Posts

Malkolm X sugjeron kurën për racizmin

Image
Malkolm X sugjeron kurën për racizmin në një letër të zbuluar shkruar me dorë Letra është në shitje për 1,25 milionë dollar Nga Kimberli Riçards Një letër e zbuluar së fundmi me shkrim dore nga Malkolm X më 1964 përshkruan racizmin e asaj kohe si një “kancer të pashërueshëm”, që po “torturon” Amerikën. Blerësi i dorëshkrimeve historike dhe letrave nga Los Anxhelesi Moments in Time rifitoi letrën 6-faqëshe të aktivistit për të drejtat qytetare. Ajo doli në shitje për 1,25 milion dollarë të dielën (e dielë 18 tetor 2015). Geri Zimet president dhe pronar i Moments in Time e mori këtë letër nga një kontakt, i cili e zbuloi në një magazinë në Bronks të Nju Jorkut. Zimet vendosi ta mbajë anonim emrin e personit. -“Është e jashtëzakonshme,”- tregon ai për Huffington Post. –“Unë nuk e kam shitur akoma, por jam i sigurt se është çështje kohe përpara se ta shes.” Letra rrëfen me hollësi një periudhë monumentale nga fundi i jetës së këtij aktivisti: pelegrinazhin e tij...

Esat pasha në misionin e tij në Paris 1919, hero apo tradhtar?!...

Image
Esat pasha në misionin e tij në Paris 1919, hero apo tradhtar?!... Roald A. HYSA Esat Pashë Toptani mbetet edhe sot një nga figurat më enigmatike të historisë shqiptare të shekullit të kaluar. Historianët shqiptarë janë marrë shumë me këtë figurë dhe gjithmonë ka rënduar dilema, hero apo tradhtar?!... Për Avni Rustemin me shokë ai ishte një tradhtar që duhej hequr qafe, po ashtu edhe për historinë e regjimit komunist, që tek Esat pasha shihte latifondistin, beun që i merrte shpirtin popullit, dhe politikanin dinak që donte të shkatërronte fatet e atdheut. Ndërsa për disa të tjerë nuk ishte dhe nuk është kështu, fakte të ndryshme janë heshtur dhe janë përmendur në margjinat e kornizës historike. Një herë e një kohë në shtypin e shkruar ndiqej nga afër Esat pasha për qëndrimet politike, ndërsa sot gazetat e kujtojnë më tepër për një parfum francez, që mban emrin e “Esad Paschia”. Qëndrimet e tij ngjajnë kontroversiale dhe rëndom janë etiketuar si qëndrime armiqësore ndaj...

Shqipëria në mbarim të Luftave Ballkanike

Image
Shqipëria në mbarim të Luftave Ballkanike Nga Tahir Kolgjini Shqiptarët kishin ramë në një gjamë të madhe. Komisioni Ndërkombëtar tue u mbajtun krah shteteve sulmuese, ma tepër se gjymsën e shqiptarëve i kishte dënue, tue i lanun në robni të Serbis, të Grekis dhe të Malit të Zi. Të tri shtetet shtyheshin me njana tjetrën se kush do të masakroje dhe do të barbarizoje ma tepër. Shqiptarë në grumbuj të mëdhaj në Janinë, në Manastir, në Shkup dhe në Shkodër, në krejt Kosovën, moralisht, materialisht e fizikisht, ishin dënue me vdekje. "Ah, Evropë, moj kurva e motit!" Fishta Për gjymsën tjetër të Shqiptarëve, Belgradi, Athina dhe Cetina, në puthitje me njana-tjetrën, kishin lëshue nga nji akt gjykim për zhdukjen shqimit (përfundimisht) të racës arbnore. Duheshin zhdukur këta njerz me bisht e që nuk vlejnë asnji hutër! Ave, me forca ushtarake, me andartë e me çetnikë mjekërgjatë, iu ishin sulun tokave shqiptare dhe banorëve të tyne si nji mjegull e zezë. Digjshi...

