Posts

Islamofobi

Image
A ka islamofobi në Shqipëri? A mund të pretendojmë për Islamofobi në një vend musliman? Roald A. Hysa T’i përdorësh gjërat dhe termat pa i ditur kuptimin dhe përdorimin e tyre është injorancë. Islamofobi është një nga termat më të fundit i përcaktuar nga Perëndimi kryesisht pas 11 shtatorit 2001 kundrejt Islamit apo personave që mund të kenë lidhje me Islamin. Ky term dhe fenomen ka një histori të vetën në Perëndim, por që kohët e fundit është shfaqur edhe në jetën tonë publike. Gjithashtu mund të themi se ky fenomen u sponsorizua gjerësisht nga ana mediatike për të arritur në praktikë disa synime. Kështu ka pasur përpjekje që këtu në Shqipëri të gjejë përdorim dhe funksionim ky term dhe fenomeni që e pason atë. Por ne nuk mund të jemi dakord me aplikimin e verbër të këtij termi, cilado qofshin arsyet për ta bërë këtë, politike apo personale. Një nga arsyet kryesore të mospranimit tonë është vetëm një fakt i thjeshtë, popullsia e vendit tonë është me shumicë muslimane, ndër...

Poemë e tiranisë njerëzore

Image
Poemë e tiranisë njerëzore Nën gërmadha shkrumbi vendi im psherëtin, Me injorancë Zotit llogari i kërkon, Dhe harron se vetes fajin ia përtërin: Ne jemi engjëj, nuk jemi demonë! Ndër zhgrapje pallatesh që ngrihen gjer te retë, Pa ditur se çfarë, gjërat i lakmon! Këndon refrenin q’e ka gatitur vetë: Ne jemi engjëj, nuk jemi demonë! Pa del robina dhe lind zonjën e vetë, Në pelena dhimbjesh fëmijën e shtron; Dhe kujton e shkreta se ka veç kët’ jetë: Ne jemi engjëj, nuk jemi demonë! Dhe n’çorbën që e ka gatuar vetë, Të gjithë njerëzinë ai e fton. Kujton i ziu se bën diçka të shenjtë: Ne jemi engjëj, nuk jemi demonë! Kur nga hiçi, del ndonjëri porsi profet; Duke marrë poza si buf edhe harron, Se i pazoti është për ato që flet: Ne jemi engjëj, nuk jemi demonë! I vetëm, i truar ndihet nga kjo botë, Një mori telashesh vetes po ia shton! Për atë që s’duhet nga sytë nxjerr lotë: Ne jemi engjëj, nuk jemi demonë! ...

Studime

Image
Ky studim është paraqitur në simpoziumin kombëtar të Forumit Musliman të Shqipërisë i mbajtur në Kavajë: “Integrimi i shqiptarëve në Evropë dhe vlerat që Islami përcjell në këtë integrim”, gjithashtu gjendet në formë të plotë si libër studimor në versionin elektronik me 148 faqe i publikuar në http://www.xhamiakokonozit.com/html/mediat_e_shkruara.html Paraqitja e monitorimit “ Mediat e shkruara dhe muslimanët ” Roald A. Hysa Në këtë kumtesë do t’ju paraqes monitorimin që kam kryer gjatë viteve 2005-2006, në gazetat e shkruara shqiptare që dalin kryesisht në Tiranë. Nëse ne nuk e dimë se ku jetojmë, çfarë vendi zëmë dhe si na paraqesin, atëherë nuk do të jemi në gjendje të bëjmë vlerësimin real të gjendjes ku ndodhemi. Kjo nëpërmjet shifrave dhe problemeve të evidentuara dhe jo nëpërmjet fjalëve. Kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore e këtij monitorimi të realizuar prej meje. Kohët e fundit është vënë re një shtim në rritje të interesit të shtypit të shkruar ndaj Islamit dhe musli...

poezia

Image
Poezi të një mëngjesi të vonuar me një filxhan kafe në dorë Roald A. Hysa Lindur në Tiranë. Mbaron gjimnazin “Sami Frashëri” në vitin 1985 dhe vazhdon të lartën për gjuhë-letërsi në vitet 1992-1996. Ka botuar poezi në disa gazeta të përditshme. * * * Nesër dua të vij me ty Pas ngjyrave të flokëve të tu. Vepër arti rrotull meje Vjen ti pamëshirë, Ndjej zemrën tënde Të rrahi furishëm mbi rrënojat e artit tim. Hajde, pra, ulëri vogëlushe Jepi se dua të të dëgjoj Me kënaqësinë e të mjeruarit Që zbret shkallët Me hidhërimin e këmbëve Të thyera pas letrave Të pashkruara për ty. .............................................. nuk është mjaft për mua DRITA, Por buza rrokullisëse Që më sheh prirtazi Dhe buzëqesh. * * * Pulbardha në stacion Buzë rrugës Ftonte detin te hipte Në qiellin manushaqe. Pas reve drita fsheh yjet Dhe drithma fsheh sytë e saj Kur zemra thotë plas Se dua të plas E shishja se dua të der...