Posts

Vdekja e Enver Hoxhës dhe Abdulla Berberi

Image
Vdekja e Enver Hoxhës dhe Abdulla Berberi Vdekja e Enver Hoxhës u përjetua në forma të ndryshme nga njerëz të ndryshëm në qytet dhe në fshat. Vetëm se kryeqyteti ka qenë një problem mbi jetën publike, ku nuk mund të shfaqeshe në asnjë mënyrë si dikush që nuk e kishe ndjerë “humbjen” e udhëheqësit. Mjetet për t’u informuar, pra, radiot e televizorët ishin në numër të kufizuar dhe jo kushdo kishte aparate të tilla. Kjo është historia se si e përjetoi marrjen e lajmit të vdekjes së Enver Hoxhës një ish-i dënuar politik i burgjeve të regjimit komunist Abdulla Berberi. Monarkist dhe anti-komunist i orëve të para kalon nëpër ferrin e burgjeve dhe pasi arrin të dalë nga burgu me shumë sakrifica martohet dhe kryen shkollën e ndërtimit natën e del inxhinier. Ngado që punoi e ndoqi biografia e keqe nga mbrapa, atë, gruan e tij dhe të dy djemtë. Me shumë sakrifica arrin të dali në pension pikërisht atë kohë kur vdes Enver Hoxha. Abdullai nuk e kishte marrë vesh akoma më 11 prill që Enve...

Kompetencat presidenciale pas referendumit turk

Image
Kompetencat presidenciale pas referendumit turk Nga Amir Ahmeti Referendumi në Turqi: 51.3% PO - 48.7% JO Përveç që ushtrisë i hiqen kompetenca politike, nuk fuqizohet aq shumë pozita e presidentit siq trumbetohet. Ja ndryshimet kushtetuese rreth presidencës: 1. Presidenti nuk ka të drejt të nxjerrë vendim ekzekutiv që prekun të drejtat fundamentale të njeriut, ato personale dhe politike. 2. Ai nuk mund të nxjerrë vendim ekzekutiv për çështje që qartësisht janë të rregulluara me ligj. 3. Në rast të kontradiktës mes vendimit ekzekutiv të presidentit dhe ligjeve, aplikohen ligjet e jo vendimi i presidentit. 4. Në rast se Parlamenti vendos për një çështje të njëjtë, vendimi ekzekutiv i presidentit anulohet dhe mbetet ai i Parlamentit. 5. Çdo vendim i Presidentit është subjekt i rishikimit nga Parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese. 6. Dhe e fundit për këtë ilustrim, sipas sistemit presidencial të tanishëm presidenti turk mund të ndiqet penalisht vetëm për tradhti dhe ...

Prilli i thyer i Shqiptarisë

Image
Prilli i thyer i Shqiptarisë* Nga Roald A. HYSA Prilli është një muaj i mbushur me shumë data të rëndësishme për historinë moderne të Shqiptarëve, edhe ma herët se sa ditëvdekja e diktatorit. 7 prilli, apo e premtja e zezë është dita e parë, e cila shenjon fillimin e ndryshimeve të rëndësishme për keq apo për mirë, gjykimin po ua lejmë juve. Kasta politike e kohës hoqi dorë nga sovraniteti juridik dhe i vendimmarrjes politike në disa drejtime, dhe mbajtën për veten e tyre ngarkesën administrative të problemeve. Më 9 Prill 1961 ndërroi jetë në Francë "Zogu I-rë Mbret i Shqiptarëve".   Me emrin e tij lidhet ngushtë krijimi i shtetit të parë shqiptar dhe ishte arkitekti dhe mbrojtësi i "Kongresit të Lushnjes" nga ku u emërua ministër i brendshëm i qeverisë së parë shqiptare, e cila i dha jetë Shtetit Indipendent.   Pak vite më pas në vitin e errët 1967, kur në prill u sekuestruan të gjithë pronat e komuniteteve fetare pas një lufte të ashpër e të drejtëpërd...

Kush ka informacion?

