomike, dhe përfshiu në diskutim tipa të ndryshme taksash, si taksën e shitjeve, vdekjes dhe tarifat e importit. Diskutimet e hershme mbi benefitet e ndarjes së punës përfshihe...

Parimet e Ekonomise Islame PEI

Image
Ekonomia Islame - nga parimet në praktikë Nga Muhamed Eshref Shumë njerëz përpiqen gjithmonë t’i përshtasin Parimet Ekonomike Islame brenda terminologjisë moderne ekonomike, në vend që të marrin një qasje të anasjelltë, pa e kuptuar fare faktin, që kjo terminologji moderne e ka origjinën nga Grekët apo kërkimet e ekonomistëve muslimanë. Me qëllim që ta heqim këtë keqkonceptim me këtë artikull do të përpiqemi të ndriçojmë origjinën e koncepteve moderne ekonomike dhe aspektet kyçe të Ekonomisë Islame, duke përfshirë këtu edhe politikat monetare e fiskale nga parimet në praktikë. Bazat e politikës monetare Politika konvencionale monetare mund të gjurmohet mbrapa në kohë deri nga fundi i shek. XIX, kur standardi ishte ari, i cili në formën moderne njihet kallëpi standard i arit (KSA). KSA është një sistem në të cilin nuk qarkullojnë monedha ari, por në të cilin autoritetet kanë rënë dakord të shesin kallëpe ari sipas kërkesës për një çmim të fiksuar në këmbim të monedh...

Tragjedia e Camerise 1943-1945

Image
Krimineli ZERVA Gjate shpernguljeve me dhune ZERVA me oficeret e shtabit Nji pasqyrë nga tragjedija e Çamërisë Ç’na thotë nji imam nga qarku i Filatit. Ngjarjet e 1943-1945 Ishte ditë e hanë. Ndodheshim në sallën e Kryesisë së Komunitetit Musliman. Aty na erdhi nji hoxhë prej Çamrije, i quejtun Uzejr Dauti. Kishte qenë imam në nji nga katundet e Filatit. Kishte ardhur për të kërkuar punë dhe Kryesija e Komunitetit, pa humbë kohë, mori masat e duhura për me i bâ nji vend që kështu t’i pakësojë vuejtjen që kishte pësue. E pyetëm mandej se ç’e kishte shtye me e lanë vendin e vet dhe me ardhë në Shqipëri të lirë? – Na u përgjegj me buzë të dredhur dhe me sy të përlotur mbi gjithë ato masakra që kishte parë me syt e tijpërtej kufirit disa kohë më parë kundër popullatës së pafajshme myslimane shqipëtare. Ësht për të theksuar se edhe tiparët e fytyrës së tij tregonin kjartë vuejtjet dhe terrorin që kishte shijuar nga monarko-fashistët Grekë. Ai i shprehte hollës...