SEFER DAJA ME...
SEFER DAJA
…me oficerin e Sigurimit
Në vitet ’70
dega e punëve të brendshme të Tiranës ka qenë te Selvia në rrugën e Dibrës. Aty
punonte një oficer madhor, që ishte bërë tmerr për banorët e Tiranës. Një ditë
ky oficeri ishte veshur civil me kostum blu, me kapele republike e me këpucë të
reja shkon për të urinuar te halja e Sefer Dajës te kinema Partizani. E sheh
Seferin të ulur në minderin e tij. Ngaqë i dukej vetja i zgjuar i shkon mendja
ta ngacmojë Seferin, që ishte në hall të vet dhe i thotë:
-Pa hë mo
Sefero, na thuaj ndonjë nga ato broçkullat e tua!...-
Seferi e njohu
se kush ishte megjithëse ishte civil, por bëri sikur nuk e njohu. Megjithatë
nuk e priste nga ky person që ta ngacmonte; prandaj duke bërë sikur nuk e
kishte njohur, e pyet atë me ironi:
-E si mund të
tallem me zotninë tate? Ti qenke goxha burrë...
-Po hë a derëzi,
se nuk na gjen gjë se po tallemi një çikë, hë thuaje!...
-Po mirë, meqë
zotnisë tate nuk i njelka hatri unë po ta them,- dhe menjëherë sajoi vargje të
hidhura. Oficeri që nuk i priste këto lloj bejtesh iu kërcënua:
-Rri urtë se për
nder të Partisë
të vë hekurat!...
Ndërsa Seferi pa
e prish gjakun fare iu kthye atij:
-Po vetë e
kërkove mër babë, unë s’ta dhashë me zor...
Oficeri uli
kokën dhe u largua i mërzitur...
Comments
Post a Comment