Image
Kush ka informacion, apo kush mendon se njeh dikë le të na ndihmojë... Më duhet informacion rreth hoxhallarëve të persekutuar apo që kanë folur kundra regjimit komunist... Në informacionet bazë janë fillimisht: Emër, atësia, mbiemër Çfarë shkollimi ka pasur ? Lloji i persekutimit : pushkatim, burg, i vdekur në burg, internim, dëbim, shpallja kulak, sekuestrim i tokës së tepërt nga Reforma Agrare, tatimet e jashtëzakonshme, diskreditim në publik, heqja e mjekrës, marrja e bibliotekës fetare të hoxhës etj Nëse disponohen dokumente, si fjala vjen dëshmi penaliteti, apo të qëndrimit në burg, apo të internimit... apo çdolloj dokumenti Nëse ka botime lokale ku tregohet mbi jetën e hoxhallarëve Fotografi të hoxhallarëve Nr. Kontakti: 067 25 32 783 E- mail roald.hysa@gmail.com https://www.facebook.com/roald.hysa

Morali “i harruar” i Profetit tonë alejhi salatu ue selem si model suksesi

Image
Morali “i harruar” i Profetit tonë alejhi salatu ue selem si model suksesi “Unë jam dërguar për të përsosur moralet e larta... Muhamedi alejhi salatu ue selem .” Synimi i moraleve të mira është që t’ia lehtësojnë jetën njeriut dhe në shoqëri të arrihet një mirëkuptim më i madh i grupimeve të ndryshme të saj. Në vijim po ju përcjell një diskutim publik me hoxhë Dorian Balliu nga Elbasani mbi një hadith të Profetit tonë të dashur Muhamedit alejhi selam. Diskutimi me hoxhën na sjell në vëmendje, se do të ishte mirë, jo vetëm mirë, por një domosdoshmëri, një detyrim për të gjithë ne që e duam Profetin alejhi selam, jo vetëm të pajisemi me moralet e larta profetike, por këto morale t’i jetësojmë sa më realisht dhe me nijetin e pastër dhe sinqeritet për Allahun e Lartësuar. Mendoj se është e nevojshme, që fillimisht të nisi një fushatë sensibilizuese në rrjetet sociale mbi këtë temë e më pas të ngrihet një mexhlis i madh, ku të diskutohet e të përcillen moralet e larta të më të ...

SI U LUFTUAN ZAKONET “PRAPANIKE”?

Image
SI U LUFTUAN ZAKONET “PRAPANIKE”? Nga Avokat Xhafer Sadiku Lufta e regjimit komunist kundër fesë dhe zakoneve të “vjetra” daton që me marrjen e pushtetit, por në fillim të viteve 1960 lufta u ashpërsua duke aktivizuar Frontin Demokratik dhe mësuesit. Këshillat pedagogjike u ngarkuan me detyrë të raportonin në fund të çdo viti mësimor, se çfarë kishin bërë gjatë vitit “kundër kundër zakoneve prapanike”, madje u ishte thënë që “…pranë këshillit pedagogjik të ketë një dhomë të propagandës ateiste”. Më 3 prill 1962, Sekretariati i Komitetit Qendror të PPSH e diskutoi problemin duke thirrur disa nga sekretarët e partisë në rrethe, për të ekspozuar situatën në terren. Një nga zakonet “prapanike”, sipas drejtuesve të partisë, ishte edhe mos dalja e vajzave dhe nuseve të reja kur ata vinin nëpër shtëpitë e fshatarëve. Një zakon i tillë ishte pothuaj se në të gjitha rrethet e vendit. Veshja tradicionale e grave konsiderohej zakon prapanik etj. Sekretari i komitetit të partisë...

Kur një GRUA me amanet ia mbledh edhe MBRETIT!

Image
Kur një GRUA me amanet ia mbledh edhe MBRETIT! (Gruaja që la tokën vakëf për gratë që do të lindnin vetëm vajza) Kalifja Mensur kërkon dorën e një femre, dhe duke qenë se në kohën e tyre martesa me më shumë se një grua ishte më shumë se normale, ERVA apo siç njihej ndryshe UMU MUSA i vendosi kusht Kalifit Mensur, që nuk ia bënte kush fjalën dysh dhe i tha: -Sa të jem unë gjallë s’do të kesh grua tjetër në jetën tënde,- dhe MBRETI pranoi dhe ju përmbajt fjalës së dhënë bashkëshortes së tij. Por kjo grua nuk e bëri të njohur ky veprim, aq sa u njoh me një veprim tjetër: Ajo kishte një tokë të madhe, të cilën e shndërroi në tokë vakëf (pronë që i shërben vetëm një qëllimi të përcaktuar dhe nuk shitet), për të ndihmuar vetëm një kategori njerëzish: PËR GRATË QË LINDNIN VAJZA, duke luftuar në këtë formë mentalitetin e gabuar të parapëlqimit të djemve ndaj vajzave , dhe një luftë e tillë vazhdoi për 100 vjet pas vdekjes së saj. nga hoxhe Gentian Mara