Turqia dhe Shqiperia
Roli i Turqisë në
Ballkan, Shqipëria e Madhe dhe lajmet e sajuara
Roald A. Hysa
(Nuk mjafton dëshira e mirë për të ndryshuar
relitetin e për të bërë bashkimin e trojeve shqiptare. Të gjithë cituam
njëri-tjetrin dhe asnjëri nuk citonte burime zyrtare normale për një lajm të
zakonshëm, sado i rëndësishëm mund të ishte ai.)
Shqipërinë
e Madhe, të Bashkuar, Natyrale etj., të gjithë e duam, dhe të gjithë do të
jepnim gjithçka për ta arritur atë. Veçse nuk duhet të harrojmë diçka: Ajo që është
arritur deri tashti prej të gjithë Shqiptarëve ka ardhur si rezultat i luftës
dhe i konflikteve tejet të mëdha dhe me pasoja të rënda në fund. Dy luftëra
ballkanike, ndarja e hidhur me Perandorinë Osmane dhe mbarimi i Luftës së Parë
Botërore nuk bënë gjë tjetër veçse lanë në fuqi Shqipërinë londineze. U desh të
derdhej gjak në Kosovë, që Kosova me shumë mund të merrte pavarësinë. Gjak
populli i pafajshëm dhe luftëtarësh, të cilët luftuan me gjithë shpirt. Vështirë
se mund të arrihet gjë me retorika boshe nacionaliste, po ashtu edhe shumë
politikanë tonët zorr se do të hiqnin dorë nga postet e tyre të rehatshme në
pushtet “për të luftuar me armë në dorë” për një Shqipëri të madhe. Marrëveshjet
ndërkombëtare të nënshkruara prej kohësh dhe synimet e integrimit të Shqipërisë
për të hyrë në BE nuk ia lejojnë Shqipërisë dhe Kosovës një bashkim vullnetar.
Ndërkaq edhe vetë politikanë tanë, që janë nëpër postet kyçe qeveritare, nuk ma
do mendja që nuk i dinë këto gjëra. Sado që populli ynë të ëndërrojë dhe bashkë
me të edhe ne ta dëshirojmë këtë gjë, ende nuk duket në horizont ndonjë mundësi
që kjo të ndodhë. Nga dëshira e mirë mund të ndodhin shumë gjëra, porse ato
mbeten në kuadrin e dëshirave dhe kjo nuk sjell ndonjë ndryshim thelbësor,
madje mund të sjellë edhe efektin e kundërt.
Përpara
pak kohësh në shumë portale interneti qarkulloi një lajm i habitshëm, i cili nëpërmjet
një reaksioni zinxhir në rrjetin social të FCB u shumëfishua pafundësisht.
Teksti i lajmit ishte pak a shumë i tillë dhe nuk ndryshonte nga të gjithë ato
“agjenci internetare”, të cilat vrapuan ta paraqesin si lajmin e fundit:
“Kryeministri
turk Recep Tajip Erdogan në një intervistë për kanalin shtetëror turk deklaron
se Turqia do mbështes vëllezërit shqiptarë nëse do jetë e nevojshme edhe me
trupa ushtarakë, ai shtoj më tej se populli Shqiptar ka të drejtën e
vetëvendosjes për krijimin e një shteti të madh Shqiptar, dhe se UÇK nuk është
organizate rebele-terroriste por vullneti i shqiptarëve për të mbrojtur trojet
e tyre. Erdogan ka kërcënuar me shpërbërje të Maqedonisë dhe gjithë Ballkanit
nëse të drejtat e shqiptarëve nuk merren parasysh. Ai shtoi se trupat kombëtare
turke janë në gatishmëri dhe do ndihmojnë shqiptarët për çlirimin e trojeve
shqiptare. Kjo deklaratë ka bërë që ministrat e jashtëm grek dhe serb të
reagojnë ashpër.” Ajo që u vu re ishte se të gjithë këto portale citonin njëri-tjetrin
nga e kishin marrë, dhe ajo që u mungonte ishte një burim serioz nga ku merren
zakonisht lajmet. Lajmi ishte kaq i bukur, sa nuk na besohej të gjithëve. Edhe
unë vetë që kam punuar kaq vite gazetar në momentin e parë u hutova dhe gati sa
