Posts

SI U SHKRUAJT HISTORIA E SHQIPËRISË

Image
SI U SHKRUAJT HISTORIA E SHQIPËRISË nga avokat XHAFER   SADIKU I Procesi i shkrimit të historisë së Shqipërisë vazhdoi për vite me radhë. Për hartimin e vëllimit të dytë punuan 13 historianë dhe bashkëpunëtorë të vendit dhe të jashtëm. Maketi i historisë së Shqipërisë u diskutua edhe në Bashkimin Sovjetik dhe Bullgari, diskutim që u quajt shumë i dobishëm për historianët shqiptarë. Pati 50 diskutime nga rusët dhe 20 nga bullgarët.   Në vëllimin e parë pati ndikim të veçantë Prof. A. F. Millor dhe diskutimet kryesore të historianëve sovjetikë. Përveç kësaj profesor Millor punoi gjatë dy muajve bashkë me redaksinë në Shqipëri në përgatitjen e atij vëllimi. Vrejtjet e bëra në Moskë e Sofie u morën parasysh edhe në ripunimin e vëllimit të dytë, i cili në formën përfundimtare pësoi ndryshime rrënjësore në krahasim me maketin. Ato kishin të bënin me: 1- Çeshtja e periodizimit Si në Moskë dhe në Sofie pati pikpamje të ndryshme, por çeshtja u zgjidh në bashkëpun...

VENDIMI QË NXITI PROPAGANDËN ATEISTE

Image
VENDIMI QË NXITI PROPAGANDËN ATEISTE ( Ata duan ta fikin drit ë n e Allahut me frym ë t e tyre, por Allahu ve ç se e p ë rsos at ë ... ) Nga avokat Xhafer Sadiku Ndalimi i besimit fetar dhe prishja e objekteve të kultit, më 1967, u parapri nga një fushatë propagandistike ateiste që zgjati disa vjet. Në mbledhjen e 3 prillit 1962, Sekretariati i KQPPSH diskutoi për intensifikimin e propagandës ateiste dhe mori vendimin përkatës. Vendimi * u firmos nga Enver Hoxha dhe përmbante shtatë pika. Detyra kryesore i vihej Lidhjes së shkrimtareve dhe artistëve, me qëllim që të kishte më tepër tregime, ske ç e,   pjesë teatrale, skica etj. Gjithashtu duhej të aktivizonte më shumë njerëzit e letërsisë dhe arteve në qendër e rrethe, si dhe redaksitë e shtypit dhe Radio-Tiranës. Një rol të rëndësishëm iu ngarkua shkollës, ndërsa tërheqja e të gjithë masës së arsimtarëve dhe intelektualëve të tjerë në propagandën ateiste – shkencore duhej të konsiderohej si një nga detyra...

Zhurma e shtypit mbi terroristët islamikë

Image
Zhurma e shtypit mbi terroristët islamikë - Rritja e tirazhit, synimi i çdo gazete- R.A.H. Islam,/e fet.- që lidhet me islamizmin, që i përket islamizmit, që mbështetet tek islami, Feja Islame, Kultura Islame. Ky është shpjegimi që i jep “Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe” fjalës Islam, kurse përkthimi i saj do të thotë “paqe”, “nënshtrim ndaj vullnetit të Allahut”, po kështu po japim më poshtë, po nga ky fjalor dhe: Terrorizëm, i- zbatimi i dhunës së egër e të pamëshirshme nga një regjim shtypës e nga një organizatë reaksionare e kundër-revolucionare ndaj popullit e kundërshtarëve të vet politikë, që arrin deri në asgjësimin fizik të tyre, masa terrori; politikë terrori; etj. Nga shpjegimet e shkurtra që jep fjalori shihet qartë se fjala e parë tregon një fe dhe përkthimi i saj lidhet me paqen dhe Zotin xh.sh.; kurse fjala e dytë lidhet me regjimet ose organizatat e ndryshme që kanë si parim të tyre dhunën. Ky shkrim është në vazhdën e një tjetri të shkruar po prej me...

