Haxhi 2001
Kujtime nga Haxhi i vitit 2001 A eroporti i Rinasit kishte me të vërtetë një gjallëri të veçantë atë ditë, mbi njëqind persona ishin të përgatitur shpirtërisht që të udhëtonin drejt tokës së shenjtë në Meke, të Arabisë për të kryer detyrimin e pestë: Vizitën në shtëpinë e shenjtë, Haxhin. Ëndrra e çdo muslimani. Të jesh një herë të paktën në atë tokë për ta vendosur ballin përdhe në shenjë nënshtrimi ndaj Zotit të Madhëruar. Mbi njëqind e sa shqiptarë do të ishin mysafirët e Zotit në Qaben e Madhnueshme. Distanca Tiranë-Athinë ishte me të vërtetë e shkurtër dhe nuk u ndje fare se si kaloi. Njerëzit prisnin më tepër dhe nuk e ndjenë udhëtimin. Athina dhe aeroporti i saj ato ditë ishin kthyer në një stacion ndërmjetës përdrejt Xhides dhe ku takoheshin aty besimtarë nga e gjithë bota që i ishin drejtuar Mekes për kongresin mbarëbotëror të Haxhit. Terminali i tranzitit ishte plot. Shqiptarë, amerikanë, gjermanë, të gjitha llojet e ngjyrave që prisnin për t’u nisur në Xhide dhe...