Sulltan Abdyl-Hamidi dhe e vërteta për të nga Tahir Kolgjini

Image
Sulltan Abdyl-Hamidi dhe e vërteta për të nga Tahir Kolgjini Shumë është shkruar dhe shumë është debatuar për sulltan Abdyl-Hamidin, por gjithsesi historia shqiptare mban një qëndrim negativ ndaj tij. Ndërkaq historiani Tahir Kolgjini që ka jetuar jashtë Shqipërisë komuniste dhe për pasojë ka qenë i pa ndikuar nga propaganda komuniste na jep një version të përmirësuar dhe më afër së vërtetës. Një fakt tjetër që dihet pak nga publiku është se patrioti i shquar Isa Boletini ka qenë pjesë e Gardës me ushtarakë shqiptarë që e mbronin sulltan Abdyl-Hamidin. Turqit e rinj apo sic njihen gjerësisht Xhon-Turqit janë ata që e sulmuan ashpër sulltan Abdyl-Hamidin dhe e detyruan të abdikojë. Po ashtu janë partia e Xhon-Turqve që nuk i lejuan pas shpalljes së Hyrrietit-Lirisë më 1908 të merrnin të drejtat e tyre në bazë të premtimeve me të cilat morën pushtetin. Por le t’ia lemë fjalën h. Tahir bej Kolgjinit: Turqit e rij, me qëllim që të marrin sundimin në dorë, nuk patën lanun gja p...

Shteti i parë nacionalist shqiptar dhe historia moderne

Image
Shteti i parë nacionalist shqiptar dhe historia moderne Roald A. Hysa ( Kush e ngriti shtetin e parë shqiptar, kjo do të ishte një pyetje me vend për të gjithë shqiptarët, nëse do të flisnim për një nga temat e historisë që kanë nevojë për një rishikim historik objektiv të historianëve. Gjithashtu kush ishin protagonistët dhe kush i ftoi në këtë kauzë të gjithë ata !) Një nga temat më të rrahura dhe më të përfolura kohët e fundit mbi rishikimin objektiv  të historisë është ajo e figurës së Skënderbeut, e cila në thelbin e saj si figurë pothuajse nuk është prekur pavarësisht nga pretendimet e atyre që po e mbrojnë figurën e heroit tonë kombëtar nga sulmet e jashtme. Ndërkaq një studim objektiv i vetë shqiptarëve për elementin musliman dhe kontributin e tyre në ngritjen e shtetit të parë shqiptar të vitit të trazuar 1912 ende nuk mund të thuhet se ka. Pavarësisht se elementi musliman përbën shumicën dërrmuese të trojeve tona ndikimi i tij në jetën e përditshme shqi...

MUHAMET KYÇUKU- ÇAMI

Image
MUHAMET KYÇUKU- ÇAMI Muhamet Kyçyku  (1784-1844) është një ndër poetët-bejtexhinjë më të njohur dhe njëherit konsiderohet si pikëkalim nga vargu klasik në atë  rilindas shqiptar .  Kyçyku lindi në   Konispol   në 9 korrik të vitit   1784 , po nuk dimë shumë për fëmininë e hershme të tij. Kemi njohuri të mëvonshme për studimet në   Egjipt , të cilat zgjatën 11 vjet ku edhe u njoh me një numër të madh bashkëkombasish që punonin dhe jeton atje. Me të kryer studimet teologjike u kthye në fshatin e lindjes dhe u vu në shërbim të fesë si imam. Studioi plotë njëmbëdhjetë vjet fenë islame në  Kairo ,  Egjipt , dhe mëtej punoi në fshatin e tij të lindjes si imam. Vepra kryesore e Kyçykut është " Erveheja ", që është edhe hapi i parë voluminoz i bejtexhinjëve, por mendohet se "Jusufi dhe Zylihaja" është më e mbushur në pikepamjen e përshkrimit të ngjarjes e sidomos pasqyrimi i pasioneve të Zylejhasë është shumë i bukur. Kyçyku u mor m...

Disa nga karakteristikat dhe zakonet e Profetit a.s.

Image
Disa nga karakteristikat dhe zakonet e Profetit a.s. 1) Intelekti i shëndoshë . I Dërguari a.s. kishte një intelekt të kompletuar dhe të shkëlqyer. Askush nuk ka zotëruar kurrë një intelekt të përkryer dhe të kompletuar si ai. Kadi Ijadi ka thënë: “Tek një individ bëhet i qartë fakti se kur një studiues studion biografinë e Profetit a.s. e kupton natyrën e marrëdhënieve të tij, thëniet kuptimplotë e gjithëpërfshirëse dhe mënyrat e mira të sjelljes, etikën dhe moralin e lartë të karakterit, njohuritë e tij për Torahun dhe Ungjijtë, dhe mbi librat e tjerë të shenjtë hyjnorë, njohuritë e tij mbi shpalljen e mënçurisë, dhe njohuritë mbi popujt e shkuar, aftësinë për të gjetur shëmbuj dhe për të zbatuar politika e për të kontrolluar sjelljet emocionale. Ai ishte një shëmbull dhe model me të cilin populli i tij lidhte në të gjitha fushat e njohurive çështjet e adhurimit, mjekësinë, ligjet e trashëgimisë, prejardhjen dhe çështje të tjera gjithashtu. Ai dinte dhe kishte njohuri mbi ...