Agimi me Marianën për pazar

Image
Agimi me Marian ë n p ë r pazar Agimi : Na mi gruje, ku po shkojmë kshu, me bo shofing? Mariana : ua more Gimi, po thuaje tamam more, mos u bëj injorant… shoping, shopinggg me P … Agimi : o Gru, kjo që bojmë ne osht shofing, se ne vetëm po shofim e nuk po blejmë gjo… Mariana …..

Gra të shquara të brezave të parë

Image
Gra të shquara të brezave të parë Roald A. HYSA Shpesh na duhet të shkruajmë për rolin e rëndësishëm të grave muslimane në jetën e përditshme, kulturore dhe atë fetare. Përkujtimi i tyre na vlen të gjithëve pa përjashtim sot, po aq sa edhe të rëndësishme ishin për kohën kur jetuan këto zonja. Bota muslimane pas largimit nga kjo botë e Profetit tonë të dashur Muhamedit alejhi selam u shtri brenda një shekulli nga kufijtë e Indisë e të Kinës e deri në Andaluzin e largët perëndimor. Jo çdo gjë merret me luftë dhe për këtë ka shembuj të gjithfarshëm, ku muslimanët e përhapën Islamin nëpërmjet dijes së gjerë e shkencore, po aq sa edhe me atë fetare. Në këtë lëmi edhe gratë muslimane nuk mbetën mbrapa, por kërkuan me këmbëngulje të jenë pjesë e mirësisë së përhapjes së Islamit. Në vijim do ju përcjellim emrat dhe pak fjalë për disa nga mijëra gra të shquara muslimane të kohëve të hershme. Emrat e grave të shquara dhe kontributet e tyre të rëndësishme vijnë deri në ditët ton...

Fqinjët tanë, Luftërat Ballkanike dhe Lufta e Madhe

Image
Fqinjët tanë, Luftërat Ballkanike dhe Lufta e Madhe Roald A. HYSA ( Në prag të shpalljes së Ditës së Pavarësisë, ditës së flamurit, më 28 nëntor në kujtesën tonë historike duhet të rikujtojmë gjithë ato masakra që pësoi popullsia shqiptare në pjesën më të madhe muslimane nga fqinjët tanë. Ngritja e Flamurit nuk zgjidhi gjithçka, ashtu si menduan patriotët, sepse masakrat dhe grabitjet vazhduan mbi shqiptarët, duke i etiketuar ata si turq për ta pasur më lehtë që t’i rreshtonin shqiptarët me humbësit. ) Luftërat ballkanike kanë shërbyer në një farë mënyre edhe si prelud i Luftës së Parë Botërore, e cila solli shkatërrime dhe dëme materiale të jashtëzakonshme për kohën. Një nga fatkeqësitë e mëdha të kësaj lufte ishte edhe numri i viktimave që shkon në total për të gjitha palët 38 milionë njerëz. Në tetor të 2010 do të mbyllej edhe pagesa e fundit e reparacioneve nga ana e Gjermanisë, e duke i futur këto ngjarje përfundimisht në sëndukët e errët të historisë. Dëmet që...

Marshimi mbi Romë dhe Tetori i kuq

Image
Marshimi mbi Romë dhe Tetori i kuq Roald A. HYSA Tetori dhe nëntori janë dy muaj që në historinë e afërt përmbajnë brenda vetes ngjarje të mëdha me ndikime të pallogaritshme për të gjithë historinë njerëzore. Përplasjet Lindje – Perëndim nuk u vërejtën thjesht në luftërat botërore, por edhe në lëmin ideologjik prej të cilit burojnë të gjitha problemet, debatet, diskutimet e më pas edhe luftërat, që deri tashti i kanë kushtuar njerëzimit disa qindra milionë njerëz të vrarë e të zhdukur për shkak të përplasjeve të mëdha ideologjike. Pas Luftës së Parë Botërore rendi ndërkombëtar pësoi ndryshime të ndjeshme nga një presion në rritje i grupimeve të ndryshme majtiste, të cilët aspironin të merrnin pushtet, kudo në të gjithë Evropën. Revolucioni i Tetorit është nga ngjarjet më me rëndësi të kësaj periudhe, e cila në përfundim të Luftës së Madhe i dha fund Perandorisë Ruse dhe themelimit të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike me në krye Vladimir Iliç Uljanovin- i njohu...