nuk e mora për të mirëqenë këtë lajm, por më pas kur vërejta shpejtësinë e
pabesueshme të efektit zinxhir, që krijon FCB dhe komentet shoqëruese nga
shumica normalisht që dyshova. Fillova të kontrolloj një nga një portalet
internetare dhe vërejta që ata citonin njëri-tjetrin dhe askush nuk citonte
burime zyrtare. Kërkova në trtalbanian.com uebsajti i një kanali televiziv
shtetëror turk, nuk gjeta as hijen e një lajmi të tillë. Aty u mor vesh që
dikush, dashamirës apo dashakeq e kishte sajuar këtë lajm dhe ia kishte dalë të
manipulonte me ndjenjat proturke tonat. Por kjo nuk mbeti me kaq, pra në suazat
e një rrjeti social si FCB, me këtë lajm u mor edhe gazeta e përditshme “Bota
Sot”, e cila e emetoi në faqet e saj, duke i dhënë formën përfundimtare këtij
lajmi, si edhe disa kanale televizive e gjeneruan atë. Deri këtu le të themi se
nuk ka ndonjë problem, porse krijohet problem kur media të rëndësishme merren
seriozisht me këtë lajm dhe harrojnë rregullin bazë të gazetarisë moderne:
kontrolloje lajmin se nga vjen. A ka bazë ky lajm, apo jo? Po nuk e pati
emetuar ndonjë burim zyrtar, të cilin mund ta citosh rregullisht ti nuk mund
t’i japësh formë zyrtare. Përndryshe mund ta kalosh te rubrika thashetheme dhe
kështu je i larë më publikun e gjerë. Më e bukura e këtij lajmi ishte, se na
ishin “zemëruar keq” ministrat e jashtëm serbë e grekë, armiqtë tradicionalë të
shqiptarëve. Atë që nuk e bëri asnjë nga mediat tona e bëri një nga gazetat e “armiqve”
tonë “Danas” e Beogradit. Në këtë botë ku informacioni mund të merret nga
kushdo, qoftë edhe nga një njeri i thjeshtë, për shkak të lehtësimit maksimal të
mjeteve të komunikimit “Danas” bën detyrën më të thjeshtë i kërkon shpjegimeve
nëpërmjet kanaleve normale të komunikimit dhe merr normalisht përgjigje. Ky ishte
edhe teksti i përkthyer nga “Danas”:
“Kryeministri
turk Rexhep Tajip Erdoan ka përgënjeshtruar në mënyre zyrtare pretendimet më të
fundit të disa mediave prishtinase, se gjatë vizitës së fundit në Prishtinë ai
paska premtuar, që do të ndihmoje të kthejë në realitet Shqipërinë e Madhe përmes
ndihmës ushtarake. "Turqia ka marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e Ballkanit
dhe i ve shumë rëndësi stabilitetit dhe paqes në rajon",- thuhet në komunikatën
zyrtare të zëdhënësit të qeverisë. Ambasadori i Turqisë në Beograd Ali Riza Çollak,
po ashtu e përgënjeshtroi lajmin e përhapur nga Bota Sot. "Me të tilla gënjeshtra
dikush po përpiqet të dëmtojë marrëdhëniet e mira mes Turqisë e Serbisë".
(http://www.danas.rs/danasrs/svet/globus/bota_sot_izmislio_erdoganovu_izjavu_.12.html?neës_idç240213)
Kështu
që u ndjeva sinqerisht i fyer, kur e mora vesh këtë lajm, sepse miqësia jonë me
Turqinë është tejet jetike për të gjithë ne Shqiptarët. Por kur mundohesh të
rregullosh situatën me gjëra të sajuara nuk është çudi ta dëmtosh më keq atë
dhe menjëherë m’u kujtua ajeti i Kuranit Famëlartë:
“O ju që
keni besuar, nëse ndonjë
i pandërgjegjshëm
u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni
mirë, ashtu që
të mos e goditni ndonjë
popull pa e ditur realitetin, e pastaj të
pendoheni për atë
që keni bërë.”
Huxhuratë, 49: 6.
Comments
Post a Comment